Author: Adijat

Juristi Osman Kadriu, u zgjodh gjykatës i Gjykatës Kushtetuese me 68  vota “ pro”, asnjë “ kundër “ apo “ “të përmbajtur”, ndërsa për post të  njejtë  u votua edhe kolegu i tij  Darko Kostadinovski, por ky i fundit mori dy vota më pak se Kadriu, pra 66 vota “ Pro”. Pasi dhanë betimin para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë, dy gjykatësit dolën para mediave ku edhe thanë se punën e tyre do ta realizojnë me përgjegjësi dhe profesionalizëm. “ Posti si gjykatës në Gjykatën Kushtetuese është një privilegj, por ky post në brendin e tij ka edhe shumë përgjegjësi…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev me takimin e djeshëm me ish-kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, implikohet në mënyrë të drejtëpërdrejtë në konfliktin në këtë parti duke i dhënë legjitimitet Kasamit të shkarkuar, I cili nuk kontrollon as partinë e as deputetët e kësaj partie në Parlament. Ky gjest i Kryeministrit mund të interpretohet si përpjekje e pushtetit për të përçarë partinë Besa. Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski mohon implikimin e qeverisë në përçarjet në Besa dhe thotë se qeveria nuk ndërhyn në punët statutore apo aspekte të tjera juridike të punës së subjekteve politike. “Takimi mes kryeministtrit Zaev dhe zotit Kasami…

Lexo më Shumë

Po zvogëlohet numri i deputetëve nga koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja. Pas Çedomir Sazdovskit nga GROM-i dhe Amdi Bajramit nga Lidhja e Romëve, dje edhe deputeti Jusuf Hasani nga Partia Demokratike e Turqve paralajmëroi se nuk është pjesë e koalicionit dhe se do të veprojë si deputet i pavarur. Hasani me shkresë e ka njoftuar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë se do të veprojë si deputet i pavarur, e jo si deputet i koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë”. Nga ana tjetër lideri i VMRO-DPMNE-së Krisitijan Mickoski mbrëmë deklaroi se opozita nuk do…

Lexo më Shumë

Në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim do të punësohen pilotë. Informacioni për nevojën për pranimin në marrëdhënie të rregullt pune të pilotëve në DMSH e miratoi Qeveria në seancën e mbrëmshme. “DMSH dhe Ministria e Mbrojtjes, e Punëve të Brendshme dhe e Financave morën detyrë që të gjejnë zgjidhje të përkohshme për angazhimin e pilotëve në Drejtori”, kumtoi pres shërbimi qeveritar. DMSH i posedon tre fluturake për shuarjen e zjarrit (amfibi) të tipit Er Traktor AT-802A Fajr Bos, me kapacitet prej 3.100 litra ujë. Në mbështetjen e flotës së DMSH-së sipas nevojës kyçet edhe ARM-ja me helikopterë të tipit Mi-8/17…

Lexo më Shumë

Shtatë aksidenteve të regjistruara në rajonin e SPB Shkup në 24 orët e kaluara. Dy aksidente janë me dëm të evidentuar material, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Policia e trafikut i ka zbuluar dhe sanksionuar 26 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar në shenjat e komunikacionit. Nga komunikacioni janë përjashtuar 16 shoferë, dy për vozitje nën ndikimin e alkoolit, ndërsa 14 para se të marrin të drejtën e drejtimit të automjetit motorik. Janë sanksionuar edhe katër shoferë për kalimin në udhëkryq në semafor të kuq dhe nga dy për tejkalim…

Lexo më Shumë

Mungesa e kuorumit në Kuvend  ka lënë pezull propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe atë për zgjedhjen e gjykatësve të Kushtetueses, duke bërë që dita e parë e punës së këtij institucioni për vitin 2018 të mos fillojë mbarë. Edhe pse seanca u thirr për në orën 12 e njëjta filloi pas dy orëve, por edhe atëherë nuk u siguruan numrat e mjaftueshëm për miratimin e ligjit. Informacioneve jo zyrtare flasin se LSDM-ja  ka ndryshuar qëndrimin lidhur me miratimnin e ligjit për gjuihën shqipe. Almakos kontaktoi  burime brenda partisë në pushtet nga ku kanë përgënjeshtruar informacionet e mësipërme. Sipas tyre…

