Po zvogëlohet numri i deputetëve nga koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja. Pas Çedomir Sazdovskit nga GROM-i dhe Amdi Bajramit nga Lidhja e Romëve, dje edhe deputeti Jusuf Hasani nga Partia Demokratike e Turqve paralajmëroi se nuk është pjesë e koalicionit dhe se do të veprojë si deputet i pavarur. Hasani me shkresë e ka njoftuar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë se do të veprojë si deputet i pavarur, e jo si deputet i koalicionit “Për një Maqedoni më të mirë”. Nga ana tjetër lideri i VMRO-DPMNE-së Krisitijan Mickoski mbrëmë deklaroi se opozita nuk do të marrë pjesë në punën e Kuvendit sepse aktualisht nuk ka ambient demokratik për punë. Ai përsëriti se 12-të për qind nga deputetët e tyre ende janë në paraburgim, ndërsa ky është pesë për qind nga numri i përgjithshëm i deputetëve të cilët ballafaqohen me akuza të konstruktuara për terrorizëm. Mickoski tha se ka komunikim me shumicën në pushtet dhe me kryetarin e Kuvendit, por përmendi se ai bazohet në “takime jo të shpeshta”.
Data 28.10.2026
Aktuale
- Drenusha Latifi kritikon ashpër Edona Llalloshin për heshtjen ndaj vrasjes së Arlindës
- Rënia e socialistëve në Serbi: Një histori e humbjes dhe transformimit
- Brnabiç pretendon se po përgatitet arrestimi i Vuçiqit
- Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë
- Irena Beqiraj: Cili është pragu optimal për regjistrimin në TVSH?
- Kongresmenët amerikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizime vizash për zyrtarë shqiptarë
- Arben Gashi zbulon ambiciet e tij për të udhëhequr LDK-në
- Adelina Thaqi: Një thirrje për drejtësi dhe dorëheqje


