Disa ditë pasi Gjykata caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, në lidhje me rastin ku përmendet Edi Kuçi, Jozi ka reaguar për herë të parë publikisht, duke zgjedhur rrjetet sociale për të komunikuar me ndjekësit e tij. Artisti ka thyer heshtjen përmes një postimi të publikuar në “Instastory”, ku shfaqet në një ambient të qetë, pranë një oxhaku, teksa lexon një libër. Fotografia shoqërohet me një mesazh të shkurtër, por domethënës, përmes të cilit Jozi falënderon të gjithë ata që janë interesuar për gjendjen e tij dhe i kanë qëndruar pranë gjatë ditëve të fundit. “Duke e…
Author: almakos
Policia greke ka kryer tre arrestime për rrahjen brutale të një burri indian në orët e para të së shtunës në Thiva. Sipas radiothiva.gr, bëhet fjalë për dy burra me origjinë shqiptare dhe një grek, të cilët konsiderohen të dyshuar për sulmin. Incidenti ndodhi rreth orës 06:00 në rrugën Dirkis, ku dyshohet se të tre sulmuan burrin. Kur viktima u përpoq të ikte drejt rrugës qendrore për këmbësorë të Thivës, autorët dyshohet se e ndoqën atë, duke vazhduar ta rrihnin barbarisht. The post Rrahin barbarisht indianin, arrestohen dy shqiptarë dhe një grek appeared first on Gazeta Shqiptare Online.
Presidenti amerikan Donald Trump thotë se Shtetet e Bashkuara janë të hapura për rikthimin e negociatave me Iranin, por thekson se vendimi përfundimtar për angazhimin do të merret nga Uashingtoni. Trump deklaroi se Irani dëshiron me urgjencë një marrëveshje paqeje, ndërsa sinjalizoi se administrata amerikane është e gatshme të shqyrtojë mundësinë e rinisjes së bisedimeve me Teheranin. Në një postim në Truth Social, presidenti amerikan tha se Teherani dëshiron që marrëveshja të arrihet “shpejt dhe me çdo kusht”, por paralajmëroi se koha dhe mënyra e angazhimit të SHBA-së do të vendosen nga Uashingtoni. “Jemi të hapur për të rifilluar negociatat…
Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters i ka kushtuar një artikull të gjerë procesit gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, aktgjykimi për të cilin pritet të shpallet të mërkurën në Hagë. Reuters e konsideron vendimin një moment me rëndësi të veçantë jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin, ndërsa në vend po shtohet vëmendja dhe pritshmëria për vendimin e gjykatës. “Në qytete të ndryshme të Kosovës janë vendosur ekrane të mëdha ku shfaqet numërimi mbrapsht deri në shpalljen e aktgjykimit, i cili pritet të nisë në orën 10:00 në Hagë. Të shtunën, mijëra…
Lola Haradinaj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e saj të fundit, duke u shfaqur edhe një herë me një stil elegant dhe të kuruar. Bashkëshortja e politikanit Daut Haradinaj është shfaqur në një veshje që ka nxjerrë në pah elegancën dhe shijen e saj për modën. Lola ka zgjedhur një fustan të gjatë dhe të zi, një kombinim klasik që duket se i ka shkuar për mrekulli. Veshja i ka dhënë asaj një pamje elegante dhe mjaft të rafinuar, ndërsa paraqitja e saj ka marrë vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale. Me një stil që shpesh karakterizohet nga…
Në ditën e 107 të revoltës, protestuesit kanë vijuar tubimin me një marshim në disa prej rrugëve të Tiranës. Gjatë lëvizjes së tyre në kryeqytet, protestuesit kanë hedhur thirrje kundër qeverisë, ndërsa një prej sloganeve të përsëritura ishte “Arrestoni Ramën, lironi qytetarët”. Marshimi u ndal fillimisht pranë Bllokut të Sigurisë, në rrugën “Mine Peza”, ku protestuesit shprehën mbështetjen e tyre për personat e ndaluar gjatë protestave. Më pas, turma u zhvendos në drejtim të Prokurorisë së Tiranës, ku protestuesit vijuan me thirrjet e tyre dhe përcollën mesazhet kundër qeverisë. Protestuesit deklarojnë se nuk do të tërhiqen dhe se do të…
