B.I (52), banor i fshatit Drenovë, dje në digën “Lisiçe” derisa ka peshkuar me GJ.J (58) ka parë një prizë për peshkim, ka kërcyer në ujë që ta nxjerr, pas çka është përmbytur dhe nuk është paraqitur në sipërfaqe. MPB kumtoi se në vendin e ngjarjes janë dërguar nëpunës nga SPB Veles, ndërsa janë angazhuar edhe pjesëtarë të Njësitit për detyra të posaçme për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit. MPB informon se dje në afërsi të fshatit Dollno Dupeni në Liqenin e Prespës, është gjetur r.a (53) i mbytur nga Prilei. Nëpunësit policorë nga Stacioni policorë Markova Noga e kanë…
Author: Adijat
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) kujton punëdhënësit për detyrimin se duhet t’i mbrojnë punëtorët gjatë kohës së temperaturave të larta. MPPS porosit që në tre ditët e ardhshme të lirohen nga obligimet e punës gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60 vjeçare, ndërsa gjithë personat tjerë në rast të komplikimeve shëndetësore, menjëherë të paraqiten tek mjeku amë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga punëdhënësit kërkohet që ta riorganizojnë orarin e punës, me qëllim që t’ju iket aktiviteteve në qiell të hapur në periudhën prej orës 11 deri 17, si dhe sigurim të pushimit dhe lëngjeve të mjaftueshme. Gjithashtu, rekomandohet që…
Forcat e ARM-së janë angazhuar për parandalimin e zjarrit te Lutoec, vendi i quajtur Zmijarnik, i cili ende është aktiv, që të mos zgjerohet drejt f. Trebovle. Janë dëmtuar tre shtylla druri për furnizim me energji elektrike në vendin e banuar f. Blizankso. Zjarri në f.Deviç është vënë nën kontroll, kumtuan nga Qendra për menaxhim me kriza. Sipas të dhënave me të cilat disponon QRMK për situatën me zjarret në Maqedoni deri në orën 11:30, për momentin për shuarjen e zjarrit në zonën e f. Trebovle janë angazhuar: ARM për zjarrin në f. Trebovlje dhe një pjesë në zonën e…
Dje rreth orës 11:15 në Aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh” në dalje nga Republika e Maqedonisë, 5 shtetas të huaj i kanë pasur pasaportat e falsifikuara. “Gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se të njëjtat i kanë të falsifikuara. Pas kryerjes së bisedave me personat, të njëjtët kanë deklaruar se pasaportat i kanë blerë nga 2.000 euro nga një person i panjohur nga Kosova. Personat janë privuar nga liria dhe u janë dorëzuar inspektorëve të Qendrës Rajonale – Veri – Shkup për procedurën e mëtutjeshme”, thuhet në buletinin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Profesori universitar Mersel Bilalli në një postim në Facebook ka apeluar deri te Kryeprokurori Zvërlevski që ky i fundit sa më shpejt të deponoj dorëheqjen e tij. Ai e pyet Zvërlevskin se çfarë u ke borxh atyre që po i mbron, e që rrezikon që personalisht të japish përgjegjësi për gjëra të rrezikshme për shtetin, për të cilën ti ndoshta nuk je i vetëdijshëm.
