Author: almakos

Gjatë fundjavës, si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga të gjitha departamentet e ministrisë së punëve të brendshme në rrugët e të gjithë territorit të vendit janë gjogitur 1549 persona. Më shumë se gjysma e tyre, ose më saktë 844, ishin për shkelje të trafikut që lidhen me tejkalimin e shpejtësisë. Ministria e Punëve të Brendshme informoi se 148 shkelje kanë qenë për parkim të papërshtatshëm, të ndjekura nga 145 shkelje për shoferët që drejtonin automjetin pa leje, si dhe 76 shkelje për shoferët që kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. MINISTRIA E PUNËVE TË…

Lexo më Shumë

Dy të rinj janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë mbajtur peng një 52-vjeçar në Kamzë. Përparim Mehmeti raportohet se është mbajtur peng për disa orë brenda një banese. Sipas informacioneve, dy autorët e pengmarrjes me iniciale E. Z., dhe E. N., të moshës 28-vjeç, kishin konflikte me djalin e të rrëmbyerit. Vijon…

Lexo më Shumë

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se kanë vashduar me punimet për ndërtimin e trotuarit përgjatë lumit në rrugën Gjoce Stojçevski.“Pas vendosjes së rrethojave rreth lumit Shkumbin, po vazhdojmë me ndërtimin e trotuarit përgjatë lumit në rrugën Gjoce Stojçevski.Ky projekt përfshin rregullimin e trotuarit në gjatësi rreth 300 metra, duke krijuar hapësirë më të sigurt dhe funksionale për këmbësorët.Kjo rrugë, përveçse do të lehtësojë qarkullimin lirë të banorëve të lagjes, do të shfrytëzohet edhe nga qytetarët që frekuentojnë banjën e qytetit.Me këto investime, po e bëjmë qytetin tonë më të rregullt, më të bukur…

Lexo më Shumë

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka deklaruar sot se synojnë ndërtimin e një shkolle të re dhe modern për fëmijët me nevoja të posaçme. Mexhiti ka thënë se Çairi do të jetë komunë për të gjithë, raporton SHENJA.“Çairi do të jetë komunë për të gjithë. Vizioni ynë është ndërtimi i një mjedisi të barabartë dhe të qasshëm, ku qytetarët me nevoja të posaçme gëzojnë mbështetje të plotë dhe kushte dinjitoze. Të gjitha objektet dhe institucionet komunale do të përshtaten me standarde të qasjes, duke siguruar hyrje, shërbime dhe infrastrukturë të përshtatshme për këtë kategori të…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar pasurinë e një shtetasi, të përfshirë në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Organi i akuzës ka sekuestruar 33 apartamente, 9 njësi dhe 15 automjete në pronësi të shtetasit me iniciale A. L., pasi dyshohet se i ka përfituar në mënyrë të paligjshme. Pasuritë e sekuestruara janë: – Apartamente, gjithsej 33 ndodhur në objektin e ndërtuar me Vendimin nr.1, datë 12.03.2008, lagjia Nr.13, Plazh, Durrës, në zonën kadastrale 8518 me sipërfaqe 800 m2. Konkretisht: Në shkallën Nr.l 1 (një) apartament me sipërfaqe ndërtimit banim 100 m2, Kati i III-të; 1(një) apartament me sipërfaqe 84 m2, Kati i III-të;…

Lexo më Shumë

Çfarë na pret në këtë javë? Horoskopi i së hënës sjell një përzierje emocionuese për të gjitha shenjat, duke prekur çdo aspekt të jetës, nga dashuria deri te financat. A jeni gati për sfidat dhe mundësitë që do t’ju ofrohen? Njihuni me parashikimet për secilën shenjë dhe përgatituni për një javë të mbushur me aventura. DashiJeta juaj në çift do të përballet me disa tensione të vogla, por asgjë që nuk mund të zgjidhet me bisedë. Një takim i papritur për beqarët do të sjellë emocion dhe mundësi të reja. Në aspektin financiar, menaxhimi i mirë do t’ju ndihmojë të…