Një skemë e re abuzimi me fondet e ushtrisë shqiptare ka dalë në dritë, duke zbuluar detaje tronditëse të menaxhimit të parave publike dhe përfshirjes së individëve të dyshimtë në kontrata shtetërore. Investigimet mediatike, të nisura fillimisht nga indiciet e dhëna nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, kanë zbërthyer skemën se si rreth 30 milionë euro nga taksat e shqiptarëve kanë përfunduar në llogaritë e kompanisë “Timak Defense”. Sipas të dhënave të publikuara, kjo kompani është krijuar si një bashkëpunim mes kompanisë shtetërore “Kayo” dhe personave privatë. Edhe pse shteti zotëron vetëm 20% të aksioneve, ai mban të gjithë peshën e financimit.…
Këshilli Organizativ i Aleancës për Shqiptarët, në mbledhjen e mbajtur në selinë e partisë në Tetovë, konfirmoi unanimisht mbështetjen e plotë për kandidaturën e Arkin Jahiut, kandidat i AKI-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës, theksohet në komunikatën e ASh-së për media. Nga kjo parti theksjnë se bashkimi i votes shqiptare dhe bashkëpunimi me AKI-në janë thelbësore që komuna e Bërvenicës të ketë, përfaqësim që pasqyron vullnetin e qytetarëve të saj ‘’Aleanca për Shqiptarët do të angazhojë të gjitha strukturat dhe aktivistët e saj për një rezultat fitues në Bërvenicë. Bashkimi i votës shqiptare dhe bashkëpunimi brenda AKI-së janë thelbësore…
107 ditë protestë kundër kryeministrit Edi Rama. Shqiptarët shprehen të vendosur se revolta nuk do të ndalet deri në largimin e kryeministrit. Marshimi në rrugët e Tiranës, vijon me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Shqipëria po bën revolucion”. Më 12 shtator u mbajt protesta kombëtare ku iu bashkua edhe “Diaspora”, me mesazhin kryesor, dorëheqjen e Ramës. Gjithashtu edhe gjatë paradites së sotme, u zhvilluan protesta në orët e para të mëngjesit, ndërsa pati edhe të shoqëruar nga policia. The post Marshim-protestë në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion, Rama jepe dorëheqjen appeared first on Gazeta…
Komisioni i ngarkuar nga Këshilli Bashkiak i Divjakës për përgatitjen e relacionit kundër shkrirjes së Bashkisë Divjakë, ka dalë në terren për të marrë mendimin e qytetarëve përmes dëgjesave publike. Dëgjesa e parë u zhvillua në Divjakë, ku përveç anëtarëve të komisionit, salla ishte e mbushur plot me qytetarë. Takimi nisi me tone të ashpra, pasi disa prej pjesëmarrësve kërkuan praninë e deputetes së zonës, si dhe të përfaqësuesve nga hartuesit e Reformës Territoriale. Gjatë takimit, kryetari i Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, informoi pjesëmarrësit mbi relacionin e përgatitur nga komisioni, material i cili do të paraqitet në Kuvend për të…
Bashkëshorti i këngëtares së njohur shqiptare, Genta Ismajli, Huseyin Usta, ka reaguar pas lajmit të trishtë për ndarjen nga jeta të babait të saj. Përmes një postimi në InstaStory, ai ka ndarë një fotografi me të ndjerin, duke e shoqëruar me një mesazh prekës në kujtim të tij. “Babi, do të jetosh gjithmonë në zemrat tona. Jemi shumë mirënjohës që patëm mundësinë të të njohim dhe që një njeri me një zemër kaq të mirë, fisnike dhe të çmuar preku jetët tona”. “Nuk do të të kujtojmë vetëm, por do ta mbajmë dashurinë tënde, zemrën tënde të bukur dhe kujtimet…
Aktivisti Gent Progni ka ngritur shqetësimin për rritjen e çmimit të naftës, duke deklaruar se kostoja e karburantit nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve, por reflektohet drejtpërdrejt edhe në çmimet e produkteve. “229 lekë për një litër naftë dhe mos bëni gabimin të mendoni se kjo është vetëm fatura e atij që ka makinë. Ai litër futet në kamionin që sjell domatet, që sjell qumështin, në makinat e fermerit, në furnizimin e dyqanit dhe pastaj ai litër vjen dhe ulet në tavolinat tuaja“, tha ai. Ai bëri thirrje për vijimin dhe zgjerimin e protestës, duke kërkuar pjesëmarrje gjithnjë e më…

