Deponia që gjendet në territorin mes Komunës së Likovës dhe Haraçinës është shndërruar në tmerr të vërtetë për banorët e fshatit Orllancë. Edhe pse largësia ajrore nuk është shumë e afër djegia e mbeturinave dhe era e keqe çdo mëngjes ngulfat banorët e këtij vendbanimi, i cili i takon komunës së Haraçinës. Banorët thonë se nga deponia nuk mund të zgjohen në mëngjes. Disa herë kanë kërkuar largimin e kësaj deponie. Nga komuna e Likovës thonë se për momentin ligji nuk lejon që kjo deponi të dislokohet në ndonjë vend tjetër, ndërsa janë duke punuar në krijimin një deponie të…
Author: Adijat
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në korsi të lagura në disa vende. Ndërsa për shkak të paraqitjes së mjegullës, shikueshmëria në Shkup, Ohër, Strugë dhe Makedonski Brod është zvogëluar në 50 deri 100 metra. Nga LAMM rekomandojnë vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalistikës rrugore.
Dje në mengjes, një zjarr shpërtheu në një nga zyrat e SPB Kumanovë. Zjarri u shua pas ndërhyrjes së një kamioni me pesë zjarrfikësit. Zjarri u raportua në orën 8:10 të mëngjesit dhe u shua pwr njworë, informoni autoritetet nga Njësia e Zjarrit Territorial nga Kumanova. Ministria e Brendshme thotë se pas inspektimit u konstatua se arsyeja për ndodhjen e zjarri është një instalim elektrik i shkatërruar.
Shteti është uzurpuar në Maqedoni dhe sundimi i ligjit është shfuqizuar. Sot, në Maqedoni ka edhe më shumë të burgosur të politik. Artistët, intelektualët dhe deputetët janë në paraburgim në vend që të jenë në shtëpi me familjet e tyre, ndërsa kriminelët dhe vrasësit lirohen dhe ecin nëpër rrugë. Bota po njih ngadalë regjimin jodemokratik në Maqedoni. Kolegët e profesionistë të respektuar që janë të vendosur në burgjet e Maqedonisë tashmë reagojnë ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut dhe faktit që këta njerëz pa ndonjë provë janë në paraburgim. Dhjetra mbrojtës të kushtetutës janë në Shutka, ndërsa zyrtarët e…
Optimizëm dhe bindje se të dyja palët kanë kapacitet dhe mund të gjejnë zgjidhje për problemin me emrin deri në fund të gjysmës së parë të vitit 2018, shprehu kryeministri i Maqedonisë në një intervistë për televizionin grek Alfa, Zoran Zaev, siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, tha se zgjidhja duhet të jetë e pranueshme për të dyja vendet, me komentin se një zgjidhje e tillë ekziston, por shmangi të zbulojë detaje, për, siç tha, “të mos e shkatërrojë procesin negociues”. Zaev komentoi se me Cipras ndajnë vlera të njëjta të udhëheqjes, janë të lindur në të njëjtin vit,…
Sot, Kuvendi shënon 26 vjet që nga themelimi i asamblesë së parë parlamentare. Pa diskutim, përbërja e parë vlerësohet se regoi pjekuri të pabesueshme, sens shtetëror, vullnet dhe qëndrueshmëri për Maqedoninë për t’u bërë një shtet i pavarur. Por ai gjithashtu tregoi një nivel të lartë të demokracisë. Që nga viti 1994, ka pasur një rënie të vazhdueshme në demokratizimin e demokracisë pluraliste, krejtësisht e kundërta e asaj që pritej. Si pjesë e ngjarjeve më të rëndësishme, në Kuvend ka incidente të dhunshme nga data 24 dhjetor 2012 dhe 27 prill 2017, bojkotet e opozitës, mungesa e dialogut politik, interpretimet…
Profesori universitar dhe ish diplomat, Alajdin Demiri, thotë se ajo që po ndodh në Lëvizjen BESA është proces i vetëpastrimit, që kanë kaluar të gjitha partitë politike shqipatare, në Maqedoni. Sipas tij kjo ndodh për shkak se gjatë formimit të partive nuk mund të seleksionohet kush hyn në parti mirëpo mund të seleksionohen gjatë punës së tyre për arsye se pas një kohe ata zbulohen se për çka janë angazhuar dhe rrjedhimisht pastrimi ndodh më vonë. “Lëvizja Besa u paraqit si rezultat i pakënaqësive në partitë politike ekzistuese në të cilën u mblodhën struktura të ndryshme të identifikueshme dhe të…
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira mesatare deri në të konsiderueshme me erë të dobët jugore, nëpër luginat mjegull. Temperatura minimale do të lëviz prej minus tre deri në katër gradë, ndërsa ajo e ditës prej gjashtë deri në 16 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla mesatare, me erë të dobët jugore dhe me paraqitjen e mjegullës dhe vranësira të ulëta. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus një gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në nëntë gradë Celsius.
