Author: almakos

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier‑Patos, në vendin e quajtur “Portëz”. Një automjet tip Renault, pas përplasjes me një tjetër mjet tip Golf, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor. Sipas burimeve nga vendngjarja, drejtuesi i automjetit “Renault” ka shpëtuar pa lëndime të rënda, ndërsa për nxjerrjen e makinës nga kanali është dashur ndërhyrja e një mjeti zjarrfikës. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë për të sqaruar shkaqet e aksidentit, i cili ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar komune të Sarajit nga Besëlidhja Aleanca Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani, sot ka prezantuar listën e kandidatëve për këshilltarë komunal. Ramadani ka theksuar se kjo listë është besëlidhje e ndershme me qytetarët, një përfaqësim i brezave, i profesionalizmit dhe i dinjitetit tonë.Më 19 Tetor, Saraji nuk voton vetëm për një listë, por për një të ardhme të barabartë. Postimi i plotë i Blerant Ramadanit nga AKI: Saraji është zemra e gjallë e shqiptarëve në Shkup, djep i historisë, i traditës dhe i vizionit për të ardhmen.Sot, prezantojmë listën fituese të Aleancës Kombëtare për Integrim, me bartës kryetarin…

Lexo më Shumë

Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben Gvir, ka shpallur një plan ambicioz për ndërtimin e një vendbanimi të ri luksoze për oficerët e policisë izraelite në afërsi të Rripit të Gazës. Ky projekt ka si qëllim të transformojë kushtet e jetesës për punonjësit e sigurisë dhe të forcojë masat e sigurisë në një rajon të ndjeshëm. Gjatë një takimi të rëndësishëm me zyrtarë të lartë të policisë, Ben Gvir theksoi se ky projekt është një përparësi kombëtare. Ai nënvizoi se krijimi i kushteve optimale për stafin e sigurisë është esencial për ruajtjen e rendit dhe stabilitetit në këtë…

Lexo më Shumë

Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë, i ka dërguar një kërkesë SPAK-ut dhe Prokurorisë së Vlorës, për të hetuar keqfunksionim dhe abuzimet e konstatuara në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Vlorë. Në shkresë, Dhoma Vendore e Avokatisë bën me dije se kanë konstatuar se Kadastrra në Vlorë është kthyer në një vatër të keqmenaxhimit dhe abuzimit, duke prodhuar pasiguri juridike masive dhe duke minuar të drejtën e pronës. Sipas tyre, ka dyshime të arsyeshme për veprime të paligjshme, që mund të përbëjnë vepra penale si: shpërdorim detyre, korrupsion dhe pengim të drejtësisë. “Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë kërkon nga Prokuroria e Posaçme…

Lexo më Shumë

Pasdite në një shtëpi familjare në rrugën “Koço Racin” në Veles u zhvillua një dramë e përgjakshme familjare, kur një ish-partner ka vrarë ish-partneren dhe babanë e saj me një send të mprehtë, dhe në fund ka kryer vetëvrasje, gjithashtu me plagë nga një send i mprehtë, informoi sot pasdite nga SPB Veles zëdhënësja Biljana Gjakovska. “Dy persona, një femër dhe një mashkull, u sollën në Qendrën e Urgjencës të Spitalit të Përgjithshëm të Velesit këtë pasdite pas orës 16:00. Së pari, mjekët kujdestar, specialistë të sëmundjeve kirurgjikale, pritën një person femër të plagosur me thikë në disa vende të…

