Me marrjen e detyrës për mandat të katërt, qeveria “Rama 4” ka vënë në plan të parë një sërë vendimesh që synojnë të adresojnë sfidat kryesore sociale dhe ekonomike të Shqipërisë. Mes pritshmërive të qytetarëve për përmirësim të jetesës së përditshme, janë disa prej reformanve që priten të ndryshojnë disa fusha kyçe. MBROJTJA E PRONËS Në qendër të paketës së parë me vendime që po hartohen është mbrojtja e pronës dhe kontrolli i ndërtimeve pa leje. Këshilli i Ministrave synon të miratojë një ligj ose paketë ligjore që ndërhyn me instrumente të reja për të parandaluar ndërtimet jashtë normave, të…
Author: almakos
Shpenzimet për pensionet pritet të shënojnë një tjetër rekord në vitin 2026, duke kaluar për herë të parë pragun e 200 miliardë lekëve. Sipas vendimit më të fundit të Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), fatura e përgjithshme e pensioneve do të arrijë në rreth 2 miliardë euro, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2025. Aktualisht, për vitin aktual janë planifikuar 192.3 miliardë lekë, por vetëm një vit më vonë kjo shumë do të rritet me 11.7 miliardë lekë. Nëse kjo shtesë do të shpërndahej në mënyrë të barabartë për të gjithë përfituesit, çdo pensionist do të…
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Çermë–Divjakë. Automjeti tip Volkswagen Passat, ku udhëtonin katër persona, po dilte nga rruga e Çermë Sektorit në drejtim të autostradës, por drejtuesi nuk arriti të frenojë dhe makina përfundoi në kanal. Përplasja rezultoi fatale për njërën prej pasagjereve, ndërsa tre personat e tjerë u plagosën rëndë dhe po marrin trajtim mjekësor në spital. Si pasojë e plagëve të marra humbi jetën 47-vjeçarja Majlinda Sula. Të plagosur mbetën drejtuesi i mjetit, 63-vjeçari Ferit Mekshi, Afërdita Mekshi 37…
Një papagall nga Kina ka arritur të hyjë në librin e Rekordeve Botërore Guinness për aftësitë e tij të jashtëzakonshme në identifikimin e ngjyrave, duke vendosur një standard të ri për inteligjencën e kafshëve shtëpiake. Xiaogui, një papagall i rritur nga Qin Feng, ka arritur të identifikojë 10 ngjyra të ndryshme në një kohë rekord prej 33.5 sekondash. Ky arritje e jashtëzakonshme tregon se si stërvitja dhe dashuria për kafshët mund të sjellin rezultate të mahnitshme. Gjatë provës së tij, papagalli bëri një gabim të vogël duke vendosur një top rozë të errët në një enë rozë të çelët, por…
Eksperti i sigurisë Agim Musliu ka analizuar vendimin e Shteteve të Bashkuara për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën, duke e cilësuar këtë veprim si një situatë që nuk dëmton marrëdhëniet mes dy vendeve. A është vërtet kështu? Musliu thekson se pezullimi i dialogut nuk është një shenjë e prishjes së raporteve, por një proces normal në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai shprehet se marrëdhëniet Kosovë–SHBA kurrë nuk kanë qenë më të forta, duke theksuar se Amerika mbetet mbështetësja më e madhe e sovranitetit të Kosovës. Një nga aspektet më të rëndësishme të kësaj aleance është bashkëpunimi ushtarak. Kosova ka arritur marrëveshje…
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, në fshatin Cermë Sektor. Raportohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka humbur jetën pasagjerja në makinë, 47-vjeçarja me iniciale M. S.. Ndërkohë të plagosur kanë mbetur 37-vjeçarja me iniciale A. M. dhe një 15-vjeçar, pasagjeër në mjet, si edhe vet drejtuesi i makinës, 63-vjeçari me iniciale F. M., i cili u arrestua nga policia. Njoftimi: Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit: -F. M., 63 vjeç, banues në Çermë Sektor, pasi mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, në fshatin Cermë Sektor, duke drejtuar automjetin…
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare por kalimtare përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të arrijë shpejtësi deri 10m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Ambasada Amerikane në Prishtinë ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën. Ky vendim ka ardhur pas shqetësimeve të Uashingtonit për disa veprime dhe deklarata të qeverisë kujdestare, të cilat, sipas SHBA-së, kanë rritur tensionet dhe pasigurinë politike. Nuk ka prishje të marrëdhënieve me Kosovën Deklarata e ambasadës thekson qartë se ky hap nuk nënkupton prishje të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Kosovës. Përkundrazi, Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të punuar me popullin e Kosovës, duke theksuar se partneriteti është ndërtuar mbi qëllimin e përbashkët për paqe, stabilitet dhe zhvillim ekonomik. Mesazhi i…
Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Besëlidhja AKI, Bujar Osmani, sonte ka vazhduar takimet me qytetarët, ku në një bashkëbisedim në familjen Mustafa, u shtjelluan tema të rëndësishme që preokupojnë qytetarët e Çairit. Postimi i plotë i Osmanit: Në familjen e nderuar dhe bujare Mustafa patëm një bashkëbisedim tejet produktiv, ku u prekën çështjet më të ndjeshme që preokupojnë qytetarët e Çairit. Atmosfera mikpritëse dhe fjala e sinqertë e kësaj familje janë dëshmi se Çairi ka burime të pashtershme energjie, vullneti dhe dashurie për vendin tonë. Të gjithë ndajmë të njëjtat brenga: nevojën për institucione që punojnë me transparencë,…
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka thënë se po mirëpritet ngrohtësisht nga familjet shqiptare në këtë komunë, duke theksuar mbështetjen e gjerë për vizionin e tij. Gjatë një vizite tek familja Elmazi në Fushë Topanë, Mexhiti tha se u prit me mikpritje vëllazërore dhe bisedoi për projektet që synon t’i realizojë për zhvillimin e Çairit. “Mbështetja është evidente në çdo lagje. Fitorja jonë është e pashmangshme, sepse Çairi është diamant”, deklaroi ai. [embedded content] MARKETING
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një postim në rrjetin social facebook, ka shkruar se sot ASH ka mbajtur Kuvendin e V-të, ku janë dakorduar për listat dhe kandidatët e zgjedhjve lokale. Postimi i plotë i Taravarit në vijim: Sot mbajtëm Kuvendin e V të Aleancës për Shqiptarët dhe të gjithë, pa asnjë përjashtim, konfirmuam që këtë Betejë do e fitojmë si AKI, me lista e me kandidatë të mrekullueshëm që janë plot vlera e dedikim. Ishte kënaqësi konfirmimi i Flakron Bexhetit si nënkryetar i partisë tonë.T’gjithë ecim të bindur drejt Fitores së Tetorit! [embedded content] MARKETING
Rrjeti masiv i bunkerëve të Luftës së Ftohtë në Evropë, i cili dikur shërbente për mbrojtjen e qytetarëve nga sulmet bërthamore, tani po rikthehet në qendër të vëmendjes. Frika nga përshkallëzimi i krizave gjeopolitike ka nxitur interesin për strehimore bërthamore private, duke i bërë ato një opsion tërheqës për ata që kërkojnë siguri personale. Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, shumica e bunkerëve u braktisën, duke u kthyer në muze ose duke u çmontuar. Megjithatë, situata aktuale gjeopolitike ka bërë që shumë individë dhe familje të shqetësohen për sigurinë e tyre, duke i bërë bunkerët privatë një investim të rëndësishëm.…

