“Në sallën e Këshillit të Komunës së Gostivarit, në takimin gjoja se me mërgimtarët, të pranishëm ishin aktivistë partiakë, përkundër deklarimit që ishte takim me mërgimtarët, të cilët ishin në numër simbolik e që të mos thuhet aspak. Në takim u bë reklamë për zyrën e ashtuquajtur të mërgimtarëve. Mërgimtarët dhe qytetarët e Gostivarit dëshirojnë ta dinë se ku ndodhet zyra e posaçme për mërgimtarët, sa administratorë janë të angazhuar për këtë dedikim, dhe kush do kujdeset për mërgimtarët për 11 muaj tjerë, që sipas Arben Tarvarit për mërgimtarët duhet kujdesur vetëm prej 15 dhjetorit e deri 15 janar. Taravari…
Author: Adijat
Gazetari Tomislav Kezharovski sot nga ora 12:00 deri në orën 15:00 në librarinë “Ili-Ili” do ta nënshkruajë librin e tij të parë “Jetë në kuti” dhe do të shoqërohet me lexuesit. Libri është një tregim nga paraburgimit tetëmujor i Kezharovskit në burgun e Shutkës dhe u promovua në nëntor në universitetin FON. “Libri i pasqyron rastet në shtet mes kujtimeve derisa isha në burg. Ryshfet, korrupsion, shkelje të të drejtave të njeriut, sistem i keq shëndetësor, presione, kërcënime. Ky dëshiroj të jetë libri i fundit i tillë që dikush e ka shkruar tek ne… Padrejtësia ekziston prej se është krijuar…
Kryeministri Zoran Zaev premton se viti 2018 do të jetë vit i mirë, duke porositur se nuk është koha e zgjedhjeve, por për punë. Në ditën e parë të punës këtë vit pas mbledhjes me ministrin e Financave Dragan Tevdovski, kryeministri porositi se viti 2018 do të jetë vit i përparimit ekonomik dhe investimeve me pritje për hapjen e shumë vendeve të punës dhe rritjen e BPV, që si rezultat përfundimtar do ta ndjejnë qytetarët. Zaev dërgoi porosi deri te biznesmenët se Qeveria do të orientohet ndaj gjithçkaje që mund të përkrahet dhe se këtë vit në pajtim me shumicë…
Analisti Artan Dika, ka reaguar përmes një postimi në Facebook rreth lajmit ku thuhej se kryetari I BFI kishte marrë mirënjohje nga presidenti I SHBA-ve Donalt Trump. Sipas tij Për këtë ekzistojnë dy mundësi: që mirënjohja të jetë e falsifikuar, ndërsa mundësia tjetër është që mirënjohja të jetë marrë përmes lobimit të paguar shtrenjt, korruptimit të individëve të përfshirë dhe mashtrimit. Sipas tij te faqja zyrtare për dekorata dhe mirënjohje përmenden edhe kushtet. Tek kushtet e nevojshme për marrjen e këtyrë dekoratave dhe mirënjohjeve përcaktohet se ato jepen vetëm për shtetas amerikanë apo banorë me banim të përhershëm të ligjshëm…
Nga Lidhja Social Demokrate me këtë masë thonë se sigurohet mbrojtja e personave me të ashtuquajturin rreziku social, që është vërtetuar me memorandumin e nënshkruar ndërmjet Komorës së përmbaruseve, transmeton Zhurnal. Përmbaruesit nuk do të bllokojnë llogaritë e të varfërve, njoftojnë nga LSDM. Me këtë sigurohet mbrojtja e personave me të ashtuquajturin rrezik social. Kjo do të realizohet në përputhje me rregulloret për të dhënat personale, thonë nga LSDM.
