Pas shfaqjes së mbrëmshme së bashku me violinisten Alena Baeva në suaza të “Verës së Ohrit”, pianisti Vadim Kolodenko sonte do të ketë shfaqje në kishën katedrale “Shën Sofija”. Vadim Kolodenko ka reputacion të njërit nga intepretuesit më dramatik muzikor të gjeneratës së së re të pianistëve. Si fitues i Medaljes së artë të të garës internacionale për piano “Van Kliburn” në vitin 2013, Kolodenko fillon të ndërtojë karrierë internacionale në Evropë, Azi dhe Amerikën Veriore. Në programin e solo-recitalit të sontëm të Kolodenkos janë sonate dhe nokture për piano të Shopen dhe Prokofjer.
Author: Adijat
Takimi i liderëve në format të shkurtuar, me pjesëmarrje të liderëve të LSDM-së, BDI-së, VMRO-DPMNE-së dhe të njërit krah të Lëvizjes BESA, Zoran Zaev, Ali Ahmeti, Hristian Mickovski dhe Bilall Kasami do tëp vazhdojë të hënën në orën 9 paradite, konfirmuan për MIA-n nga Qeveria. Kryeministri dhe lider i LSDM-së u bëri ftesë liderëve të VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe njërit krah të Lëvizjes BESA për takim liderësh, të hënën në orën 9:00. Liderët e katër partive do të tentojnë t’i tejkalojnë dallimet dhe të arrijnë marrëveshje për formimin e KSHZ-së dhe çështjet lidhur me referendumin, i cili duhet të mbahet në…
Kryeministri Zoran Zaev, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski, kryetari i komunës së Gjevgjelisë Sasho Pockov dhe përfaqësuesit e kompanisë turke “Adali Holding”, i cili është kryes i punëve sot në fshatin nënmalor Konsko në Gjevgjeli me shtypje të përbashkët të butonit e emëruan fillimin e ndërtimit të hidrosistemit Konsko. “Gjithmonë më paraqet kënaqësi të veçantë kur Republika e Maqedonisë përmes Qeverisë angazhohet për investime të reja kapitale dhe objekte të cilat direkt kontribuojnë për përmirësimin e cilësisë të jetës së qytetarëve, por kënaqësia është ende më e madhe kur paralajmërohet realizimi i dëshirës dhe nevoja…
Për dështimin e njëpasnjëshëm të dialogut ndërpartiak për çështjen e referendumit dhe formimin e KShZ-së, analistët politikë fajësojnë kryekëput VMRO-DPMNE-në, për shkak se, sipas tyre, kjo parti ka sjellje destruktive deri në atë fazë që mund të parashikohen të rrezikshme. Analisti politik, Ismet Ramandani, thotë se VMRO-DPMNE me apo pa vetëdije po hyn në ujëra të turbulluara dhe të dëmshme për skenën politike në vend. “Këtu bisedohet për çështje kruciale, të rëndësishme, tek e fundit në qoftë se ndërpritet tendenca ose vullneti i qytetarëve të anëtarësohet Maqedonia në NATO dhe BE, dhe këtë e bën një parti politike e cila…
Drejtoria për Polici financiare deri te Prokuroria Themelore Publike dorëzoi kallëzim penal kundër tre të punësuarve në Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive dhe kundër një gjeodezisti të autorizuar për shkak të “punës së pandërgjegjshme” dhe “dokumentit të falsifikuar zyrtar”. Kallëzime penale janë dorëzuar kundër M.S., I.S., I.L. të punësuar në Agjencinë për Kadastër dhe kundër personit D.N. në cilësinë e personit zyrtar-gjeodezist i autorizuar. I denoncuari I.L. në cilësinë e të punësuarit në Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive duke vepruar për lëndën e formuar në bazë të dokumentit zyrtar – elaborat gjeodezik me përmbajtje të rrejshme të përgatitur nga ana…
Policia në një kamion afër tunelit të parë në drejtimin Gjevgjeli-Shkup pardje zbuloi 44 emigrantë. Siç është cekur në buletinin policor, pardje në orën 22:00 në autostradën Gjevgjeli-Shkup nga ana e pjesëatrëve të njësisë mobile doganore ishte vërejtur automjeti ngarkues “Iveko” me targa të Shkupit dhe në koordinim me nëpunës policor nga Vendkalimi kufitar Bogorodicë, ishin nisur në drejtim të tij. Tek tuneli i parë në drejtimin Gjevgjeli-Shkup vozitësi, pasi që i ka vërejtur, e ka ndalur automjetin, ka dalë prej tij dhe ka ikur. Në automjet janë gjetur 44 emigrantë ilegal, 10 prej të cilëve nga Siria, 20 nga…
