Nryshimet e Ligjit për trajtimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, të miratuara nga Kuvendi më datën 22 muajin e kaluar. Afati përfundimtar për dorëzimin e kërkesave për legalizim është deri në fund të këtij viti, ndërsa me ndryshimet ligjore u mundësua afat plotësues dhe për kompletimin e dokumenteve, që mund të bëhet deri në fund të qershorit të këtij viti. Kusht për legalizimin e objektit është ai të jetë i ndërtuar deri më 3 mars të vitit 2011, siç është paraparë edhe me vendimin e ri ligjor për këtë qëllim. Kërkesat dorëzohen deri tek komunat, ku dorëzohet fatura e paguar e energjisë elektrike apo ujit, me ç’rast procedura parasheh edhe dorëzimin e elaboratit gjeodezik.
Në fillim të procesit të legalizimit të objekteve të ndërtuara në mënyrë të jashtëligjshme, nga marsi deri në shtator të vitit 2011, janë dorëzuar mbi 360.000 kërkesa. Në afatin plotësues, i cili, u mundësua në fillim të vitit 2016, janë dorëzuar edhe 80.000 kërkesa. Të dhënat e fundit të publikuara prej institucioneve kompetente tregojnë se deri më tani janë legalizuar 40 për qind e objekteve për të cilat janë dorëzuar kërkesa, gjegjësisht 186.000 objekte e kanë fituar statusin juridik dhe janë regjistruar në kadastër.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Ministri i Jashtëm iranian thotë se Teherani është në bisedime me ndërmjetësit për planin shtatëditor me SHBA-në
- Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mbi 5 mld euro cash jashtë bankave, rekord historik në Shqipëri. Informaliteti dhe dyshimet për pastrim parash
- Drenusha Latifi kritikon ashpër Edona Llalloshin për heshtjen ndaj vrasjes së Arlindës
- Rënia e socialistëve në Serbi: Një histori e humbjes dhe transformimit
- Brnabiç pretendon se po përgatitet arrestimi i Vuçiqit
- Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë
- Irena Beqiraj: Cili është pragu optimal për regjistrimin në TVSH?
- Kongresmenët amerikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizime vizash për zyrtarë shqiptarë


