Gjatë dy ditëve të kaluara në rajonin e Shkupit kanë ndodhur 24
aksidente trafiku prej të cilëve në dy lëndime të rënda trupore kanë marrë një këmbësor dhe shofer, në tetë lëndime më të lehta trupore kanë marrë 15 persona, ndërsa në 14 janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në periudhën e përmendur janë zbuluar më shumë kundërvajtje dhe janë ndërmarrë masa kundër shtatë shoferëve të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa lejohet, tre shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, gjashtë gjatë drejtimit të automjeteve, nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit ose e kanë përdorur telefonin celular, 18 shoferë i kanë drejtuar automjetet pa patentë shoferi gjegjësisht të paregjistruar, ndërsa 39 automjete kanë qenë të parkuar në mënyrë jo të rregullt.
Janë sanksionuar edhe tre këmbësorë dhe katër shoferë të biçikletave me motor, mopedëve dhe motoçikletave të cilët gjatë vozitjes në rrugë nuk e kanë mbajtur helmet
Data 27.10.2026
Aktuale
- Pas fitores së Listës së Studentëve: Çfarë ndryshimesh pritet për serbët e Kosovës?
- Zgjedhjet parlamentare në Izrael/ Exit poll: Disfatë për Netanyahun, në avantazh koalicioni i Gadi Eisenkot
- 2 viktimat në ‘Gjorçe Petrov’ Shkup, dyshohet se ishin lidhur para vdekjes, hetohen ngjashmëritë mes rasteve
- Ron Yeffet, supermashtruesi që kërkon të dalë i larë nga afera e armëve; SPAK nxjerr nga strofulla izraelitin e Ramës
- Avokati i Popullit: Burgjet në Maqedoni kanë mungesë të personelit mjekësor
- Rëndësia e shëndetit mendor në punë: Si stresi ndikon në performancën e punonjësve
- Klekovski në takimin e OBSH-së: Digjitalizimi dhe parandalimi, prioritete në shëndetësi
- BE-ja propozon t’i japë Frontex-it kompetenca për kthimin e emigrantëve nga një vend i tretë në tjetrin


