Drejtoria për Polici financiare deri te Prokuroria Themelore Publike dorëzoi kallëzim penal kundër tre të punësuarve në Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive dhe
kundër një gjeodezisti të autorizuar për shkak të “punës së pandërgjegjshme” dhe “dokumentit të falsifikuar zyrtar”. Kallëzime penale janë dorëzuar kundër M.S., I.S., I.L. të punësuar në Agjencinë për Kadastër dhe kundër personit D.N. në cilësinë e personit zyrtar-gjeodezist i autorizuar. I denoncuari I.L. në cilësinë e të punësuarit në Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive duke vepruar për lëndën e formuar në bazë të dokumentit zyrtar – elaborat gjeodezik me përmbajtje të rrejshme të përgatitur nga ana e gjeodezistit të denoncuar D.N. gjatë vitit 2011 ka lëshuar mbikëqyrje të detyrueshme në kryerjen e autorizimeve dhe obligimeve të tij në mënyrë që pa i krahasuar të
dhënat e përmbajtura në denoncimin për regjistrim edhe në Elaboratin gjeodezik me të dhënat në bazën juridike ka kryer regjistrim të patundshmërive në evidencën kadastrale pa ekzistimin e bazës juridike.
Në këtë mënyrë personave K.A. dhe N.A. në kundërshtim me ligjin u ka mundësuar të përfitojnë me të drejtë të shfrytëzimit të tokës ndërtimore oborr pjesë nga parcela kadastrale në bazë të së cilave të njëjtit persona gjatë vitit 2013 përmes rrugës së privatizimit kanë përfituar të drejtë pronësie ndaj një toke ndërtimore, me ç’rast personit A.M. i është shkaktuar dëm i konsiderueshëm. Gjithashtu, i denoncuari M.S. së bashku me të denoncuarin I.S. në cilësinë e të punësuarve në Agjencinë për Kadastër duke vepruar për lëndë të formuar në bazë të dokumentit zyrtar – elaborat gjeodezik me përmbajtje të rrejshme të përgatitur nga ana e gjeodezistit të denoncuar gjatë vitit 2016 kanë lëshuar mbikëqyrje të detyrueshme në kryerjen e autorizimeve dhe obligimeve të tij. Ata pa i krahasuar të dhënat e përmbajtura në Elaboratin gjeodezik me të dhënat për lëndën e patundshmërive dhe bartësit e të drejtës së pronësisë me të dhënat e regjistruara në Kadastrën e patundshmërive, kanë kryer regjistrim të patundshmërive në evidencën kadastrale pa ekzistim të bazës juridike dhe në këtë mënyrë personin A.M. e kanë fshirë nga evidenca kadastrale si bashkëpronar i 110/372 pjesë ideale e tokës ndërtimore të parcelës kadastrale të regjistruar në fletëpronësinë, me ç’rast personit A.M. të denoncuarit i kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm.
Data 25.04.2026
Aktuale
- Paralajmërohet protestë e re për provimin e jurisprudencës në shqip
- Çfarë po ndodh me “Amadeus Palace”? Godina gjigante në Qafë Kashar përfundon në sekuestro preventive! Nuk u hap kurrë për publikun
- (VIDEO) Hapet shkolla e 10-të ballkanike me temë “Gjenerata Z”
- Osmani afrohet me LDK-në, pajtohet me qëndrimin e partisë për çështjen e presidentit? Reagon ish-këshilltarja e saj
- “Zyrtarja më e lartë e akuzuar, paracaktonte tenderë”- Klodiana Lala: Ja pse SPAK-u shtyu me 3 muaj hetimet ndaj Belinda Ballukut! Çfarë pritet të zbulojnë më tej
- “Karçanaj me dy apartamente luksoze në Tiranë dhe 1 dublex në Qerret”- Klodiana Lala: Para në kuti vere, prona të fshehura dhe “tradhtia” që e fundosi
- (VIDEO) Gjashtë të dyshuar për botoks fals në paraburgim
- Abdixhiku i përgjigjet Kurtit: Nëse do marrëveshje politike me LDK-në, mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin

