Profesori Osman Kadriu është ndër juristët shqiptarë më të njohur dhe më të vjetër në Maqedoni. Ka qenë gjykatës, avokat, profesor universitar. Si jurist me këtë bagazh, propozohet për gjykatës në Gjykatën Kushtetuese të vendit dhe kjo kërkesë nga kryetari i shtetit i cili nuk ka treguar ndonjë qëndrim dashamirës, madje as korrekt ndaj shqiptarëve. Sipas Kadriut, kryetari ka shumë kompetenca dhe një ndër to është edhe në lëmin e politikës kadrovike. Ai thotë se është i privilegjuar për postin që i kanë ofruar. Ai thotë se një kandidat që propozon presidenti duhet të jetë domosdo shqiptar dhe tashmë pritet të votohet në parlament.
Për praktikën e gjyqësorit sidomos kur të akuzuar kanë qenë shqiptarët të cilët marrin dënime shumë të larta, dile ky qëndrim selektiv i ka kaluar të gjithë kufinjt, duke shkuar aq larg sa janë organizuar edhe procese gjyqësore të montuara, si ” Sopoti”, ” Monstra” etj. Por, Kadriu thotë se proceset e montuara kanë qenë relikt e periudhës socialiste, mirëpo sot me ndryshimin e sistemit juridik në Maqedoni, në Kodin Penal nuk kemi vepra politike, por ka procese të montuara në të cilat vërehet elementi politik. Kadriu sqaron se përse nuk është dënuar asnjë gjykatës, por përkundrazi, ngjiten në poste edhe më të larta. Kadriu jep mendim edhe për atë se nëse ka ardhu koha edhe tek ne për Vettingun ashtu si në Shqipëri.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Drenusha Latifi kritikon ashpër Edona Llalloshin për heshtjen ndaj vrasjes së Arlindës
- Rënia e socialistëve në Serbi: Një histori e humbjes dhe transformimit
- Brnabiç pretendon se po përgatitet arrestimi i Vuçiqit
- Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë
- Irena Beqiraj: Cili është pragu optimal për regjistrimin në TVSH?
- Kongresmenët amerikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizime vizash për zyrtarë shqiptarë
- Arben Gashi zbulon ambiciet e tij për të udhëhequr LDK-në
- Adelina Thaqi: Një thirrje për drejtësi dhe dorëheqje


