Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Zelanden e Re, ku një grua ka thyer një rekord botëror duke vrapuar zbathur mbi tulla Lego. Ajo arriti të përfundojë distancën prej 100 metrash në vetëm 24.75 sekonda, duke treguar forcën dhe qëndresën e saj të jashtëzakonshme. , emri i saj, ka bërë histori duke u bërë mbajtëse e rekordit Guinness për 100 metrat më të shpejtë këmbëzbathur mbi tulla Lego. Ky rekord është një dëshmi e vullnetit të saj të fortë dhe pasionit për sfidat e reja. Pista e garës ishte e mbuluar me tulla Lego të dhuruara nga Imagination Station,…
Author: almakos
Nesër pritet mot më i freskët në vend, njoftojnë nga enti për punë hidrometeorologjike. Ata bëjnë të ditur se nga nesër pasdite moti do të jetë i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima. “Moti nesër pasdite, gjatë natës dhe të hënën në mëngjes do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe të paqëndrueshme me shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima. Të hënën do të fryjë erë e fortë veriore gjatë gjithë ditës (lokalisht mbi 60 kilometra në orë) ndërsa nga e marta moti do të jetë i qëndrueshëm dhe i ngrohtë. MARKETING
Një zjarr ka shpërthzer në kompaninë “Zero Mbeturina” në Turbarevë, ndërsa në shuarjen e tij janë përfshirë disa ekipe nga Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri e Qytetit të Shkupit, që paraprakisht kanë ndërhyrë edhe në shuarjen e zjarrit në Fabrikën e vjetër të Çimentos në rrugën “Gornovranovska” në Lisiçe të Epërme, konfirmuan nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Brigada për Mbrojtje nga Zjarri e Qytetit të Shkupit. MARKETING
Sot në orën 18:00, në Muzeun e Artit Bashkëkohor, kandidati për Çair, Bujar Osmani, dhe arkitekti botërisht i njohur Michel Rojkind do të prezantojnë “Vizionin Çair 2040”, një plan, siç thuhet në njoftimin e BDI-së, gjithëpërfshirës, guximtar dhe transformues për zhvillimin e Çairit. “Për herë të parë në histori, Çairi merr një vizion të qartë dhe afatgjatë, një strategji dhe një plan zhvillimi që vendos në radhë të parë nevojat e qytetarëve. Plani parashikon infrastrukturë moderne të komunikacionit, sheshe të reja, parqe të gjelbra, hapësira publike dhe ambiente të sigurta për jetesë, lëvizje dhe shoqërim. Çairi fiton një të ardhme…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zhvilloi një vizitë pune në Departamentin e MPB-së në Strugë dhe në Stacionin e Policisë Kufitare në Qafë Thanë. Gjatë takimeve me punonjësit e policisë, ai theksoi rëndësinë e masave të sigurisë në prag të zgjedhjeve lokale. “Në pritje të zgjedhjeve të ardhshme lokale, tashmë janë ndërmarrë aktivitete operative për të siguruar një proces zgjedhor paqësor dhe të sigurt”, deklaroi ministri Toshkovski. Ai gjithashtu vuri në dukje rritjen e dukshme të qarkullimit kufitar gjatë sezonit veror mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Në veçanti, në pikën kufitare të Qafë Thanës është regjistruar një…
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka vizituar sot familjen e Martin Canit, 14-vjeçarit që u godit për vdekje me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj, krim i ndodhur më 18 nëntor 2024 pak metra larg shkollës “Fan Noli” në Tiranë ku dy adoleshentët arsimoheshin.. Ai e cilëson ngjarjen një dramë të rëndë që ka lënë plagë të thella në shoqërinë shqiptare dhe një kambanë alarmi për të gjithë. “Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani pas një konflikti në shkollë ishte një dramë e rëndë që tronditi opinionin dhe trembi çdo familje. Ngjarje të tilla nuk duhet të harrohen kurrë,” shkruan Salianji, duke…
