Detaje të reja kanë dalë në dritë për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot (15 gusht) në Dvoran të Korçës, ku një 27-vjeçar u plagos me thikë. I plagosuri, A. Kodra, është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Sipas mjekëve, ai ka marrë lëndime në pjesën poshtë shpatullës dhe në anën e zemrës, dhe po dërgohet për kontrolle më të specializuara për të përcaktuar nëse ka pësuar dëmtime serioze. Autori i ngjarjes është identifikuar si Aleks Qiqi, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të sulmit. Ngjarja Mësohet se autori dhe…
Author: almakos
Takimi i shumëpritur mes Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaska ka ngjallur debate të shumta, veçanërisht për vendet e vogla si Kosova. Ish-deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, i cili aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara, ka ndarë mendimet e tij mbi këtë ngjarje të rëndësishme. Bislimi thekson se ky samit nuk është thjesht një takim mes dy liderësh, por një sinjal për riformësimin e rendit ndërkombëtar. Ai argumenton se Rusia po synon një botë multipolare, ku Shtetet e Bashkuara nuk do të kenë fjalën e fundit, duke krijuar një situatë të re për vendet e vogla. Një qasje më…
Ministria e Punëve të Brendshme ka krijuar një platformë të re digjitale për publikimin dhe shkëmbimin e të dhënave për dokumentet e humbura ose të vjedhura që shpallen në Gazetën Zyrtare. Qëllimi është të përshpejtohet komunikimi mes institucioneve dhe t’u ofrohen qytetarëve shërbime më të shpejta dhe më efikase, duke kursyer kohë. Me këtë sistem të ri, shkëmbimi i të dhënave nuk do të bëhet më me email, por përmes platformës kombëtare për ndërveprueshmëri. Gazeta Zyrtare do t’i marrë çdo ditë automatikisht dokumentet e raportuara si të humbura ose të vjedhura dhe do t’i publikojë si të pavlefshme. Pas publikimit,…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) shpreh shqetësim serioz për mënyrën se si vazhdon të zbatohet reklamimi politik i paguar (RPP) në mediat online. Në prag të zgjedhjeve lokale, SHGM rikujton mungesën e kritereve dhe rregullimit në këtë segment, gjë që u mundëson portaleve “të dyshimta” pa transparencë të marrin mjete të konsiderueshme nga buxheti. Kjo krijon hapësirë për keqpërdorime – një pjesë e portaleve të raportuara janë faqe interneti me pronar të panjohur ose pa impresum, shpesh të krijuara pak para zgjedhjeve me qëllimin e vetëm që paratë shtetërore të kalojnë në fushata partiake. Kjo dukuri e dëmton skenën…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të kryhet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të posaçme. Procesi nis me evidentimin e dëmeve nga Grupi i Konstatimit, i cili inventarizon dëmet në banesa, infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike, objekte social-kulturore dhe përgatit formularët me kostot financiare. Më pas, bashkitë hartojnë listat e subjekteve të dëmtuara dhe dokumentacionin përkatës. Sipas Ramës pas vlerësimit financiar, përcaktohet kostoja e kompensimit, e cila do të mbulohet nga fondet e bashkive përmes fondit për mbrojtjen civile. [embedded content] Reagimi i kryeministrit Rama: Vlerësimi…
Policia e Korçës ka bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes së 27 vjeçarit A.Kodra, i cili rezulton të jetë plagosur gjithashtu. Ai është nxjerrë nga banesa dhe, i shoqëruar nga forcat e rendit, po transportohet drejt spitalit të Korçës për mjekim. Ndërkohë, i plagosuri 27-vjeçar, që u dërgua më herët në spital, ndodhet në gjendje stabël dhe po trajtohet në sallën e reanimacionit. Policia ka sekuestruar mjetin prerës më të cilën ndodhi plagosja, ndërsa vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e konfliktit dhe motivet e ngjarjes.
