Prokurori i PSP-së, Gavrill Bubevski ka thënë se është i kënaqur nga aktvendimi për rastin “Trust” ku të akuzuarit të parë Sead Koçan i është shqiptuar dënim me gjashtë
vjet burg, ndërsa të akuzuarit të dytë, Vasilije Aviroviq tre vjet burg. Bubevski ka thënë se masa e paraburgimit për Koçanin nuk është e domosdoshme, pasi për të është
dhënë garanci se nuk do të arratiset.
“Përgëzoj gjykatën për konfiskimin, pasi kjo është hera e parë kësisoj të konfiskohet pronë sipas parimit bruto. Kjo mënyrë me siguri e bën prevenimin më të madh nga veprat e ardhshme penale. Bëhet fjalë për parim që e kanë të gjitha sistemet më të zhvilluara juridike”, ka thënë Bubevski duke shtuar se në këtë mënyrë po bëhet goditje e drejtpërdrejtë ndaj përfitimit ekonomik të veprës penale. “Pra rreth 90 për qind e asaj që është sasi e konfiskimit përkohësisht është siguruar me pronën e patundshme të të akuzuarve”, ka thënë Bubevski. Ndryshe, për këtë lëndë, nëntorin e kaluar u mbajtën mbi 20 seanca gjyqësore.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Protestat e PDK-së: Çlirim Haziri reagon ndaj ligjit të Speciales
- Vuçiqi pranon humbjen: Studentët triumfojnë në zgjedhje
- Shaip Kamberi: Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin
- Miku i Edi Ramës në Beograd, autokrati i parë në Ballkan prej 14 vitesh, Aleksandar Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi
- Marine Le Pen nis fushatën për presidencën franceze
- Vuçiq e pranon: I humbëm zgjedhjet
- Motra deklaroi se Erjon Vishkullin e dërgoi në Itali familja, reagon vëllai: Kostot e mjekimit i mbuloi shteti
- Përtej protestave – Dr. Arben Ramkaj