Banorët e Valbonës po përballen me aksionin e IKMT-së për shembjen e banesave, që i kanë ndërtuar me mund e me djersë. [embedded content] Një i moshuar, i cili ngriti banesën para zgjedhjeve, u shpreh se policia pasi kishte parë punimet i tha që “Ja pafshi hajrin”. I moshuari shtoi se ka 30 vite që ia jep votën Edi Ramës, duke shtuar se ” të më pushkatosh tani është gjynah”. “Policja tha ‘A ke ngatërresë me dikë? Ia pafshi hajrin’. Para votimeve i kemi bërë, 30 vite kam që ia jap votën Edi Ramës, se kam qenë komunist i Enver Hoxhës, dhe…
Qytetarët sot janë më të përgatitur teknologjikisht se kurrë më parë, që është bazë dhe detyrim për pjesëmarrje më të madhe dixhitale në sistemin shëndetësor, tha ministri i Shëndetësisë Azir Aliu në panelin mbi dixhitalizimin dhe teknologjitë e reja në kujdesin shëndetësor, i cili mbahet në kuadër të Kongresit të 21-të të Mjekëve, në organizim të Shoqatës Mjekësore të Maqedonisë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se paneli theksoi nevojën për ndërveprim të plotë të sistemeve dhe shkëmbim të të dhënave, përdorim më të madh të mjeteve ekzistuese për analiza dhe parashikime të nevojave, krijimin e një rrjeti kombëtar radiologjik (PACS)…
Policia ka arrestuar një 29-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, në kërkim nga autoritetet austriake, i cili tentoi të dilte nga Republika e Shqipërisë. “Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim që tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Thanës ndaluan në dalje shtetasin maqedonas M. G., 29 vjeç, banues në Veleshtë, Maqedonia e Veriut”, informuan blutë. 29-vjeçari rezultoi se ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Viena, Austri si i dyshuar për kryerjen…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të fortë që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, duke rikonfirmuar synimin e tij për të hetuar financierin miliarder George Soros. Ai e akuzon atë për përfshirje në organizimin e protestave të dhunshme në SHBA, duke e trajtuar këtë çështje si një rast RICO, një ligj federal që përdoret për të luftuar organizatat kriminale. “Do ta shqyrtojmë rastin e Sorosit, sepse mendoj se është një rast RICO kundër tij dhe njerëzve të tjerë. Kjo është më shumë sesa thjesht protesta. Ky është një agjitacion i vërtetë,” tha Trump në…
Pas ndërhyrjes në fshatin turistik të Thethit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zhvendosur aksionin e tij në Parkun Kombëtar të Valbonës, Tropojë, ku prej ditës së djeshme ka nisur shembjen e banesave dhe ndërtimeve të konsideruara pa leje. Sipas IKMT, të premten u prishën 8 objekte të ngritura me betonarme, ndërsa këtë të shtunë janë planifikuar për t’u shembur edhe 12 struktura të tjera betoni dhe ngrehina. “Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), me mbështetjen e Policisë së Shtetit, po vijon aksionin në Parkun Kombëtar të Valbonës, Tropojë, për prishjen e ndërtimeve të paligjshme. Pas aksionit të…
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar dhe aktualisht nuk ka ndonjë ngarkesë të theksuar. Në të gjitha pikat kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut, qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të gjata si në hyrje ashtu edhe në dalje nga vendi. Nga data 3 shtator 2025, për një periudhë prej dy javësh, do të zhvillohen punime kërkimore-ndërtimore në aksin rrugor Gostivar–Tetovë, konkretisht në segmentin nga pika e pagesës në Tetovë deri te pika e pagesës në Gostivar. Për këtë arsye, trafiku në këtë pjesë do të organizohet sipas një regjimi të përkohshëm të qarkullimit. Gjithashtu, sipas…