Lexo më Shumë

Skema mashtruese piramidale e platformës XUEX ka shpërthyer në disa zona të Shqipërisë, duke mashtruar qindra qytetarë, veçanërisht në Divjakë, Lushnjë dhe përreth. Sipas informacioneve të siguruara nga dosja hetimore, është zbuluar se si kjo platformë joshte personat që të anëtarësoheshin përmes përdoruesve aktualë. Një nga lokalet që reklamonte XUEX ishte bar-restoranti “La Bonta” në qytetin e Lushnjës, ku ishin afishuar dy postera që promovonin investimet në platformën e dyshimtë. Në postera shkruhej “EG Group Investment XUEX – Investim një herë = Përfitime të përjetshme” dhe “Projekt investimi afagjatë, Punë ekipore, Sinjale tregtare, Shumë shpërblime”. Një verifikim i bërë në…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Fondacionin gjerman për bashkëpunim ndërkombëtar juridik (IRZ), organizon seminar dyditor për këshilltarët e Gjykatës që punojnë rreth lëndëve. Në fokus është tema për ankesën kushtetuese dhe praktikën gjyqësore për mbrojtje të të drejtave të njeriut. Seminarin, me fjalime hyrëse sot e hapën sekretarja e përgjithshme e Gjykatës Kushtetuese, Violeta Gjorgjievska dhe Shtefan Pirner, drejtues i projektit për Ballkanin Perëndimor në IRZ. Siç informojnë sot nga Gjykata Kushtetuese, sesioni i parë i dedikohet bazave të ankesës kushtretuese, me diskutime për thelbin e saj dhe rolin në mbrojtjen kushtetuese-gjyqësore, si dhe…

Lexo më Shumë

Një zjarr ka përfshirë sot zonën e Qafës së Butrintit, duke rrezikuar një pjesë të gjelbëruar të Parkut Kombëtar të Butrintit. Sipas informacioneve paraprake, era e fortë po ndihmon përhapjen e flakëve në sipërfaqe më të gjera të parkut. Në terren ndodhet ekipi i zjarrfikëses, i cili po punon për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare mbi shkakun e rënies së tij. [embedded content]

Lexo më Shumë

Një tjetër person që ka rënë pre e mashtrimit të platformës XUEX, e cila funksiononte si një “piramidë online”. B.T., një punonjëse e Bashkisë Divjakë në sektorin e Turizmit, ka investuar shumën prej 1.000 USD në këtë platformë dhe ka ndarë eksperiencën e saj për mënyrën sesi u përfshi në këtë sistem mashtrimi. Ajo ka rrëfyer se ka njohur platformën XUEX përmes reklamave në rrjetin social Facebook. Pas klikimit në një reklamë dhe regjistrimit në platformë, ajo u ftuar në një grup të udhëhequr nga administratori i platformës, një person që identifikohej si Joanna. Ajo gjithashtu u këshillua të kontaktonte…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut dhe Turqia do të nënshkruajnë protokoll për bashkëpunim në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, u bë e ditur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Maqedonisë së Veriut, transmeton Anadolu. Ministria tha se përcaktimi i përmbajtjes së dokumentit është në fazën përfundimtare dhe u diskutua në takimin e sotëm midis ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska dhe ambasadorit turk në Shkup Fatih Ulusoy. “Të dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre për të përfunduar procesin deri në fund të vitit ndërsa nënshkrimi i protokollit do të forcojë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe do të sigurojë bashkëpunim…

Lexo më Shumë

Aldo Bare, i dënuar me burgim të përjetshëm, ka paraqitur në Gjykatën e Lartë një kërkesë zyrtare për uljen e dënimit me 45 ditë. Kërkesa mbështetet në ligjin për trajtimin e të burgosurve, i cili lejon reduktimin e dënimit në rast sjelljeje të mirë dhe mosshkeljeje të rregullave gjatë qëndrimit në burg. Avokati i tij, Oligert Kume, ka paraqitur më parë kërkesa të ngjashme për ulje dënimi me 45 ditë, duke iu referuar edhe ligjit të amnistisë së vitit 2014, ku sipas tij Bare ka të drejtë të përfitojë. Dosja pritet të shqyrtohet nga gjyqtari Sandër Simoni në Gjykatën e…

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski ka deklaruar se do të ketë hetim të thellë lidhur me zjarrin në Trubarevë dhe se patjetër do të ketë përgjegjësi për rastin. Ai theksoi se katër persona janë marrë në pyetje dhe se disa prej tyre janë nën masa të propozuara nga Prokuroria Publike. PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME “Do të ngrihen akuza përkatëse kundër kujtdo që ka prova për pjesëmarrje në këtë lloj krimi. Qytetarët meritojnë një Maqedoni të sigurt dhe të pastër. Hetimi do të shkojë sa më thellë që të jetë e mundur dhe ftoj të gjitha institucionet, veçanërisht…

Lexo më Shumë