Author: Adijat

Ajri në Shkup në dy ditët e para të Vitit të Ri është i ndotur. Vlerat më të larta të PM10 grimcave janë matur në Lisiçe – 629 mikrogram në një metër kub. Viti i Ri filloi me vlera prej 152 në Qendër, 221 në Rektorat, 241 në Gazi Babë, 245 në Karposh deri 473 mikrogram në Lisiçe. Në Qendër më 1 janar koncentrimet kanë lëvizur prej 101 deri në 352 , në Gazi Babë prej 110 deri 418, në Karposh prej 107 deri 447, në Lisiçe prej 161 deri në 556 dhe në Rektorat prej 125 deri në 415…

Lexo më Shumë

Në Manastir kanë lindur foshnje të gjinisë mashkull dhe janë fëmijët e parë të lindur për këtë vit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas mjekëve, pas tyre kanë lindur edhe dhjetë fëmijë tjerë. Në Kumanovë kanë lindur katër fëmijë. I pari quhet Erion dhe kishte 3,4 kilogram, 51 cm i gjatë. Në Strugë, fëmija i parë i lindur është mashkull, ndërkaq pas tij u lindën edhe tre të tjerë. Në Gostivar, fëmija i parë i lindur në vitin 2018 është vajzë, me peshë prej afër 4 kg dhe gjatësi 54 cm. Fëmija i parë në Çair është Davidi i cili mori disa…

Lexo më Shumë

Për problemet e brendshme politike në Greqi, pritjet e Athinës nga Shkupi, për vendimet e mundshme, presionet ndërkombëtare, por edhe komunikimin e shkëlqyeshëm mes Maqedonisë dhe Greqisë në gjashtë muajt e kaluar, shkruan sot gazeta greke “Katimerini”. Edhe “Katimerini” edhe gazeta “Elefteros tipos”, rekomandon në rritjen e presionit ndërkombëtar. “Pritet rritje e presionit nga faktori ndërkombëtar, të cilët duan zgjidhje të shpejtë të dallimeve rreth emrit, para së gjithash amerikanëve, por edhe evropianët (veçmas gjermanët) që të zhbllokohet perspektiva euroatlantike jo vetëm e Shkupit, por edhe shteteve tjera të Ballkanit perëndimor të nënshtruar në rrezik të destabilizimit apo ndikimit rus”,…

Lexo më Shumë

Maqedonia gjatë këtij viti do të harxhojë për 2,7 për qind më shumë energji finale se vitin e kaluar, parashikon Bilanci energjetik për vitin 2018. Pjesëmarrje më të madhe në energjinë e harxhuar do të kenë produktet e naftës me 51,5 për qind me ç’rast do të pasojë energjia elektrike me 28, biomasa me 10,5 dhe thëngjilli me 5,3 për qind. Siç u theksua në seancën e Asociacionit energjetik të Maqedonisë (AEM) në të cilën u shqyrtua Bilanci energjetik, 39 për qind të konsumit të përgjithshëm të energjisë finale do ta absorbojë komunikacioni, 27 për qind industria, 26 për qind…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët në vend po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Borë me intensitet të dobët bie në akset rrugore Kriva Pallankë-vendkalimi kufitar Deve Bair, Strazhë, Gjavato dhe Bukovë e cila nuk shtresohet në rrugë. LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovo. Intensiteti i qarkullimit në…

