Author: almakos

Tre maturantët e parë që kanë zgjedhur të studiojnë në Universtitetin Luarasi vitin e ardhshëm, ishin mesditën e sotme në News 24 për një intervistë së bashku me pedagogun e tyre Kristi Bakiu. Ky i fundit që jep mësim në degën e Teknologjisë dhe Informacionit në Data Science u shpreh i kënaqur me regjistrimet e reja, teksa bëri thirrje se ato vijojnë ende. “Kemi një strategji shumë dimensionale, si në rrjet sociale. Kontakti në rrjetet sociale e afron më shumë studentin, qoftë në panaire dhe në takime me studentët. Jemi të kënaqur. Është vetëm viti i parë. Çfarë do të…

Lexo më Shumë

Gjykata Supreme sot vendosi që gjykimet për zjarrin në diskotekën Pulse në Koçan do të merren përsipër nga gjyqtarë të Gjykatës Themelore Penale – Shkup, raporton SHENJA. “Këshilli për Vepra Penale pranë Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, më 25 qershor 2025, miratoi Vendimin KR-35/25, me të cilin Gjykata Themelore Penale e Shkupit u përcaktua si gjykatë me juridiksion faktik dhe territorial për të vazhduar me çështjen KOOA.br.13/25 të Gjykatës Themelore të Koçanit, të formuar në lidhje me zjarrin që ndodhi më 16 mars 2025 në diskotekën Pulse”, thuhet në njoftim MARKETING

Lexo më Shumë

Në Tiranë u zhvillua ceremonia e diplomimit për pjesëmarrësit e kursit dyditor “Ndërgjegjësimi Kibernetik për Prokurorët”, i organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në kuadër të Programit të Ndihmës për Antiterrorin. Zëvendës Shefja e Misionit të SHBA në Shqipëri, Kathryn Hammond, theksoi gjatë fjalës së saj rëndësinë e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike, veçanërisht në dritën e incidenteve të fundit, përfshirë sulmin kibernetik ndaj Bashkisë së Tiranës, i cili i është atribuuar aktorëve shtetërorë iranianë. Gjatë kursit, prokurorët u trajnuan në teknikat e avancuara të hetimit dhe ndjekjes penale të provave digjitale, një komponent kyç në përballimin e…

Lexo më Shumë

Nesër dhe të premten moti do të jetë shumë i nxehtë. Temperatura e ditës kudo do të jetë mbi 30 gradë Celsius, ndërsa në disa vende nesër pritet të kalojë edhe 40 gradë. Vlera e indeksit UV do të jetë 9, paralajmërojnë nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike. Të premten pasdite dhe në orët e natës në disa vende do të ketë paraqitje të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formë të motit të ligë me erë të fuqishme dhe kushte për paraqitje të breshrit. Në ditët e fundjavës do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore,…

Lexo më Shumë

Kroçera prestigjioze “National Geographic Orion” është ankoruar sot për herë të parë në Portin e Durrësit, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm për turizmin elitar në vendin tonë. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, ku theksoi se në bordin e kroçerës ndodhen 108 turistë amerikanë. Shqipëria është përfshirë për herë të parë në itinerarin e kësaj linje të njohur ndërkombëtare, që përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe Kroacinë. Sipas kryeministrit, ky zhvillim është një tregues i qartë i rritjes së vëmendjes ndërkombëtare ndaj potencialit turistik të vendit, si në aspektin historik, ashtu edhe…

Lexo më Shumë

Drejtori ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i OpenAI, Sam Altman, ka bërë një deklaratë befasuese në lidhje me rolin e Inteligjencës Artificiale (IA) në jetën e fëmijëve të tij dhe të brezave të ardhshëm. Ai beson se teknologjia e re do të ndikojë në mënyrë pozitive, duke i ndihmuar ata të arrijnë aftësi të papara deri më tani. Altman, i cili njoftoi lindjen e fëmijës së tij të parë më 22 shkurt, ka theksuar se fëmijët e tij do të rriten në një mjedis ku AI është një pjesë përbërëse e jetës së tyre, duke i pajisur ata me mjete të reja…

