Intensifikim i kontaktit me institucionet në drejtim të ndryshimit të ligjeve dhe krijimit të politikave për avancim të të drejtave të familjeve me një prind është qëllimi i organizatës civile “Një mundet” për vitin 2018. Qëllime primare janë definimi i termit prind kryefamiljar dhe cilat benifite duhet t’i ketë prindi i tillë dhe fëmijët nga konstrukti i tillë familjar, si dhe krijimi i regjistrit të familjeve me një prind diçka që në shtetin tonë ende nuk ekziston.
Kjo organizatë sot e mbajti mbledhjen e dytë, ndërsa në mars të këtij viti do ta shënojë dyvjetorin prej se është regjistruar zyrtarisht.
Përveç kontaktit dhe presionit ndaj institucioneve, janë paraparë aktivitete për rritje të sensibilitetit të opinionit për të drejtat e familjeve me një prind, përmes publikimit të storjeve për përvojat e prindërve të tillë dhe fëmijëve nga familjet e tilla përmes ueb faqes së organizatës. Fokusi këtë vit do të vendoset edhe në intensifikimin e punës së ndërmarrjes sociale “Njëra bën”, që punon në kuadër të organizatës dhe e cila prodhon kozmetikë organike, si dhe në rritjen e punësimit të prindërve kryefamiljarë në suaza të kësaj ndërmarrje.
Data 29.10.2026
Aktuale
- Drenusha Latifi kritikon ashpër Edona Llalloshin për heshtjen ndaj vrasjes së Arlindës
- Rënia e socialistëve në Serbi: Një histori e humbjes dhe transformimit
- Brnabiç pretendon se po përgatitet arrestimi i Vuçiqit
- Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë
- Irena Beqiraj: Cili është pragu optimal për regjistrimin në TVSH?
- Kongresmenët amerikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizime vizash për zyrtarë shqiptarë
- Arben Gashi zbulon ambiciet e tij për të udhëhequr LDK-në
- Adelina Thaqi: Një thirrje për drejtësi dhe dorëheqje


