Nga Lutfi Dervishi Duket se ka një keqkuptim masiv për takimet e së premtes në orën 17:00. Njerëzit kanë kujtuar se do të shkojnë atje për të qarë hallet e tyre. Jo mor zotni. Do të shkoni për të dëgjuar hallet e qeverisë. Po të përdorim kandarin pas 13 vjetësh në pushtet, qeveria ka më shumë halle se i gjithë populli bashkë. Por shqiptarët, nga natyra janë egoistë. Mendojnë vetëm për hallin e vet. Qeveria ka hall se rropatet ditë e natë për këtë popull dhe prapëse prapë ka të pakënaqur. Qeveria ka hall se disa prokurorë dhe gjyqtarë ende…
Author: almakos
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka kërkuar sqarime nga Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me rrethanat e arrestimit në flagrancë të ndihmësdrejtorit të Drejtorisë Doganore, i dyshuar për marrjen e 17.500 eurove ryshfet. Nga BDI-ja thonë se në opinion po qarkullon informacioni se në momentin e arrestimit, menjëherë pas veturës së zyrtarit të arrestuar, ndodhej edhe vetura e zëvendësdrejtorit të Drejtorisë Doganore, Mustafa Dauti. Për këtë arsye, partia kërkon nga MPB-ja të konfirmojë nëse ky informacion është i saktë dhe, nëse po, të sqarojë se kush ndodhej në veturën e zëvendësdrejtorit Dauti. “Përse vetura e zëvendësdrejtorit të Doganave…
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në lidhje me pagat e magjistratëve dhe deklaratat e bëra nga gjyqtari i Apelit të GJKKO-së, Engert Pëllumbi në lidhje me këtë përplasje mes qeverisë dhe pushtetit gjyqësor. Në një reagim në rrjete sociale, qe pason ate te disa oreve më parë, kryeministri thotë se askush nuk mund ta zëvendësojë dot Parlamentin dhe ta urdhërojë pushtetin legjislativ se kur duhet që të ngrejë dorën.“Askush nuk e zëvendëson dot parlamentin dhe as nuk e urdhëron dot legjislativin se kur duhet ta ngrejë dorën. Vetëm Gjykata Kushtetuese e askush tjetër, ka të drejtën dhe…
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sot ka qëndruar në lagjen Sahat Kullë, ku ka inspektuar nga afër punimet për asfaltimin e një pjese të rrugës “Remzi Hoxha”, në një sipërfaqe prej 850 metrash katrorë. Asfaltimi vjen si pjesë e investimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë zonë të Çairit. Sipas komunës, paraprakisht të gjitha objektet në këtë pjesë të lagjes janë lidhur me sistemin e ri të ujësjellësit, ndërsa paralelisht po zhvillohet edhe çaktivizimi i rrjetit të vjetër. “Sot po asfaltojmë një pjesë prej 850 m² të rrugës ‘Remzi Hoxha’, pasi paraprakisht të gjitha objektet i…
Irena Beqiraj, ish-zëvendës ministre e Financave ka reaguar mbi debatin ne lidhje me pagat e gjyqtareve dhe prokurorëve duke ju përgjigjur edhe deklarateve të kryeministrit Edi Rama se ata do të kenë pagat më të larta ne rajon. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Beqiraj ironizon se Shqipëria ka Kryeministrin më të paguar në Rajonin e Ballkanit dhe evidenton raportin mes pagës së Kryeministrit dhe pensioneve në Shqipëri. Në ironinë e saj, Beqirajt e krahason rrogën e Kreut të qeverisë me pensionet në vend, ku Edi Rama e ka pagën e tij mujore 25 herë më shumë se pensioni mesatar…
Deputetja tashmë e pavarur, Marjana Koçeku ka komentuar çështjen e Belinda Ballukut, të cilës pak ditë më parë iu sekuestrua edhe një vilë tjetër luksoze në zonën e Palasës. E ftuar në News24, “neomalësorja” tha se gjithçka lidhet me pandëshkueshmërinë, ndërsa theksoi se i gëzohet presionit të Komisionit Evropian për drejtësinë. “Te pandëshkueshmëria politike rrjedhin shumë probleme të drejtësisë dhe politikës, por edhe mendësisë që është kultivuar prej politikës. Shteti ka një rol edukues ndaj shoqërisë dhe jo anasjelltas. Në këto vite është mbjellë në strukturat shoqërore një edukim i gabuar në drejtimin e të drejtës dhe meritorkacisë. Unë u…
Gjumi është një proces kompleks që kërkon më shumë se thjesht të shtrihesh në shtrat. Ajo që bëni gjatë orëve të fundit të mbrëmjes ka një ndikim të rëndësishëm në cilësinë e gjumit tuaj, duke ndikuar në sa shpejt flini dhe si ndihemi në mëngjes. Shumë zakone që duken të padëmshme në dukje, në fakt, […] The post 7 zakone që duhet të shmangni për një gjumë të qetë appeared first on InfoKosova.
