Author: Adijat

Banorët e pare të këtij qyteti kanë qenë Ilirët. Ilirët nuk ishin banorë vetëm të këtij qyteti por ata popullonin mbarë Gadishullin Ballkanik. Në këto vende flitej pothuajse e njëjta gjuhë sikurse gjuha e sotshme Shqipe. Me rendësi është të përmendim se Pellazgët dhe Ilirët ishin banorët autokton të këtyre anëve Ilirët lanë pas artefakte të cilat dëshmojnë dhe prezantojnë një civilizim inteligjent. Në kohën e Ilirisë, Kumanova grindej në provincën Dardane. Dardania ishte njëra ndër krahinat më të mëdha Ilire. Besohet se edhe fiset tjera Ilire siç janë fisi Peon dhe fisi Narop jetonin në Karadak dhe Kumanovë. Fisi…

Lexo më Shumë

Rreth 300 hektarë pyje të dushkut dhe ahut shkatërroi zjarri në Zërnovc i cili 12 orë tërboi në atarin e fshatrave Vidovishte dhe Teranci. Zjarri është shuar mbrëmë vonë nga njësia territoriale zjarrfikëse e Koçanit dhe Ekonomia pyjore “Osogovo”. Ekipet e tyre mbrëmë ishin në terren dhe e ndoqën situatën. Sot do të bëhen analiza për shkaqet e zjarrit, i cili sipas dëshmitarëve okular, ishte shkaktuar nga moskujdesi i faktorit njerëzot. Në shuarjen e zjarrit morën pjesë të punësuar në Ndërmarrjen komunale publike dhe banorët nga komuna e Zërnovcit.

Lexo më Shumë

Në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë dhe të diel, do të kryehet  dezinsektim kundër llojeve të ndryshme të mushkonjave në zonat e Komunës së qytetit të Shkupit. Dezinsektimi territorial të zonës së Bashkisë së  Shkupit, kundër llojeve të ndryshme të mushkonjave, përsëri, do të zhvillohet nga e diela deri të enjten (6-10 gusht) në periudhën prej 23:00 deri ora 04:00 të ditës në vijim, njofton MIA. Bashkia e Shkupit kumtoi se nëse moti do të jetë jostabil, dizensiktimi ajror do të kryehet në ditën tjetër në vijim, kur moti do të lejojë aktivitetin, në të njëjtin termin, kurse në përputhje me…

Lexo më Shumë

latforma Vouchercloud që turistëve ju jep informacione për destinacione të mira dhe ekstravagande nëpër gjithë botën.  Në këtë platformë është përfshirë edhe Maqedonia që përfaqësohet nga Ohri dhe Liqeni i Ohrit. Kosova është përfaqësuar nga Muzeu Etnografik kurse Shqipëria nga Butrinit. Në Slloveni është shënuar në listë qyteti i Bledit dhe liqeni që e zbukuron këtë qytet. Në Kroaci janë përfshirë qytetet e vjetra, në Mal të Zi janë përfshi vendet e gjirit të Kotorit. Në Bosnjë është përfshirë memoriali për viktimat e Srebrenicës kursë në Serbi është përfshi Kalemegdani, Gjithësejt ka 97 shtete në këtë listë, ku 76 vende…

Lexo më Shumë

OBRM-PDUKM-ja përmes një kumtese kërkon që LSDM-ja të tërhiqet nga marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, të cilën para dy ditëve e nënshkruajtën kryeministrat Zoran Zaev dhe Boyko Borisov. Partia opozitare mendon se marrëveshja me Bullgarinë është e dëmshme dhe nuk i respekton interesat e popullit maqedonas dhe të Maqedonisë dhe për këtë arsye thonë se nuk i kanë dhënë mbështetje, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Marrëveshja me Bullgarinë duhet të jetë ekuvalente në të drejtat dhe detyrimet, në të cilën do të respektohen interesat nacionale dhe shtetërore të Maqedonisë”, thonë nga OBRM-PDUKM. Duke e cilësuar si kundër nacionale, të paaftë…

Lexo më Shumë

Gjatë dy ditëve të kaluara në rajonin e Shkupit kanë ndodhur 24 aksidente trafiku prej të cilëve në dy lëndime të rënda trupore kanë marrë një këmbësor dhe shofer, në tetë lëndime më të lehta trupore kanë marrë 15 persona, ndërsa në 14 janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në periudhën e përmendur janë zbuluar më shumë kundërvajtje dhe janë ndërmarrë masa kundër shtatë shoferëve të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa lejohet, tre shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, gjashtë gjatë drejtimit të automjeteve, nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit ose e…