Lexo më Shumë

Avokati Besart Logu është marrë në pyetje ditën e sotme nga hetuesit e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Logu ndodhet në “arrest shtëpie” vendim i dhënë nga GJKKO si i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”. Sipas hetimeve të SPAK, avokati dyshohet se i ka marrë një klienti 8 mijë euro duke i premtuar në këmbim ndikimin tek prokurori dhe gjyqtari i çështjes për ta liruar nga burgu. Ndaj Logut rëndojnë akuzat për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm” dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të drejtësisë”. Njoftimi: Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe…

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, njoftoi se MPB po merr masa si pjesë e një hetimi për krimin mjedisor. Ai konfirmoi se katër persona janë thirrur për intervistë informative, ndërsa disa prej tyre janë nën masa të propozuara nga prokurori publik. “Jemi vigjilentë, jemi të pranishëm, MPB po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme. Do të ngrihen akuza përkatëse kundër kujtdo që ka prova për pjesëmarrje në këtë lloj krimi. Qytetarët meritojnë një Maqedoni të sigurt dhe të pastër”, tha Toshkovski.Ai theksoi se hetimi do të shkojë “sa më thellë të jetë e mundur” dhe u bëri thirrje të gjitha…

Lexo më Shumë

Nga Jona Cenameri “Si nuk pritën dot dhe një javë këto mediat, sa të merrja edhe unë lekët…” , shfryu i riu nga Librazhdi. Në javën e fundit të gushtit 2025, ëndrra e tij për pasurim të shpejtë, e ushqyer për muaj të tërë nga premtimet e platformës XUEX, nisi të shembet si kështjellë rëre. Në dukje kishte zbuluar xhindin e Aladinit, që me tre “sinjale” të bënte të pasur. Miqtë po fitonin, të njohurit dhe kushërinjtë tregonin histori mbresëlënëse. 5 mijë dollarë të tërhequra brenda pak muajsh. Në fillim nuk e besoi. Refuzoi një mikeshë që i ofroi ta…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për katastrofën ekologjike që goditi kryeqytetin pas shpërthimit të flakëve në Trubarevë, ndërkohë që ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, u tregua i padukshëm dhe i papërgjegjshëm përballë krizës. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, sipas të cilës, në momentet kur Shkupi u mbulua nga re toksike, me erë plastike, goma e bateri të djegura, qytetarët prisnin informata, rekomandime dhe apel për mbrojtje.“Por Mexhiti nuk doli para opinionit, nuk mori masa, nuk ofroi zgjidhje. Për të, më e rëndësishme ishte të shfaqej në aktivitete partiake, sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Është…

Lexo më Shumë

Një çift të moshuarish kanë rënë pre e një grabitje pak pas mesnatës së të dielës në fshatin “Lefter Talo”, Finiq. Raportohet se dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë brenda banesës së çiftit rreth orës 01:00 Sipas policisë, grabitësit gjatë kryerjes së vjedhjes kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 78-vjeçarit Spiro Kalivioti dhe bashkëshortes së tij, 79 vjeçares Dhespo Kalivioti. Gjithashtu grabitësit mësohet se kanë marrë edhe një shumë parash para se të largoheshin nga banesa. “Paraprak/Rreth orës 01:00, në fshatin “Lefter Talo”, Finiq, dy shtetas të paidentifikuar kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur një shumë parash, në banesën e shtetasit…

Lexo më Shumë

Biznesmeni Ermal Beqiri ka qenë sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Ende nuk ka një informacion se për çfarë është thirrur, por më parë ai është denoncuar nga opozita si përfitues i shumë tenderave në AKSHI. Pak kohe me pare, PD ka denoncuar një procedurë  prokurimi të kryer nga AKSHI. PD u shpreh se në Tetor 2024 u shpall fituesi SOFT & Solution shpk në pronësi të Ermal Beqiraj me vlerë të ofertës 3.1 mil euro, ndërsa u skualifikuan dy kompani te tjera. Partia Demokratike i beri thirrje SPAK qe te hetoje tenderat dhe veprimtarine e ketij instituicioni.

Lexo më Shumë