“Franca përshëndet nënshkrimin e Marrëveshjes së miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit në mes të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë (IRJM) dhe Bullgarisë, nënshkruar ditën e martë, më 1 gusht, nga ana e Kryeministrave Zoran Zaev dhe Bojko Borisov”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës. “Ajo shpreson se kjo marrëveshje do t`i mundësojë Shkupit dhe Sofjes thellimin e dialogut dhe bashkëpunimit të tyre në fushën politike, ekonomike dhe në veçanti atë kulturore, si dhe do të kontribuojë në forcimin e stabilitetit në rajonin e Ballkanit”, thuhet në kumtesë. France përkujton se marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe…
Author: Adijat
Pasi është përkulur para varrit të Nikolla Karеvit, kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi ka mbajtur edhe fjalim në Meçkin Kamen të Krushevës, me rastin e 2 Gushtit, festës maqedonase të Ilindenit. “Jemi në Meçkin Kamen që të përkulemi para heronjve Ilindenas, të cilët këtu dhanë jetët e tyre dhe me këtë u vendosën në aktualitetin që e jetojmë të gjithë, të përkulemi para autorëve të Manifestit të Krushevës, dokument i shkruar para 114 e viteve, por aktual edhe sot. Më lejoni të citoj një pjesë të tij: “Ejani vëllezër myslimanë afër nesh, të vëruslemi kundër dushmanëve tanë dhe tuaj. Ejani…
Ministri për Investime të Huaja Ramiz Merko nga sot e deri më 4 gusht do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shqipëri, gjatë të cilit do të ketë takime me presidentin shqiptar Ilir Meta, me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, me përfaqësues të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë si dhe me disa nga sipërmarrësit më të suksesshëm Shqiptarë. Merko do të jetë i shoqëruar nga zëvendës-drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale Asip Useini dhe nga drejtuesi i Zyrës Ndërkombëtare “FM Consulting” Fatos Mustafa. Në kumtesën nga kabineti i Merkos, thuhet se vizita është në kuadër të…
Kremtimet me rastin e 11-vjetorit të Kryengritjes së ilindenit sot në Krushevë filloi prej orës 9:30 me vendosjen e luleve dhe shprehjen e nderimeve para varrit të kryetarit të Republikës së Krushevës, Nikolla Karev në “Makedoniumin” në Gumenje dhe para përmedores në lokalitetin Sliva ku në betejë jetën e humbën 40 kryengritës. Respekt shprehën delegacioni i RM-së i kryesuar nga kryetari Talat Xhaferi, delegacioni nga kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë, delegacioni qeveritar i kryesuar nga minsitri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, nga Minsitria e Mbrojtjes, Shtatmadhoria e ARM-së i kryesuar nga gjenerali Pavle Arsovski, delegacioni i qytetit…
Në historinë shtetformuese dhe në vazhdimësi të një populli, deklaratat, dokumentet, vendimet dhe rezolutat e miratuara, janë moment i rëndësishëm. Por, ajo që është akoma më me rëndësi janë apriemt vizionare, idelaet dhe idetë në bazë të të cilave shtetformimi shndërrohet në tregim të vërtetë, në kod me të cilin do të identifikohen të gjithë qytetarët me shtetin që po krijohet si i përbashkët për të gjithë, porositi nga Pelince zëvendëskryeminsitri për çështje ekonomike, Koço Angjushev. Në fjalimin me rastin e Ilindenit, Angjushev bën thirrje ta ndërtojmë Maqedoninë si shtet qytetar, atdhe të lirë të të gjithë qytetarëve dhe të…
Kohabitacioni nënkupton se duhet së bashku të punojmë në zgjidhjet për të mirën e qytetarëve të cilët na kanë zgjedhur. Zgjidhje të cilat nuk do të kontestohen, dhe nuk do të shkaktojnë pasoja të dëmshme. Zgjidhje jo vetëm deri në zgjedhjet e ardhshme, por edhe për gjeneratat e ardhshme. për këtë arsye, jam i përgatitur të kohabitoj për të gjithë ligjet të cilët do ta ndërtojnë personin evropian të Maqedonisë, porositi presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, në fjalimin e tij me rastin e shënimit të festës së Ilindenit. Ivanov theksoi se si deri tani ashtu edhe në të…
Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski me rastin e festës së madhe shtetërore, 2 gushti – Dita e Republikës, në emër të tij dhe më emër të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dërgoi urim deri te qytetarët e Maqedonisë. “Sot, në këtë ditë të madhe u shprehim respekt paraardhësve tanë nga Kryengritja e Ilindenit dhe nga mbledhja e KAÇKM-së, të cilët i dërguan qytetarët drejt lirisë, pavarësisë dhe unitetit dhe i vendosën themelet e Republikës së Maqedonisë bashkëkohore dhe të pavarur. Idealet dhe viktimat e tyre për Maqedoni të lirë dhe të pavarur mbeten si trashëgimi e përhershme në histori,…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot, me rastin e Ilindenit, vendosi lule para përmendoreve të KAÇKM-së në parkun “Gruaja luftëtare” dhe të Nikolla Karevit para Kuvendit të RM-së. Ivanov prej këtu u nis drejt përmedores së kryetarit të Presidiumit të KAÇKM=-së, Metodija Andonov- Çento në qendër të Shkupit, ku pritet të ketë fjalim. Para përmednoreve të KAÇKM-së dhe të Nikolla Karevit lule vendosën edhe ministra qeveritar, delegacione të ARM-së, Qytetit të Shkupit, Lidhjes së luftëtarëve, Bankës popullore, ambasadorë, përfaqësues të partive politike, etj
Ta kalojmë të shkuarën dhe të tanishmen për shkak të së ardhmes së Maqedonisë, porositi kryetari i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran zaev para përkuljes së sotme të përbashkët me kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov para varrit të Goce Dellçevit në kishëpn Shën Spasi në Shkup. “Presim që secili të sendërtohet në proceset të cilat shkruajnë histori të re për Republikën e Maqedonisë”, theksoi kryeminsitri Zoran Zaev dhe bëri thirrje për unitet. Ai bëri thirrje për përgjegjësi maksimale dhe seriozitet të të gjithë qytetarëve dhe institucioneve dhe theksoi se kjo është koha kur bëjmë hap përpara. Iu8 referua Manifestit të KAÇKM-së.…
Në seancën e 39-të me radhë të Këshillit të Komunës së Gostivarit, këshilltarët me shumicë prej 29 votash miratuan propozim – vendimin për ndarje të mjeteve financiare për familjen Miftari nga fshati Simnicë, në vlerë prej 180 mijë denarë. Në drejtim të ndarjes së mjeteve financiare nga buxheti i Komunës së Gostivarit, këshilltarët miratuan propozim – vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për Klubin e futbollit “Gostivari”,me vlerë prej 1 milion denarë. Klubi i Gostivarit, në stinorin e ri do të garon në ligën e dytë republikane. Mjete financiare u ndanë edhe për dy shkollat e mesme publike të Komunës…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi realizoi takim me delegacionin e Republikës së Bullgarisë i kryesuar nga kryeministri Bojko Borisov, i cili qëndron për vizitë dyditore zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Siç kumtoi pres shërbimi kuvendor, në delegacion kanë qenë edhe deputetët e Kuvendit popullor të Republikës së Bullgarisë, Xhema Grozdanova, kryetar i Komisionit për Politikës të Jashtme, Boris Vangjellov, kryetar i Grupit për miqësi me Maqedoninë dhe Stanisllav Stanov. Në takimin e palës së Maqedonisë, të pranishëm ishin Tomisllav Tuntev, koordinator i grupit të deputetëve të LSDM-së dhe koalicionit dhe Ejup Halimi, koordinator i grupit të…
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Temperaturat maksimale do të arrijnë 40 gradë Celsius. Temperatura minimale do të lëvizë prej 11 deri 20 gradë, ndërsa gjatë ditës prej 35 deri 40 gradë Celsius.