Lexo më Shumë

Në seancën e fundit të Qeverisë së Maqedonisë, nuk u arrit dakordim për kalimin e Ligjit për gjuhët. Sipas asaj që thuhej në kumtesën e lëshuar nga Qeveria ky ligj do të rikthehet sërish në një nga seancat e rradhës,  pasi sipas tyre do të vazhdojë definimi i kompetencave të dy organeve të reja që do të kontrollojnë zbatimin e Ligjit të Gjuhëve. Dy organet e reja do të quhen “Agjencia për përdorimin e gjuhëve” dhe “Inspektorati për përdorimin e gjuhëve”, shkruan Almakos. Ligji në fjalë, sipas analistit Mersim Pollozhani,  do të përdoret për pazarllëqe mes partnerëve të koalicionit. Duke…

Lexo më Shumë

Modeli i ri për tërheqje të investimeve të huaja dhe rrethanave lehtësuese për bërje të biznesit, do t’i prezantojë ministri i Investimeve të Huaja Ramiz Merko gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Shqipëri. Nga sot deri më 4 gusht Merko në Tiranë do të zhvillojë takime me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me përfaqësues të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë si dhe me disa nga sipërmarrësit më të suksesshëm Shqiptarë. Në delegacionin që e kryeson Merko janë zëvendësdrejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industrale Asip Useini, dhe…

Lexo më Shumë

Në deponinë e Strugës ka filluar sigurimi fizik prej 24 orëve. Prej këtë vend tani kujdeset një kompani private e cila është e obliguar të kryej kontroll, por edhe të pengojë hyrjen e personave të paautorizuar. Njëkohësisht, kamionët hedhin dhe në vendin prej ku disa ditë përhapej tym dhe aromë e keqe. Tani pritet të furnizohen kamionët dhe kontejnerët për kompresim , gjw qw u premtua nga Qeveria, me çka në të ardhmen mbeturinat do të dërgohen në deponinë Drislla në Shkup. Nga nisma qytetare “Struganët për Strugën” kërkojnë që qeveria dhe komuna e Strugës të shpallin afate të sakta…

Lexo më Shumë

Pak javë më Klubin e gazetarëve me iniciativë të ShGM-së u zhvillua takim në të cilin morën pjesë përfaqësues të mediave të shtypura, anëtarë të ShGM-së, edhe atë: javoret Fokus dhe Kapital, si dhe gazetat ditore Lajm, Koha, Nova Makedonija, Slloboden peçat dhe Makedonski sport. Në këtë takim u diskutua për praktikat më të mira për subvencionimin e mediave të shtypura në rajonin dhe më gjerë. Subvencionimi i mediave si temë është hapur nga ShGM si përgjigje për problemet me të cilët përballohen mediat e shtypura dhe mediat lokale për shkak të internetit dhe rrjeteve sociale, të cilët në mënyrë…

Lexo më Shumë

Zjarri në atarin e fshatit Trebovlë, komuna Makedonski Brod, akoma është aktiv, por tash për tash është evituar përhapje e tij drejt fshatrave Rastesh dhe Trebovle. QMK kumtoi se në terren veprojnë dy aeroplanë të DMSH, ndërsa pritet edhe aktivizim i dy helikopterëve të ARM-së. Zjarrin e shuajnë edhe ekipe të njësiteve zjarrfikëse territoriale nga Makedonski Brodi, Shkupi, Kumanova dhe në NP Pyjet e Maqedonisë, si dhe pjesëtarë të DMSH, të ARM-së, vullnetarë dhe popullata lokale. Aktiv është zjarri edhe në shpatet e Jakupicës së Epërme afër Velesit. Është përfshirë edhe pyll i përzier. Në shuarjen e zjarrit janë angazhuar…

Lexo më Shumë

Nëse dëshirohet të ketë bujqësi moderne, konkurrente, e orientuar drejt eksportit, Maqedonia duhet ta zhvillojë kooperativizmin dhe ta zbatojë procesin e bashkimit të sipërfaqeve të përpunueshme, porosisin ekspertët vendor dhe të huaj. Por, kjo është nënvizuar edhe në të gjitha analizat e përgatitura viteve të fundit, ndërsa e tregojnë edhe përvojat e deritanishme. Kooperativizmi është tashmë një nga segmentet kyçe të politikës agrare të Maqedonisë. Nënkupton bashkim i tokës që, ndërkaq do të thotë garancë për zbatim cilësor, të harmonizuar, prodhim planor, zbatim të teknologjive të larta, praktikë të mirë bujqësore, plasman të sigurtë, miratim të tregjeve të huaja,… Përmes…

Lexo më Shumë