Kur Amerika bombardoi tri centralet e mëdha të Iranit, operacioni special “Çekani i Mesnatës” solli panik në Izrael duke e vendosur atë nën alarm. Sirenat u aktivizuan në të gjithë qytetet, përfshirë Tel Avivin dhe Jerusalemin, teksa raketat iraniane drejt Izraelit ishin një sinjal alarmant për situatën e tensionuar në rajon. Kryetarja e Komitetit “Amerikano-Hebraik”, Avital Leibovich, e cila ndodhet në Jeruzalem, ndau mendimet e saj për këtë situatë shqetësuese gjatë një interviste për Klan Kosova. Ajo thekson se ky sulm ndaj caqeve queqësore në Iran dëshmon se sa e fortë është koordinimi mes Qeverisë së Izraelit dhe asaj Amerikane.…
Author: almakos
Nën organizimin e SHK “Vizioni-M” , Klubi i Shahut “Anpasan”, gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar turneun e pestë me radhë të shahut, e cila është realizuar në ambientet e hotelit “Scardus”, Kodra e Diellit. Aktivitetit i cili tashmë është kthyer në një traditë për adhuruesit e këtij sporti intelektual, duke mbledhur shahistë të të gjitha moshave dhe niveleve nga vende të ndryshme, si: Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Bullgaria. Loja e inteligjencës e cila tash e sa vite ka marr trajtesën e saj trandicionale, me pjesëmarrjen e 180 garuesve, pak më parë ka shpallur rezultatet e 5…
Rama shprehet se regjimi teokratik në Iran prej 70 vitesh bën propagandë kundër vendeve perëndimore dhe madje ka bërë thirrje të hapur për shkatërrimin e tyre. Sipas tij një shtet i tillë nuk duhet lejuar të ketë armë bërthamore. Shqipëria, shton Rama, është përkrah përpjekjeve të presidenti të SHBA-së Donald Trump për të mos lejuar Teheranin të zotërojë armë bërthamore. Irani, nënvizon Rama, nuk është thjesht një shtet tjetër që zotëron armë bërthamore, as edhe një diktaturë me ambicie të tilla. Por kemi të bëjmë me një regjim teokratik, e cila në retorikën e saj ushqen propagandë për fundin e…
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së dielës, rreth orës 17:05 në aksin nacional Prrenjas-Librazhd, në Qukës, në vendin e njohur si “Lokali i Zenelit”. Sipas informacioneve paraprake në aksident janë përfshirë tre automjete, duke shkaktuar plagosjen e tre qytetarëve, mes tyre një person që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit nga shërbimi i ambulancës. Nga përplasja janë shkaktuar gjithashtu dëme të konsiderueshme materiale. Për shkak të ngjarjes, qarkullimi i automjeteve në këtë segment po vijon me një krah, duke krijuar vonesa në lëvizje. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e…
Panairi i Parë i Librit Shqip është zhvilluar në Preshevë. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, kryeministri Edi Rama bën me dije se panairi u zhvillua falë mbështetjes së qeverisë shqiptare. Gjithashtu Rama bën me dije se së shpejti Shqipëria do të nënshkruajë një tjetër marrëveshje bashkëpunimi enkas për Preshevën. Sipas kryeministrit marrëveshja do të mundësoje projekte e programe shkëmbimi profesionale, ture e eksperienca krijuese, mbështetje teknike e promovim traditash, arti, kulture e trashëgimie. Postimi i plotë Panairi i Parë i Librit Shqip në Preshevë, falë mbështetjes së Qeverisë Shqiptare Së shpejti, një tjetër marrëveshje bashkëpunimi enkas…
Google ka njoftuar një veçori inovative eksperimentale të njohur si Audio Overviews, e cila fut fragmente audio të gjeneruara nga inteligjenca artificiale direkt në rezultatet e kërkimit të përdoruesve në pajisjet mobile. Kjo veçori e re, e mbështetur në modelet e avancuara të Google Gemini, ofron mundësinë që pyetje komplekse të shndërrohen në fragmente të shkurtra audio, duke lejuar përdoruesit të përfitojnë informacion pa nevojën e leximit të gjatë të artikujve. Ky revolucion në mënyrën e kërkimit sinjalizon një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si përdoruesit ndërveprojnë me informacionin në internet. Audio Overviews është një vazhdimësi e përpjekjeve të…