Tualete publike ka pasur në Romën e vjetër. Nëpër qytetet e mëdha evropiane ka pasur që nga shekulli i 19-të, ndërsa kryeqyteti i Maqedonisë ende nuk i ka ato në shekullin 21, shkruan Telegrafi Maqedoni. Kundërmon erë e keqe nga tualetet publike në bodrumet e Qendrës Tregtare të Qytetit në Shkup, edhe atë që nga hapi i parë përmes pragut. Ka gra që pastrojnë tualetet, ka fshisa dhe kova të mbështetura te muri i hyrjes. Por nuk ka detergjente që do të ‘maskojnë’ shqetësimin e qartë për këtë hapësirë: pllaka të rrënuara, dyer që nuk mbyllen, çezma të prishura, bishta…
Ligji për keqpërdorimin e gjuhëve do të kalojë në njëqind ditët e Qeverisë dhe do të dërgohet në Komisionin e Venecies, theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. “Si parti atë që e kemi thënë para se të hyjmë në Qeveri, flas për Lëvizjen për reforma – PDSH, atë e kemi thënë edhe ditën e parë kur më emëruan ministër dhe hymë në Qeveri, atë e themi edhe tnai se ky ligj do të kalojë në njëqind ditët e para të Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë”, tha Taravari. Theksoi se nuk ka moskuptime, nuk ka nevojë të largohen…
Intervista e Presidentit të Republikës, z. Ilir Meta, për emisionin “Top Story” të Sokol Ballës në “Top Channel”. Në këtë intervistë ai është pyetur edhe lidhur me informacionet për afërsinë me Nikolla Gruevskin. Edhe pse ka lavdëruar politikën ekonomike të qeverisë së Gruevskit lidhur me “Parqet Industriale” (Zonat e Lira Ekonomike), Meta ka thënë se shumë më herët se me Gruevskin është njohur me Branko Cërvenkovskin dhe Vllado Buçkovskin, kurse thekson edhe afërsinë me “shoqen e gjeneratës”, Radmilla Shekerinskën, transmeton Gazeta Lajm Të jesh president i Republikës është një kulminacion, jo thjesht një karrierë politike por sesa në jetën e…
Kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker ka thënë se nuk është për atë që vendet e Ballkanit Perëndimor sa më shpejt të hyjnë në Bashkimi Evropian.Megjithatë, ai ka theksuar se vendeve të Ballkanit nuk bën t’i merret perspektiva evropiane, transmeton Koha.net.Në një intervistë për “Politiko” Junker ka thënë se “nëse BE-ja shpërbëhet, ashtu si po pohon Tramp, Ballkani Perëndimor do ta humbiste perspektivën evropiane“.“Nuk jam për atë vendet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen shpejt BE-së, por nëse atyre ua marrim perspektivën evropiane, atëherë sërish do të kemi atë që e kemi pasur në vitet e 90-ta. Në këtë kuptim…
Ministri i Shëndetësisë, Aben Taravari, deklaroi se do të emërohen gjashtë deri tetë drejtorë të rinj në disa klinika dhe spitale, ndërsa do të ketë edhe emërime të tjera. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën për shtyp të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Taravari theksoi se disa drejtorë do të mbeten në vendet e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Akoma nuk mund të përgjigjem saktësisht. Megjithatë, tani po mendoj për disa drejtorë të cilët do të mbeten. Mund të jenë në periferi, mund në Qendrën Klinike. Akoma kemi konsultime”, tha Taravari. Gjatë ditëve të kaluara Ministria e…
Objekti i fabrikës për plastikë “Dijagonalaplast”, shfrytëzuesit nga fshati Sonje e Epërme, objekti i Komunës Soçishte, uikend shtëpitë në vendin e quajtur Koshtan, si dhe objektet ushtarake mbi komunën Sopishte nesër nga ora 9 deri në orën 13 do të mbeten pa furnizim me energji elektrike. Siç informon Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, arsye për ndërprerjen në furnizimin me energji është realizimi i intervenimeve të planifikuara në rrjetin distributiv nga ana e ekipeve të EVN maqedoni SHA.
Rreth 560 persona nga Kumanova janë paraqitur në shoqatën e punonjësve për falimentin ‘Unit’ dhe kanë dorëzuar listën e regjistruar për stazhin e kryer në njërën nga kompanitë e më hershme të Kumanovës për të shfrytëzuar përmbushjet nga propozim-ligji për të falimentuarit që kohëve të fundit e ka miratuar Qeveria e Maqedonisë. ‘Presim të paraqiten afërsisht 600 punonjës të falimentuar nga ish ‘ZIK’, ‘ÇIK’, ‘Kiro Fetak’, ‘Bibrok’, ‘Ambalazha’…, me atë se Kumanova në të kaluarën ishte një nga qendrat më të mëdha të industrisë. Është e nevojshme të sillet formularët nga ‘PIOM’ për stazhin, të cilët më pas do të…

