Policia në një kamion afër tunelit të parë në drejtimin Gjevgjeli-Shkup pardje zbuloi 44 emigrantë. Siç është cekur në buletinin policor, pardje në orën 22:00 në autostradën Gjevgjeli-Shkup nga ana e pjesëatrëve të njësisë mobile doganore ishte vërejtur automjeti ngarkues “Iveko” me targa të Shkupit dhe në koordinim me nëpunës policor nga Vendkalimi kufitar Bogorodicë, ishin nisur në drejtim të tij. Tek tuneli i parë në drejtimin Gjevgjeli-Shkup vozitësi, pasi që i ka vërejtur, e ka ndalur automjetin, ka dalë prej tij dhe ka ikur. Në automjet janë gjetur 44 emigrantë ilegal, 10 prej të cilëve nga Siria, 20 nga Pakistani, 12 nga Afganistani dhe dy nga India. Emigrantët janë mbajtur në Stacionin policor për vendkalimin kufitarBogorodicë për procedurë të mëtutjeshme.
Data 26.10.2026
Aktuale
- Protestat e PDK-së: Çlirim Haziri reagon ndaj ligjit të Speciales
- Vuçiqi pranon humbjen: Studentët triumfojnë në zgjedhje
- Shaip Kamberi: Dy mandate për shqiptarët në Kuvendin e Serbisë, në garë për të tretin
- Miku i Edi Ramës në Beograd, autokrati i parë në Ballkan prej 14 vitesh, Aleksandar Vuçiç humb zgjedhjet në Serbi
- Marine Le Pen nis fushatën për presidencën franceze
- Vuçiq e pranon: I humbëm zgjedhjet
- Motra deklaroi se Erjon Vishkullin e dërgoi në Itali familja, reagon vëllai: Kostot e mjekimit i mbuloi shteti
- Përtej protestave – Dr. Arben Ramkaj