Lexo më Shumë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, i dyshuar për përfshirje në një akt korruptiv. Sipas uniformave blu, ai ka marrë para në këmbim të favorizimit të një subjekti privat. Gjatë këtij operacioni u arrestua edhe një 42-vjeçar, i cili ndodhej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ai dyshohet se ka shoqëruar punonjësin e OSSH-së gjatë kryerjes së aktit korruptiv. Si prova materiale, policia ka sekuestruar 100 euro, dy aparate celularë dhe një automjet. Njoftimi i policisë: DVP Vlorë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Fast reaction”, pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në zonën e Institutit, ku një konflikt mes disa personave degradoi në përdorim armësh zjarri. Sipas njoftimit zyrtar, 7 shtetas janë identifikuar si të përfshirë në konflikt. Në përfundim të veprimeve të kryera nga Komisariati Nr. 3:– U arrestua në flagrancë shtetasi Y. C., 30 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”;– U proceduan në gjendje të lirë shtetasit M. M. dhe M. S., për “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje”;– U shpallën në kërkim katër shtetas: S.…

Lexo më Shumë

Zjarr në Zvërnec, rrezikohet pylli! Rasti i dytë brenda pak ditësh, zjarrfikësit në terren Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme një sipërfaqe me shkurre në zonën e Zvërnecit, në Vlorë, duke rrezikuar seriozisht përhapjen e flakëve në pyllin përreth. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e tij në masivin pyjor. Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që e njëjta zonë përfshihet nga flakët, duke ngritur dyshime për zjarrvënie të qëllimshme apo neglizhencë të vazhdueshme, në mungesë të masave parandaluese dhe…

Lexo më Shumë

“Tentimi i krijimit të kombit modern maqedonas dhe gjuhës së re moderne maqedonase, konfirmon se nuk është problem ndryshimi i Kushtetutës, por identiteti dhe gjuha”, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar votimin e djeshëm në Komitetin për punë të jashtme në Parlamentin Evropian. Dje, dështoi përpjekja e eurodeputetëve bullgarë për të futur amendament që do t’i shtonte fjalën “modern” fjalëve “identitet maqedonas” dhe “gjuhë maqedonase” në Raportin e Progresit të Maqedonisë. “Nuk e shoh këtë si fitore, por si zhgënjim”, tha kryeministri Mickoski në një intervistë për RTVM. “Pse? Sepse në shekullin e 21-të, në Evropë, pamë përpjekje për të…

Lexo më Shumë

Kadri Voga, babai i Mond Vogës – ish-shoferit të prokurorit Arjan Ndoji – ka ndarë rrëfimin e tij tronditës pas atentatit të 20 qershorit, ku mbi lokalin e të birit u qëlluan mbi 120 plumba. Në emisionin “Me zemër të hapur”, Voga tha se fillimisht dyshoi se pas sulmit fshihej Arjan Ndoji, për shkak të konflikteve të vjetra për çështje pronësie. “Për momentin më shkoi mendja se mos ka bërë ndonjë budallallëk Arjani dhe do të më lërë në burg,” deklaroi Kadri Voga, i cili shtoi se u thirr në Komisariat dhe iu bë ekspertiza për gjurmë baruti në duar.…

Lexo më Shumë

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot realizoi takim me rektorin e Universitetit Ndërkombëtar të Ballkanit, Lutfi Sunar, gjatë të cilit u nënshkrua Memorandum për mirëkuptim me qëllim të përforcimit institucional të bashkëpunimit në kontekst të proceseve integruese evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në takimin me profesorët e këtij Universiteti, ministri Murtezani theksoi se ky lloj partneriteti institucional është me rëndësi thelbësore për zbatimin e suksesshëm të agjendës reformuese evropiane, duke mundësuar integrimin e njohurive akademike në politikat publike dhe duke krijuar bazë të fortë për implementimin efikas të standardeve dhe vlerave evropiane në shoqërinë tonë. Me këtë…

Lexo më Shumë