Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski sot publikoi se ka përfunduar rikonstruksioni i akseve nga rruga Strumicë-Berovë. Të dy akset nga fshati Dabille deri
në Hamzalli dhe nga Berova deri në fshatin Ratevo janë me gjatësi të përgjithshme prej 8,2 kilometra dhe për ta janë shpenzuar 1,6 milionë euro.
Rruga është përfunduar tërësisht dhe rehabilituar me shtresë përfundimtare të asfaltit, sinjalizim të ndryshuar dhe ura dhe është vendosur gardh më bashkëkohor.
Ministri Sugareski paralajmëroi edhe projekte të tjera të cilët do të realizohen në komunën e Strumicës në periudhën e ardhshme. Krahas ndërtimit të rrugëve të shpejta Strumicë-Radovish dhe Strumicë – kufiri Maqedoni-Bullgari, Sugareski paralajmëroi ndërtim të rrjetit të kanalizimit në të dy fshatrat në komunën e Strumicës.
Sipas drejtorit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Zoran Kitanov, në Strumicë pas dhjetë viteve për herë të parë është rikonstruuar një aks rrugor. Ai paralajmëroi edhe ndërtim të rrugëve të tjera të rëndësishme në rajonin e Strumicës. Ai shtoi se ka projekte për ndërtim të rrugëve të shpejta të cilat do të lidhen me autostradën Demir
Kapi-Smokvicë. Për kryetarin e komunës së Strumicës Kosta Janevski, bashkëpunimi me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve është në nivel të lartë dhe projektet e realizuara drejtpërdrejt ndikojnë mbi zhvillimin ekonomik të komunës. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve kishte takim me kryetarin e komunës së Strumicës në kabinetin e
tij, ndërsa në të morën pjesë drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Zoran Kitanov dhe këshilltari i posaçëm për transport dhe lidhje Fidan Kolev.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Protestat e PDK-së: Çlirim Haziri reagon ndaj ligjit të Speciales
- Vuçiqi pranon humbjen: Studentët triumfojnë në zgjedhje
- Shaip Kamberi: Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin
- Miku i Edi Ramës në Beograd, autokrati i parë në Ballkan prej 14 vitesh, Aleksandar Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi
- Marine Le Pen nis fushatën për presidencën franceze
- Vuçiq e pranon: I humbëm zgjedhjet
- Motra deklaroi se Erjon Vishkullin e dërgoi në Itali familja, reagon vëllai: Kostot e mjekimit i mbuloi shteti
- Përtej protestave – Dr. Arben Ramkaj


