Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për katastrofën ekologjike që goditi kryeqytetin pas shpërthimit të flakëve në Trubarevë, ndërkohë që ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, u tregua i padukshëm dhe i papërgjegjshëm përballë krizës. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, sipas të cilës, në momentet kur Shkupi u mbulua nga re toksike, me erë plastike, goma e bateri të djegura, qytetarët prisnin informata, rekomandime dhe apel për mbrojtje.
“Por Mexhiti nuk doli para opinionit, nuk mori masa, nuk ofroi zgjidhje. Për të, më e rëndësishme ishte të shfaqej në aktivitete partiake, sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Është paradoksale që Ministria që ai udhëheq është ajo që jep leje dhe ka obligim të kontrollojë objekte të këtilla. Por Mexhiti, në vend që të marrë përgjegjësi, fshihet pas justifikimeve të kota dhe tenton të shpikë fajtorë kujdestarë në BDI. Në vend që të shpikin armiq të brendshëm dhe të jashtëm, kjo Qeveri dhe Mexhiti duhet të përballen me përgjegjësinë e tyre, të zbardhin rastet e zjarrvënieve dhe të lokalizojnë përgjegjësinë aty ku realisht qëndron – qoftë kjo edhe paaftësia e institucioneve që ata drejtojnë. Shpifjet dhe akuzat pa bazë nuk i shpëtojnë nga dështimi”, thuhet në reagim.
Kjo nuk është hera e parë, vijon më tej reagimi. “Për dy dekada në Çair ai la pas kaos urban, ndotje dhe neglizhencë, duke u kujtuar për qytetarët vetëm në prag të zgjedhjeve. Sot, i njëjti model i papërgjegjësisë po përsëritet në nivel shtetëror. E pyesim publikisht: kush i ka ndezur zjarret në Manastir, Kavadarci, Shtip dhe në qytete të tjera të vendit? Vallë edhe aty fajin e ka BDI-ja? Apo ky është thjesht stili i Mexhitit – të ikë nga përgjegjësia dhe të mendojë vetëm për interesin e tij personal? Qytetarët tashmë e kanë kuptuar. Më 19 tetor, Çairi dhe gjithë vendi do t’i japin fund politikës së papërgjegjësisë, neglizhencës dhe egoizmit, sepse ka ardhur koha për lidership që mbron shëndetin dhe dinjitetin e njerëzve”.
Data 24.09.2026
Aktuale
- Kryeministri izraelit i drejtohet OKB-së mes largimeve nga salla dhe protestave në New York
- Tërmet mbrëmjen e sotme tronditi disa pjesë të Maqedonisë – këto janë detajet
- Shkurte Haxhiu e ka sosë me lënë fjalë edhe njëherë, deklarohet me një thënie të papritur për thashethemet
- Protesta e Nëntë: Qytetarët në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale
- Stabiliteti politik në Kosovë: Çfarë ndodh nëse Kurti mbështet propozimin për Specialen?
- Shehaj takim në Degën 5: Mundësia do jetë në çdo Këshill Bashkiak. Koha për një frymë te re dhe një Shqipëri të drejtë
- Qoku: Faktori shqiptar mund të ndihmojë në zhbllokimin e rrugës drejt BE-së
- Qoku: Pse Ali Ahmeti nuk i vizitoi asnjëherë ish-krerët e UÇK-së gjatë paraburgimit



