Përdoruesit e iPhone së shpejti do të përjetojnë një revolucion të ri në mënyrën se si konsumojnë media, pasi ata do të bëhen në gjendje të shikojnë video drejtpërdrejt në ekranin multimedial të veturës së tyre falë përditësimit të ardhshëm të iOS 26. Në përditësimin më të fundit të zhvilluesve të iOS 26, Apple ka njoftuar mbështetje të zgjeruar për videon AirPlay brenda sistemit CarPlay. Kjo nënkupton se aplikacionet e përzgjedhura tani do të kenë mundësinë që të integrojnë shikimin e përmbajtjes video nga iPhone direkt në ekranin e automjetit, duke ofruar një eksperiencë më të pasur për udhëtarët dhe…
Author: almakos
Policia shqiptare ka vënë në pranga një 33-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dënuar për disa vepra të rënda penale. Në pranga ka rënë shtetasi Erjon Mera, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Napolit me 8 vite e 6 muaj burgim, për veprat penale “Grabitje me armë”, “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga autoritetet gjyqësore të këtij vendi. Njoftim: Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “The Wanted. Arrestohet me qëllim ekstradimi në Itali një 33-vjeçar,…
VLEN njofton se javën e ardhshme do të jetë në seancë qeveritare Ligji për Përfaqësimin e Drejtë dhe Adekuat të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera në administratën shtetërore dhe publike. “Për afër tri dekada shqiptarët në këtë shtet ishin të nënpërfaqësuar, të shtypur dhe të anashkaluar me vetëdije nga institucionet që kishin për detyrë t’u shërbenin të gjithëve barabartë. Për 30 vjet, diskriminimi institucional u bë sistem, ndërsa zëri i shqiptarëve u dëgjua vetëm si numër votash, jo si forcë që meriton vendin që i takon! Por koha e padrejtësisë po përmbyllet! Gjatë javës që po vjen, historia do të shkruhet…
Policia e Fierit ka arrestuar një 48-vjeçar, pasi u kap në flagrancë duke u kujdesur për rreth 1000 bimë narkotike të llojit kanabis, të mbjella përgjatë kanaleve kulluese në fshatin Povelçë. Në pranga ka rënë shtetasi Eduart Gjikoli, banues në Pojan, i cili akuzohet për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. Bimët narkotike u gjetën në zonën e njohur si “Fushat e fshatit Povelçë” dhe janë asgjësuar nga forcat e rendit me anë të djegies. Po ashtu, në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht edhe babai i tij,…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka reaguar pas sulmeve ajrore të ndërmarra nga SHBA ndaj centraleve bërthamore në Iran. Në një postim në rrjetin social Facebook, ambasada ka shpërndarë një deklaratë të presidentit amerikan Donald Trump, i cili paralajmëron kundër çdo veprimi hakmarrës nga ana e Iranit. “Çdo hakmarrje nga Irani ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të përballet me forcë shumë më të madhe se ajo që u pa sonte. Faleminderit!” – thuhet në mesazhin e shpërndarë nga ambasada, duke cituar presidentin Trump.
Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, pa përjashtuar vranësira të pakta deri mesatare kalimtare gjatë orëve të mesditës dhe pasdites përgjatë relieveve malore në jug të territorit të cilat do të shoqërohen me reshje të dobta shiu e afatshkurtra në formë pikash. Temperaturat minimale do të jenë 12 gradë Celsius, ndërsa maksimale 36 gradë. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzimi në det do…
Zyrtarët policorë të Stacionit të Policisë Kufitare në Ulqin, në pikën e përbashkët kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, Sukobinë – Muriçan, mbrëmë kontrolluan një automjet të tipit BMW X1 të drejtuar nga një shtetase e Kosovës, me inicialet L.B. Sipas policisë, me t’u kryer kontrolli, u konstatua se “automjeti kërkohej nga Interpol Belgjika”. Kjo ngjarje vjen si rezultat i një hetimi të gjerë nga autoritetet belge, të cilat kishin lëshuar një urdhër për ndalimin e mjetit për arsye të aktiviteteve kriminale. Automjeti në fjalë kishte qenë subjekt i një hetimi të koordinuar ndërkombëtar, duke nënkuptuar se ai ishte…
Adobe ka lançuar një aplikacion revolucionar për kamerën e iPhone-it, i cili premton të përmirësojë përvojën tuaj fotografike duke bërë që çdo foto të duket më e mprehtë dhe më e qartë. Ky aplikacion, i quajtur Project Indigo, është një mundësi fantastike për ata që dëshirojnë të kapin momente të rëndësishme me ndihmën e teknologjisë më të fundit. Ai është i disponueshëm falas dhe nuk kërkon një llogari Adobe, duke e bërë atë të qasshëm për të gjithë përdoruesit e iPhone-it. Project Indigo është rezultat i punës së ekipit inovativ të Adobe Labs, fantazia e të cilit ka sjellë një…
Lorenc Lala, 47-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim për një vrasje me motiv gjakmarrjeje është arrestuar në Britani, ku kishte jetuar i lirë dhe i padiktuar për katër vite. Lala u vu në pranga këtë javë nga policia britanike, pas një operacioni në bashkëpunim me autoritetet shqiptare. Policia e Shtetit kishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar dhe kërkonte ekstradimin e tij për ta përballur me drejtësinë në Shqipëri. Ai akuzohet se ka organizuar dhe financuar vrasjen e Albi Bashaliut, ngjarje e ndodhur në vitin 2021 në fshatin Gjocaj të Peqinit, në kuadër të një gjakmarrjeje për një vrasje të mëparshme. Lorenc Lala dyshohet…
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të kthesës së Danit, në aksin rrugor Pukë–Shkodër, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e dy personave. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pukës, ku sipas burimeve zyrtare ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Për shkak të përplasjes, trafiku në këtë segment u paralizua për rreth një orë, deri në ndërhyrjen e policisë rrugore dhe të shërbimeve të emergjencës që larguan mjetet dhe normalizuan lëvizjen.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka zhvilluar një vizitë në Preshevë në kuadër të Panairit të Parë të Librit Shqip. Në një takim të ngrohtë me kryetaren e komunës, znj. Ardita Sinani, dhe ambasadorin e Shqipërisë në Serbi, z. Bardhyl Canaj, Gonxhja theksoi rëndësinë e promovimit të gjuhës shqipe në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë. “Një organizim i veçantë për të sjellë gjuhën shqipe kudo ku ka shqiptarë, si një pasuri të madhe të përbashkët, për të cilën kemi detyrë ta ruajmë, ta kultivojmë dhe ta përcjellim ndër breza”, shkruan ministri në rrjetet sociale. Ai shtoi…
Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare gazetari dhe mësuesi i njohur Vehbi Furxhi, një prej figurave më të spikatura të kulturës dhe medias në qytetin e Korçës. Furxhi ka qënë një figurë e shquar e kulturës dhe medias, ai dha një kontribut të çmuar si drejtues i Radio Korçës, gazetar i revistës Hosteni dhe botues i gazetës Korça. Pas daljes në pension, ai iu përkushtua arsimit, duke edukuar breza të rinj në shkollën bujqësore të qytetit, me të njëjtin përkushtim dhe pasion. Korça humbi një intelektual të rrallë dhe një qytetar model, por trashëgimia e tij do të mbetet…