Lexo më Shumë

Në Konferencën e fundit të mbajtur në Strugë  në prani të kryetarëve të komunave dhe ministrit të Vetqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu, Kryeministri Zoran Zaev ka lënë të hapur mundësinë që kompetencat e pushtetit lokal për menaxhimin e deponive t’i marr përsipër Qeveria, pasi që konsideron se pushteti lokal nuk posedon kapacitet për zgjedhjen e këtij problemi. Edhe pse deri më tani nuk ka asgjë konkrete, ministri për Vetëqeverisje Lokale Suhejl Fazliu theksoi se mundësia qëndron e hapur dhe se për këtë çështje ende nuk është arritur marrëveshje. ‘’Për këtë çështje kemi biseduar por nuk është asgjë konkrete deri më tani…

Lexo më Shumë

Kërcënime me jetë ndaj kryetari të sapo zgjedhur të Lëvizjes BESA, Nexhbedin Kahremani dhe familjës së tij. Kahremani tha sot në konferencë për mediat, se personat që e kanë kërcënuar i njeh dhe se të njejtët i ka paraqitur në polici, mirëpo theksoi se pas tyre është dikush që “e hedh gurin dhe e fsheh dorën”. Kërkesa e kërcënuesve të kryetarit të BESËS, sipas tij, është që të heq dorë nga posti si deputet, por duke mos sqaruar se kush do të vinte në vend të tij. “Pas zgjedhjes time për ushtrues detyre si kryetar i Lëvizjes BESA, nga dita…

Lexo më Shumë

Kinoteka e Maqedonisë edhe këtë pushim dimëror për më të vegjlit do ta organizojë programin me filma “Kinemaja e mëngjesit” prej sot e deri më 20 janar. Do të fillojë me filmin “Buburreci” – tregim për 12-vjeçarin Pele i cili pasi pickohet nga buburreci fiton fuqi dhe shndërrohet në Buburrecin superhero. Filmi është me sinkron në gjuhën maqedonase dhe do të shfaqet edhe më 15 janar. Fillimi është me fillim prej orës 12. Nesër dhe më 16 janar në program është filmi i animuar “Me vranësira me mundësi për shi qoftesh”, më 12 dhe 18 janar “Marmadjuk” dhe më 13…

Lexo më Shumë

Kreu i Kishës Ortodokse të Maqedonisë – Kryepeshkopatës së Ohrit z.z Steafan me rastin e festave të Krishtlindjeve dhe ditës së emrit të tij – festës së Shën Stefanit, sot do të organizojë drekë tradicionale të Krishtlindjeve për kreun shtetëror. Në tryezën e Krishtlindjeve janë ftuar presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Dreka e Krishtlindjeve, tradicionalisht mbahet në rezidencën e kryepeshkopit z.z Steafan.

Lexo më Shumë

Ajri në Shkup edhe sot në mëngjes është i ndotur mbi të lejuarën. Koncentrime më të larta të grimcave PM10 sërish ka në Lisiçe 313 mikrogramë në një metër kub, teRektorati janë matur 182, në Gazi Babë 159, në Qendër 110 edhe në Karposh 96 mikrogramë.Pas informacioneve të marra se ajri në Shkup dy ditë me radhë është tejkaluar mbi të lejuarën, gjegjësisht mbi 200 pm/m2, dje sërish u aktivizuan masat për uljen e pasojave nga ndotja e ajrit në qytet. Nga Shërbimi qeveritar për media informojnë se Ministritë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe e Shëndetësisë janë të…

Lexo më Shumë

Me vazhdimin e nesërm të seancën së 27-të plenare në të cilën në rend dite janë edhe përzgjedhja e gjykatësve kushtetues dhe Propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve, Kuvendi e fillon punën në vitin 2018 dhe agjendën intensive të paralajmëruar për muajin e parë të vitit. Janë caktuar vazhdime të gjithsej gjashtë seancave dhe dy komisioneve kuvendore. Tani për tani ende është e pasigurt nëse deputetët e partisë opozitare do të përfshihen në punën e Kuvendit. Pritjet janë se VMRO-DPMNE-ja do t’i publikojë hapat e ardhshme të partisë, midis të cilave edhe veprimin e deputetëve, siç para disa ditësh në një…

Lexo më Shumë