Një gjykatëse federale në SHBA i ka kërkuar OpenAI-t të ndalojë përdorimin e emrit “IO” në marketingun e bashkëpunimit të tyre të ri me Jony Ive, për shkak të një mosmarrëveshjeje për markën tregtare. Kompania IYO, një start-up e mbështetur nga Google, ka ngritur padi për shkelje të markës tregtare dhe gjykata ka vendosur që çështja të vazhdojë në një seancë në tetor. Kjo është një situatë delikate për OpenAI, një kompani që është bërë e njohur për inovacionet e saj në fushën e inteligjencës artificiale dhe që tani po përballet me sfida ligjore që mund të ndikojnë në reputacionin…
Author: almakos
Për shkak të sulmit kibernetik të ndodhur më 20 qershor 2025 ndaj sistemit online të Bashkisë së Tiranës, është zgjatur afati për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet publike të kryeqytetit. Në një njoftim zyrtar, Bashkia bën me dije se platforma e-femijet.tirana.al aktualisht nuk është funksionale, ndaj prindërit mund të paraqiten fizikisht në datat 25, 26, 27 dhe 30 Qershor 2025, në Drejtorinë e Përgjithshme të Çerdheve dhe Kopshteve, te Rruga “Barrikadave”, për të kryer aplikimet për regjistrimin e fëmijëve dhe kalimet nga çerdhja në kopsht. Njoftimi: Te nderuar qytetare, Per shkak të sulmit kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë më datë…
Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET) miratoi sot Propozim-raportin për Maqedoninë e Veriut të përgatitur nga eurodeputeti austriak Thomas Weitz me 40 vota pro, 19 kundër dhe 10 abstenime. Pas miratimit të dokumentit, Waitz shprehu kënaqësinë që ai ishte votuar nga një shumicë e gjerë politike. “Jam krenar për gjithë punën e madhe që u bë për të gjetur kompromise në mënyrë që të mund ta miratonim këtë raport të ekuilibruar mirë me një shumicë të gjerë politike. BE-ja duhet të mbetet e bashkuar me fqinjët e saj në peizazhin sfidues gjeopolitik me të cilin përballemi. Maqedonia…
Prokuroria e Elbasanit ka vendosur konfiskimin e një pasurie me vlerë të konsiderueshme në pronësi të Arjan Kamamit, një shtetas i dënuar me vendim të formës së prerë në Belgjikë për veprimtari kriminale në fushën e prostitucionit. Sipas njoftimit zyrtar, Prokuroria ka kërkuar dhe marrë miratimin për konfiskimin e një objekti 2-katësh që funksiononte si bar, restorant dhe hotel, i ndodhur në zonën kadastrale nr. 2559 në Malasej, Cërrik. Pasuria ishte në emër të Kamamit, ndërkohë që hetimet treguan se ai nuk justifikonte burimin e të ardhurave me të cilat e kishte ndërtuar. “Prokuroria kërkoi konfiskimin e një objekti 2-katësh,…
Një ngjarje me armë zjarri është shënuar në orët e para të mëngjesit në Durrës. Një 21-vjeçar është plagosur në këmbë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e qytetit. I riu, i identifikuar si Luiz Sheqja, banues në Durrës, ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën mjekësore të nevojshme. Nga hetimet paraprake dyshohet se autori i plagosjes është 36-vjeçari Shpëtim Dedja, banues në Golem. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe është në ndjekje të tij. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur motivet dhe rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje. Njoftimi i policisë: Dyshohet se plagosi me…
Është bërë identifikimi i të moshuarit që u gjet i mbytur në lumin Shkumbin ditën e djeshme. Viktima është 78-vjeçari me inicialet I. J., banues në lagjen “Skënderbej”. Sipas informacioneve të dhëna nga familjarët, i moshuari vuante nga skleroza, çka ngre dyshime për një aksident tragjik. Policia ka dhënë njoftimin për rastin:“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për një shtetas të moshuar që u konstatua i mbytur në lumin Shkumbin, informojmë se u bë i mundur identifikimi i shtetasit I. J., 78 vjeç, banues në lagjen ‘Skënderbej’. Ky shtetas, sipas deklarimeve të familjarëve, vuante nga skleroza.”
Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një të riu në Tropojë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku në spitalin e qytetit është paraqitur 23-vjeçari Artur Buçpapaj, banues në Dojan, me plagë të shkaktuara nga goditja me mjet prerës. Fatmirësisht, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin mjekësor të nevojshëm. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se autori i ngjarjes është 18-vjeçari Orgen Lataj, banues në Bajram Curri, i cili pas incidentit është larguar dhe aktualisht ndodhet në kërkim nga policia. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, vijon…
Një përpjekje për grabitje në Salerno të Italisë ka përfunduar me të shtëna armësh dhe një të plagosur. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, kur tre shtetas shqiptarë u futën në një banesë me qëllim vjedhjeje, por u përballën me rezistencën e armatosur të pronarit. Burri, i cili e zotëronte armën me leje të rregullt, nuk hezitoi të qëllonte sapo vuri re praninë e grabitësve në shtëpinë e tij. Si pasojë, njëri prej autorëve mbeti i plagosur dhe u transportua me urgjencë në spital nga shërbimi i ndihmës së shpejtë. Dy shqiptarët e tjerë arritën të largohen dhe janë aktualisht…
Në lidhje me informacionet e fundit mbi përkeqësimin e situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme dhe mbylljen e hapësirës ajrore të disa vendeve në rajon, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme në RMV u bën thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që ndodhen në territoret e vendeve në këtë rajon të ndjekin portalet kombëtare të emergjencës dhe të veprojnë në përputhje me udhëzimet e institucioneve kompetente në këto vende. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve tanë që të përmbahen nga udhëtimet në vendet në këtë rajon, derisa situata e sigurisë të përmirësohet.…
Mbi 27 mijë maturantë do t’i nënshtrohen kësaj të marte provimit të fundit të maturës shtetërore, atij të Lëndës me Zgjedhje. Lëndët e përfshira në këtë provim janë të ndara në disa fusha: Kimi, Fizikë, Biologji, Histori, Gjeografi, Qytetari dhe Psikologji, Filozofi, Sociologji, Ekonomi, e të tjera. Nxënësit duhet të paraqiten në ambientet e shkollës në orën 08:30 ndërsa provimi nis në 10:00 dhe përfundon në 12:30. Këtë vit Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të ketë edhe teste të personalizuara për maturantët që janë me aftësi të kufizuara.
Sektori i blegtorisë është në rënie të lirë si për nga numri i krerëve dhe nga sasia e prodhimit. Të dhënat e reja nga INSTAT treguan për rënie të krerëve në të gjitha llojet e kafshëve për mish dhe qumësht, duke përfshirë edhe pulat gjate vitit 2024 në krahasim me 2023. Rënia e numrit të krerëve u reflektua edhe në nën-produktet mish dhe bulmet. Vetëm numri i koshereve po vjen në rritje. Këto zhvillime rrisin presionin për çmime më të larta, pasi në një kohë që ulet prodhimi kërkesa po rritet nga turistët, pasi edhe kuzhina shqiptare ka në bazë…
Gëzim Selmanaj u pa duke dalur nga zemra e kazanit, aty ku nxehtësia nuk matet me termometër por me frymëmarrje. Ai futet thuajse çdo ditë për të mbajtur në jetë një sistem të tërë që prodhon dritë për të tjerët. Në një ambient ku rreziku është i vazhdueshëm, Gëzimi përballet me kushte të jashtëzakonshme për të siguruar energji për familjet shqiptare. Vetëm siguri në të nuk ka, por ka zë. E ai zë, sot ka dalë nga kazani për të treguar se për dikë, drita nuk kushton me para, por me shëndet e durim. Gëzimi na sjell një pasqyrë të…

