Kryetari i Qeverisë së Hungarisë, Viktor Orban deri te kabineti i kryeministrit Zoran Zaev ka dërguar letër me urime me rastin e marrëveshjes për kontestin e emrit Maqedoni – Greqi dhe për partneritetin strategjik mes dy vendeve.
Siç theksohet në kumtesën nga kabineti i Qeverisë, në letrën, të cilën kryeministri i Hungarisë Orban e ka nënshkruar edhe në emër të katërshes së Vishegradit, ai e përshëndet vendimin që të dy vendet, Republika e Maqedonisë dhe Republika e Greqisë, e kanë arritur lidhur me çështjen e emrit. Kryeministri Orban, theksohet, gjithashtu, thotë se “Qeveria hungareze vazhdimisht, përmes të gjitha reformave angazhohet për përshpejtim të integrimit euroatlantik të mbarë rajonit të Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe për Republikën e Maqedonisë”, dhe shton se Hungaria e mbështet miratimin e rezolutës të BE-së me të cilën mundësohet fillimi i negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në BE. Në letrën dërguar Zaevit, kryeministri Orban thekson se Hungaria e mbështet edhe ftesën për anëtarësimin që vendi ynë e mori nga NATO më 11 korrik, shtohet në kumtesë.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Protestat e PDK-së: Çlirim Haziri reagon ndaj ligjit të Speciales
- Vuçiqi pranon humbjen: Studentët triumfojnë në zgjedhje
- Shaip Kamberi: Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin
- Miku i Edi Ramës në Beograd, autokrati i parë në Ballkan prej 14 vitesh, Aleksandar Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi
- Marine Le Pen nis fushatën për presidencën franceze
- Vuçiq e pranon: I humbëm zgjedhjet
- Motra deklaroi se Erjon Vishkullin e dërgoi në Itali familja, reagon vëllai: Kostot e mjekimit i mbuloi shteti
- Përtej protestave – Dr. Arben Ramkaj