Në një kohë kur gazetarët e News24 nuk lejohet të hyjnë në ambientet e redaksisë, ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar mesazhin e Tammy Bruce, Zëdhënëse e Departamentit të Shtetit në lidhje me lirinë e medias. Ambasada e Shteteve të Bashkuara thekson rëndësinë e lirisë së shprehjes si një nga shtyllat bazë të demokracisë. Ky mesazh përcillet në një kohë kur “Focus Media Group” ku përfshihen News24, BalkanWeb, Panorama, Gazeta Shqiptare dhe Radio Rash po ushtrohet një presion dhe trysni për të paralizuar funksionimin mediatik të tyre. “Ne e konsiderojmë lirinë e shprehjes një përbërës themelor të një demokracie…
Qendra për Menaxhimin e Krizave ka njoftuar se vendkalimi kufitar në Jazhincë dhe rruga drejt Kosovës janë rihapur për qarkullim, pasi më herët u mbyllën si pasojë e një zjarri të madh që shpërtheu në këtë rajon, transmeton Anadolu. Më herët, Qendra për Menaxhimin e Krizave tha se janë angazhuar të gjitha ekipet zjarrfikëse nga Tetova, si dhe dy automjete të specializuara të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim për ndalimin e përhapjes së flakëve në afërsi të vendkalimit kufitar në Jazhincë. Pas raportimit të zjarrit, autoritetet më herët u bënë thirrje qytetarëve të shmangin zonën e Jazhincës dhe të lirojnë…
Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias kërkon që mosmarrëveshjet pronësore të mos çojnë në ndalimin e mediave. Zyra e OSBE-së për Lirinë e Medias reagoi këtë të premte ndaj ndërprerjes së papritur të punës së Focus Media Group në Shqipëri, duke e cilësuar situatën shqetësuese dhe duke theksuar se mosmarrëveshjet pronësore apo tregtare nuk duhet të çojnë në ndalimin e menjëhershëm të transmetimit të mediave. “Situata që rrethon ndërprerjen e papritur të operacioneve të Focus Media Group në Shqipëri është shqetësuese. Mosmarrëveshjet mbi pronën dhe biznesin nuk duhet të çojnë në ndalimin e menjëhershëm të transmetimit të mediave,” u…
Ka disa mënyra efektive për të mbrojtur telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme gjatë verës. Me ardhjen e verës, shumë prej nesh përgatiten për udhëtime në destinacione të nxehta, duke marrë me vete pajisjet elektronike. Por, a e dini se telefonat dhe tabletët tuaj janë të ndjeshëm ndaj temperaturave të larta? Nxehtësia ekstreme mund të dëmtojë pajisjet tuaja dhe të shkaktojë probleme të ndryshme funksionale. Vendet e njohura si Spanja, Italia dhe Greqia po përjetojnë temperatura të larta, dhe është e rëndësishme të kuptoni se si nxehtësia ndikon në telefonat tuaj. Pajisjet elektronike zakonisht funksionojnë më mirë në një gamë specifike…
Dhimbje e thellë në shkollën ku studionte 14-vjeçari Eraldo Xhejo, i cili humbi jetën dje pas një goditjeje me thikë nga bashkëmoshatari Enedio Guri. Në një postim prekës në rrjete sociale, Shkolla e mesme e bashkuar “Tafil Rexhepi” Pirg ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij. “Lamtumirë, ylli ynë i ndritur Erald! Sot zemrat tona janë më të rënda se kurrë. Humbëm jo thjesht një nxënës, por një djalë të mrekullueshëm, plot ëndrra, buzëqeshje dhe mirësjellje. Ti ishe shembull i përkushtimit, i dashurisë për dijen dhe i shpirtit të pastër. Shkolla nuk do të jetë më e njëjta pa ty,”…
Qeveria është duke planifikuar që rritja e pagave të bëhet në bazë të rritjes së produktivitet të të punësuarve, kështu ka deklaruar sot kryeministri I vendit Hristijan Mickoski, I cili ka pagë rreth 3 mijë euro, për pagat e popullit, të cilat janë më të ulëtat në rajon , pagat minimale 400 euro. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Sa i përket të ardhurave, arsyetimi dhe të menduarit në të ardhmen do të jenë në drejtim të rritjes së produktivitetit, pra, lidhja e produktivitetit me rritjen e të ardhurave personale”. Reagim për deklaratën e Mickoskit kishte nga opozitarja LSDM. Ata thonë se Mickoski…