Në zemër të Çarshisë së Shkupit, përtej gurëve të vjetër dhe rrugicave me histori, po mbizotërojnë idetë e të rinjve që kanë vendosur t’i japin një frymë moderne traditës. Biznese të reja, lokale me stil unik dhe shumë pasion, një mozaik ku modernja ndërlidhet me tradicionalen. Disa prej këtyre të rinjve ndanë me Tv Shenja rrugëtimin e tyre – nga ideja fillestare deri tek hapja e lokalit, sfidat që përballuan, mbështetjen që morën dhe veçantinë që përpiqen të sjellin çdo ditë. Pronari i kafenesë “Cherry”, Omer Matoshi, tregoi se kjo rrugicë më parë ka qenë e mbushur me zanatlinjë dhe…
Ditën e hënë (22 qershor) vendi ynë do të ketë mot të qëndrueshëm dhe të kthjellët, me orë të gjata me diell në të gjithë territorin. Era do të fryjë lehtë, me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6-9m/s. Valëzimi në det do të jetë i ulët, i forcës 1 ballë.
Interpol Tirana ka finalizuar ekstradimin nga Greqia në Shqipëri të shtetasit Armand Mevlani, 45 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për grabitje me armë. Ngjarja ka ndodhur në mars të vitit 2021, kur Armand Mevlani, në bashkëpunim me një person tjetër, vodhi bizhuteri në një argjendari në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër, duke kanosur shitësin me armë zjarri. Gjykata e Gjirokastrës kishte caktuar ndaj tij masën “arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim”. Ekstradimi u krye në kuadër të operacionit “The Wanted”, në bashkëpunim me autoritetet greke. Njoftimi i policisë: Interpol Tirana Në vitin 2021,…
Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski tha se në mes të korrikut pritet të vijnë ofertat e para pas shpalljes së tenderit për blerje të 120 autobusëve elektrikë.Nikolloski tha se prej tyre, 80 do të ndahen për Qytetin e Shkupit, ndërsa theksoi se është paraparë që së bashku me autobusët, të vijnë edhe stacionet për mbushje. “Është shpallur thirrje publike, ose tender për furnizim me 120 autobusë elektrikë, ekologjikë. Ofertat mblidhen në afat prej 30 ditëve, sipas Ligjit për Prokurime Publike, dhe duhet në mes të korrikut të arrijnë ofertat. Presim që nga këto 120, 80 të jenë për transportin publik…
Tingujt e serenatës, u ngjitën në skenën e Odeonit përmes zërave të brezave të ndryshëm të artistëve, që sollën ndjenja dashurie dhe jo vetëm. Ky aktivitet i veçantë, i mbështetur nga Birra Korça, birra e parë shqiptare, e cila prej vitesh investon në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare. “Serenatë mbi Liqen” u kthye në një festë të vërtetë muzikore buzë liqenit. Nëpërmjet korit “Nostalgjia”, dirigjenti i njohur Jovan Shuke theksoi se serenata pogradecare mbetet gjallë falë pasionit të brezave që vijnë. “Unë shpresoj që këto ta mësojnë serenatën pogradecare. Është një periudhë që ka hyrë një rrymë tjetër,…
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, njoftoi sot se 300 automjete të drejtuara dhe të parkuara nga mjekët dhe punonjësit e tjerë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, në vend që të parkohen në parkingun e Klinikës, do të duhet të parkohen diku tjetër, 5 minuta larg spitaleve, duke filluar që nga 1 korriku, për të liruar vend pacientëve. Për këtë qëllim, siç njoftoi Ministri, Ministria e Shëndetësisë ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me “Limak” dhe vendet e parkimit janë liruar atje. Pra, stafi mjekësor do të duhet të parkojë në vend që të parkojë në Klinikë, në parkingun e Hotelit “Limak”.…

