Në aksidentin që mëngjesin e sotëm ndodhi para qarkores Hipodrom, informacioneve të para të policisë, është lënduar një femër, e cila është dërguar në Qendrën Urgjente në Shkup. Nga MPB për MIA-n deklaruan se akoma është duke u bërë ekspertizë në vendngjarje dhe se informacionet me të cilat tash për tash disponojnë tregojnë se është lënduar një femër. Aksidenti ka ndodhur mes katër automjeteve të udhëtimit, një kamioni dhe një autobusi. Dy nga automjetet e udhëtimit janë me targa të Shkupit, një të Velesit dhe një të Prilepit, ndërsa automjeti transportues është me targa të Ohrit dhe autobusi me targa të Shkupit.
Aksidenti në polici është denoncuar në ora 7:40. Në vendngjarje ende po bëhet ekspertizë dhe komunikacioni zhvillohet i vështirësuar në një korsi. Është vendosur edhe sinjalizim përkatës.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Ministri i Jashtëm iranian thotë se Teherani është në bisedime me ndërmjetësit për planin shtatëditor me SHBA-në
- Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mbi 5 mld euro cash jashtë bankave, rekord historik në Shqipëri. Informaliteti dhe dyshimet për pastrim parash
- Drenusha Latifi kritikon ashpër Edona Llalloshin për heshtjen ndaj vrasjes së Arlindës
- Rënia e socialistëve në Serbi: Një histori e humbjes dhe transformimit
- Brnabiç pretendon se po përgatitet arrestimi i Vuçiqit
- Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë
- Irena Beqiraj: Cili është pragu optimal për regjistrimin në TVSH?
- Kongresmenët amerikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizime vizash për zyrtarë shqiptarë