Profesori Osman Kadriu është ndër juristët shqiptarë më të njohur dhe më të vjetër në Maqedoni. Ka qenë gjykatës, avokat, profesor universitar. Si jurist me këtë bagazh, propozohet për gjykatës në Gjykatën Kushtetuese të vendit dhe kjo kërkesë nga kryetari i shtetit i cili nuk ka treguar ndonjë qëndrim dashamirës, madje as korrekt ndaj shqiptarëve. Sipas Kadriut, kryetari ka shumë kompetenca dhe një ndër to është edhe në lëmin e politikës kadrovike. Ai thotë se është i privilegjuar për postin që i kanë ofruar. Ai thotë se një kandidat që propozon presidenti duhet të jetë domosdo shqiptar dhe tashmë pritet…
Intensifikim i kontaktit me institucionet në drejtim të ndryshimit të ligjeve dhe krijimit të politikave për avancim të të drejtave të familjeve me një prind është qëllimi i organizatës civile “Një mundet” për vitin 2018. Qëllime primare janë definimi i termit prind kryefamiljar dhe cilat benifite duhet t’i ketë prindi i tillë dhe fëmijët nga konstrukti i tillë familjar, si dhe krijimi i regjistrit të familjeve me një prind diçka që në shtetin tonë ende nuk ekziston. Kjo organizatë sot e mbajti mbledhjen e dytë, ndërsa në mars të këtij viti do ta shënojë dyvjetorin prej se është regjistruar zyrtarisht.…
Menduh Thaçi duhet të tregojë se dëshiron të merr pjesë në Qeveri që t’i ofrojmë ministri, ka thënë për MEDIAL.mk funksionar i lartë i BDI-së mbi mundësinë e PDSH-së të ulet në disa nga pozicionet e zbrazëta pas daljes së Aleancës për shqiptarët nga Qeveria. Partnerët e koalicionit Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti nuk janë takuar me Menduh Thaçin për hyrje eventuale të PDSH-së në Qeveri, ka konfirmuar nga ana tjetër, funksionar i lartë i LSDM-së dhe BDI-së. Ata thonë se me PDSH-në nuk është folur as në nivel më të ulët. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që PDSH-ja të jetë…
Qeveria sot do të mbajë seancë në të cilën mes të tjerash do ta shqyrtojë informacionin për të lidhur marrëveshje me Këshillin e Ministrave të Shqipërisë për bashkëpunim në rast të katastrofave. Në rend dite të seancës së 47-të është edhe informacioni për miratimin e Planit të azhurnuar implementues kombëtar për reduktim dhe eliminim të ndotësve të vazhdueshëm organik në vend. Para ministrave sot do të gjenden edhe propozim ndryshimet e Ligjit për Avokatin e Popullit, si dhendryshimet e Ligjit për menaxhim me pronën e konfiskuar, dobinë pronësore dhe lëndë të marra në procedurë penale dhe kundërvajtëse. Qeveria do ta…