Lexo më Shumë

Vendosja e uniformës së re zyrtare për oficerët dhe nënoficerët në ARM, pjesëmarrja në stërvitjet ushtarake ndërkombëtare dhe vendore, takime me shefa dhe ministra të mbrojtjes, kremtim i 25 vjetorit nga pranimi i ushtarit të parë në armatën tonë, pjesëmarrja dhe organizimi i A-5 mbledhjeve të Kartës së Adriatikut si dhe rritja e paralajmëruar e rrogave në Armatë, … e shënuan vitin 2017, i cili sipas faktorëve ndërkombëtarë është vlerësuar si reformatore në orvatjet për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO. Në fillim të pranverës, krahas stërvitjes së suksesshme të ARM-së dhe MPB-së nën instruksione të specialistëve amerikanë, “Ujqit” e armatës,…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari realizoi mbrëmë takim me mërgimtarët të cilët gjatë festave të fundvitit po qëndrojnë në vendlindje. Taravari, theksohet në kumtesën e Komunës së Gostivarit i njoftoi mërgimtarët me gjendjen aktuale në komunë dhe me problemet që paraqiten për shkak të mosfunksionimit të Këshillit të Komunës dhe obstruksioneve që po i bëhen nga ana e oponentëve politik. “E trashëguam komunën me borxhe enorme të cilat kalojnë shifrën prej 2 milionë euro, pa mos llogaritur këtu borxhet e ndërmarrjeve publike të cilat kapin ndoshta katërfishin e borxheve të komunës. Trashëguam një administratë komunale, ndërmarrje publike dhe…

Lexo më Shumë

Rreth 270.000 nxënës të shkollave të mesme dhe fillore, prej të cilëve rreth 20.000 nxënës të klasës së parë, prej sot janë në pushim dimëror. Mësimit në gjysmëvjetorin e dytë do t’i kthehen më 22 janar. Dita e fundit e mësimit për ta ishte më 29 dhjetor, ndërsa para fillimit zyrtar të pjesës së dytë të vitit shkollor 2017/2018, do të kenë fundjavë të vazhduar pasi që 19 janari (e premte) është ditë jopune.

Lexo më Shumë

Nryshimet e Ligjit për trajtimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, të miratuara nga Kuvendi më datën 22 muajin e kaluar. Afati përfundimtar për dorëzimin e kërkesave për legalizim është deri në fund të këtij viti, ndërsa me ndryshimet ligjore u mundësua afat plotësues dhe për kompletimin e dokumenteve, që mund të bëhet deri në fund të qershorit të këtij viti. Kusht për legalizimin e objektit është ai të jetë i ndërtuar deri më 3 mars të vitit 2011, siç është paraparë edhe me vendimin e ri ligjor për këtë qëllim. Kërkesat dorëzohen deri tek komunat, ku dorëzohet…

Lexo më Shumë

Në aksidentin që mëngjesin e sotëm ndodhi para qarkores Hipodrom, informacioneve të para të policisë, është lënduar një femër, e cila është dërguar në Qendrën Urgjente në Shkup. Nga MPB për MIA-n deklaruan se akoma është duke u bërë ekspertizë në vendngjarje dhe se informacionet me të cilat tash për tash disponojnë tregojnë se është lënduar një femër. Aksidenti ka ndodhur mes katër automjeteve të udhëtimit, një kamioni dhe një autobusi. Dy nga automjetet e udhëtimit janë me targa të Shkupit, një të Velesit dhe një të Prilepit, ndërsa automjeti transportues është me targa të Ohrit dhe autobusi me targa…

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=IS6TEAUR-Dk Ish-shefi i DSK-së Sasho Mijallkov për TV21 deklaroi se viti 2017 nuk ka qenë shumë i suksesshëm për qytetarët dhe shpreson që viti i ardhshëm të jetë më i mirë në këtë aspekt. “2017-ta? Nuk ka qenë shumë e suksesshme për qytetarët e Maqedonisë, shpresoj se 2018 të jetë më e mirë, theksoi Sasho Mijallkov për TV21.

Lexo më Shumë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu paradite ishte për vizitë pune në stacionin policor të Gostivarit që t’i transmetojë përkrahjen të punësuarve në ballafaqimin me të gjitha llojet e krimit. Nuhiu i shoqëruar nga bashkëpunëtorët në takimin me komandantin dhe drejtuesit e stacionit të policisë të Gostivarit u informua për gjendjen dhe punën në rajonin e Gostivarit. “Dua të them se ky stacion ka rezultate të mira dhe se në vitin 2018, së bashku me qytetarët, sektorin civil dhe mediat, do të hapim një front të ri për një luftë më të fortë dhe më agresive kundër të gjitha…

Lexo më Shumë