Me marrjen e presidencës së BE-së nga shteti bullgar, vendet e Ballkanit, veçanërisht Maqedonia, pret shumë përfitime politike. Kjo është dëshmuar muajt e kaluar edhe në fjalimet e përfaqësuesve më të lartë të Qeverisë bullgare të cilët kanë thënë se do të kontribuojnë që Ballkani të jetë kryeqendër e bisedimeve me afrimin drejt BE-së. Kështu vlerëson profesori universitar, Ylber Sela, sipas të cilit një element që i kontribuon asistencë Bullgarisë ndaj Maqedonisë për përafrimin mes saj dhe BE-së, i ka paraprirë edhe marrëveshja e arritur mes dy qeverive, që tregon përmirësimin e dukshëm të raporteve mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, njofton…
Kryeministri grek Aleksis Cipras është optimist për çështjen e emrit, por pret edhe hapa konkret nga ana e Maqedonisë. Në intervistën e shkurtë për radion greke Real fm, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, Cipras foli për sfidat dhe pritjet në vitin 2018. Mes temave kryesore të parashtruara nga gazetari i cili e zhvillonte intervistën, përveç ekonomisë, skenarët për zgjedhje të parakohshme dhe marrëdhëniet me Turqinë, u gjend edhe çështja për emrin. “Jam optimist se mundemi në mënyrë efikase dhe me përgjegjësi të menaxhojmë me çështjen të cilën e trashëguam nga qeveritë paraprake. GJithnjë derisa nga ana tjetër me të…
Doganierët e Maqedonisë në dy javët e fundit kanë parandaluar dy përpjekje për kontrabandim të drogës, përcjell Aktuale.mk. Në rastin e parë në vendaklimin Bllato më datë 18 dhjetor të 2017-ës është parandaluar kontrabandim i marihuanës. Droga ishte gjetur në bagazh në pjesën e gomës rezervë. Në rastine dytë doganierët kanë sekuestruar 5 tableta ekstazi gjatë kontrollit në deponë Detoil afër Kumanovës Gjithashtu janë zbuluar edhe kontrabandimi i mallit të ndryshëm sikurse ilace, veshmbathje, pjesë të automobilave, piktura dhe vegla.
Kryeministri Zoran Zaev mori letër me mesazh të papa Françeskut me rastin e 1 janarit, Ditës Botërore të Paqes, festë e themeluar nga ana e Kishës Katolike në vitin 1967, që këtë vit i kushtohet krizës së emigrantëve në botë, të gjithë emigrantëve dhe refugjatëve, burrave dhe grave në kërkim të paqes. Në përgjigjen dërguar papës, kryeministri Zaev theksoi se Maqedonia e pranon shqetësimin e tij, dhe i përmbahet angazhimeve se kjo krizë globale humanitare në vitin 2018 do të zgjidhet në bazë të Deklaratës për Refugjatë dhe Emigrantë të Kombeve të Bashkuara dhe se liderët e organizatës botërore do…
Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot realizoi takim me ministrin e ri të Shëndetësisë, Venko Filipçe. Në takim u hapën çështjet për sfidat në sistemin shëndetësor, reformat e parapara të Ministrit të ri, si dhe mundësia për bashkëpunim mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Sekretariatit për Çështje Evropiane, në veçanti në pjesën e ndihmës së huaj të parapara për sistemin e shëndetësisë. “Si ish-ministër i Shëndetësisë, por edhe si mjek, jam i vetëdijshëm për sfidat e mëdha para të cilave ndodhet sistemi ynë i shëndetësisë, për menaxhimin e së cilës keni mbështetjen time të plotë si dhe…
Me rastin e ditës së parë të festës ortodokse Krishtlindjet – 7 janari, ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë është 8 janari, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Nga Ministria ua urojnë festën e Krishtlindjeve të gjithë qytetarëve të besimit ortodoks.
Është vjedhur një automobil mbrëmë në rr. “Kemal Sejfulla” në Shkup. Shkupjani F.L. (25) ka denoncuar se mbrëmë në orën 23:40 deri në orën 23:45 në rr. “Kemal Sejfulla” nga ana e një personi të panjohur i është marrë automjeti “Pasat” me targa të Shkupit. Në veturë ka qenë edhe portofoli, dy letërnjoftime, dy dokumente udhëtimi, një telefon celular dhe 250 euro, me çka kryerësi është bërë me përfitime joligjore prej rreth 1.230.000 denarë. Siç informojnë nga MPB-ja, grabitësi ka ardhur deri te mjeti i parkuar, i cili është ndezur edhe me çelës në bravë, ka hyrë në të dhe…