Bella da Morire Po thonë se Bella da Morire, alias Bella Balluku, është më hajdute se Imelda Marko, më budallaqe se Elena Çaushesku, më e vrazhdë se Nexhmije Hoxha, më shpirtzezë se të treja bashkë. Ka edhe që janë të mendimit se Bella da Morire vuan gjithashtu nga sindroma e superioritetit iluzor, si dhe nga çrregullimi aktiv i agresivitetit pasiv gjatë komunikimit oral. S’është çudi Bella da Morire të jetë e tillë. Madje duket pak. Duke lënë mënjanë çrregullimet psiqike më se evidente te çdonjëra nga të katra, hajdutëria e të trejave duket çikërrimë ndaj grykësisë shtazarake të Bellës da…
Ledri Vula ka ndarë me ndjekësit disa momente të veçanta me vajzën e tij, Poem, duke treguar edhe një herë lidhjen e ngushtë që ka me të. Në tri fotografi të publikuara në Instastory, reperi shfaqet në momente të ndryshme me të bijën, shkruan Indeksonline. Në njërën prej tyre, Ledri shihet duke e përqafuar Poem, ndërsa në një tjetër vogëlushja shfaqet me një yll në duar, ku shkruhet “Mirë se erdhe”. Momenti që tërhoqi vëmendjen është edhe fotografia e tretë, ku Poem shihet e ulur në një bibliotekë të madhe, mes rafteve të mbushura me libra. Me këtë postim, Ledri…
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me kërcënimin me jetë ndaj gazetarit Osman Stafa pas publikimit prej tij të pamjeve nga protesta përpara Kuvendit. Në reagim theksohet se rasti nuk mund të trajtohet si një episod i vetëm dhe se kjo ngjarje është pjesë e një klime gjithnjë e më armiqësore ndaj fjalës së lirë, të krijuar nga një qeveri që i përgjigjet denoncimit me presion, intimidim dhe frikësim PD kërkon identifikimi dhe vënien përpara drejtësisë të autorit të kërcënimit; zbardhjen e lidhjes së mundshme ndërmjet kërcënimit dhe pamjeve të publikuara; identifikimin zyrtar të katër punonjësve të policisë dhe sqarimin…
Grupi izraelit për të drejtat e njeriut B’Tselem akuzoi sot Izraelin se synon të zhdukë praninë palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar përmes një sërë politikash të ndërlidhura që synojnë riformësimin e territorit, transmeton Anadolu. Në një deklaratë, grupi tha se Izraeli po përdor njëkohësisht pesë mekanizma që përforcojnë njëri-tjetrin për të shpërbërë praninë kolektive palestineze dhe për të vendosur prani dhe sovranitet të përhershëm izraelito-hebre në territor. B’Tselem tha se politika izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar hyri në një fazë të re në fund të vitit 2022, e karakterizuar nga politika gjithnjë e më të hapura dhe të…
Një efektiv i Forcës së Posaçme “Shqiponja” është pezulluar nga detyra, pasi u publikua një video ku shfaqet duke goditur me grusht një protestues të prangosur gjatë tubimit të sotëm në Tiranë. Ngjarja është filmuar në Rrugën e Durrësit, ndërsa pamjet janë publikuar në rrjetet sociale. Pas publikimit të videos, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka urdhëruar menjëherë pezullimin e efektivit. Bëhet fjalë për inspektorin J. H., pjesë e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Krahas pezullimit, ndaj tij ka nisur edhe një hetim disiplinor për përdorim të paligjshëm dhe të paarsyeshëm…