Kryetari i Qeverisë së Hungarisë, Viktor Orban deri te kabineti i kryeministrit Zoran Zaev ka dërguar letër me urime me rastin e marrëveshjes për kontestin e emrit Maqedoni – Greqi dhe për partneritetin strategjik mes dy vendeve. Siç theksohet në kumtesën nga kabineti i Qeverisë, në letrën, të cilën kryeministri i Hungarisë Orban e ka nënshkruar edhe në emër të katërshes së Vishegradit, ai e përshëndet vendimin që të dy vendet, Republika e Maqedonisë dhe Republika e Greqisë, e kanë arritur lidhur me çështjen e emrit. Kryeministri Orban, theksohet, gjithashtu, thotë se “Qeveria hungareze vazhdimisht, përmes të gjitha reformave angazhohet…
Maqedonia me inkuadrimin në NATO, krahas garancave të sigurisë, do të ketë edhe benefit të madh ekonomik. Këtë e tregoi përvoja e Malit të Zi pas hyrjes në Aleancë, porositi ministri malazez i Punëve të Brendshme, Mevludin Nuhoxhiq pas takimit të sotëm në Ohër me kolegun e tij nga Maqedonia, Oliver Spasovski. “Integrimi i vendeve nga Ballkani në NATO është kontribut drejt një Ballkani të sigurtë, drejt sigurisë rajonale e cila është e rëndësishme njejtë sa edhe siguria interne e çdo vendi individualisht. Ne si anëtare e 29-të e Aleancës sot kemi më shumë investime se sa më parë, që…
Kryeministri, Zoran Zaev dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot u takuan me prefektin e Lubjanës, Zoran Jankoviq, i cili prej dje gjendet për vizitë në Shkup. “Në takim është shprehur mbështetje për Maqedoninë në aspiratat e saj për integrime euroatlantike, si garanci më e mirë për paqen dhe prosperitetin ekonomik të vendit dhe rajonit”, kumtoi shërbimi qeveritar për media. Në takim, qëndron në kumtesë, Jankoviq kryeministrin Zaev e ka uruar për marrëveshjen me Greqinë për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar dhe partneritetit strategjik, duke i dëshiruar referendum tësuksesshëm në interes të qytetarëve të Maqedonisë dhe prosperitetit të tyre,…
Prokurori i PSP-së, Gavrill Bubevski ka thënë se është i kënaqur nga aktvendimi për rastin “Trust” ku të akuzuarit të parë Sead Koçan i është shqiptuar dënim me gjashtë vjet burg, ndërsa të akuzuarit të dytë, Vasilije Aviroviq tre vjet burg. Bubevski ka thënë se masa e paraburgimit për Koçanin nuk është e domosdoshme, pasi për të është dhënë garanci se nuk do të arratiset. “Përgëzoj gjykatën për konfiskimin, pasi kjo është hera e parë kësisoj të konfiskohet pronë sipas parimit bruto. Kjo mënyrë me siguri e bën prevenimin më të madh nga veprat e ardhshme penale. Bëhet fjalë për…
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski sot publikoi se ka përfunduar rikonstruksioni i akseve nga rruga Strumicë-Berovë. Të dy akset nga fshati Dabille deri në Hamzalli dhe nga Berova deri në fshatin Ratevo janë me gjatësi të përgjithshme prej 8,2 kilometra dhe për ta janë shpenzuar 1,6 milionë euro. Rruga është përfunduar tërësisht dhe rehabilituar me shtresë përfundimtare të asfaltit, sinjalizim të ndryshuar dhe ura dhe është vendosur gardh më bashkëkohor. Ministri Sugareski paralajmëroi edhe projekte të tjera të cilët do të realizohen në komunën e Strumicës në periudhën e ardhshme. Krahas ndërtimit të rrugëve të shpejta Strumicë-Radovish dhe…
Nëse vendosim kundër masa, puna do të eskalojë në drejtim të keq dhe më pas, përsëri do të duhet të ulemi të gjejmë zgjidhje, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun kosovar, Behgjet Pacolli në Prishtinë, duke u përqendruar në vendimin e Kosovës për rritjen e doganës për frutat dhe perimet. Jam i bindur, theksoi Dimitrov, se do ta ndjekim politikën e re evropiane dhe përmes dialogut të shpejtë do ta tejkalojmë këtë çështje. Sipas tij, në kohën e ldihjes dhe implementimit të Procesit të Berlinit i cili mu këtë e…