Spitali Onkologjik në Tiranë është pa aparaturën e brakiterapisë prej më shumë se një muaji, duke lënë pa trajtim dhjetëra paciente që vuajnë nga kanceri gjinekologjik. Situata është denoncuar publikisht edhe nga gazetari Osman Stafa, i cili e ka cilësuar këtë ndërprerje si një “akt kriminal” dhe ka kërkuar mbajtje përgjegjësie nga institucionet shëndetësore. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Stafa ngre shqetësimin se pajisja e brakiterapisë në Spitalin Onkologjik ka dalë jashtë funksionit për shkak të moskryerjes së mirëmbajtjes teknike, duke lënë pacientët pa një trajtim të domosdoshëm në luftën kundër kancerit. “Prej 33 ditësh me radhë,…
Author: almakos
Gjatë muajit qershor të vitit 2025 janë dhënë 213 leje ndërtimi, që është për 15.1 % më shumë krahasuar më muajin e njejtë të vitit paraprak. Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 4 857 279 mijë denarë, që është për 47.1% më shumë krahasuar me muajin e njejtë të vitit paraprak. Nga numri i përgjithshëm i lejeve të dhëna për ndërtim 120 ( 56.3 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 37 ( 17.4 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 56 ( 26.3 %) për objektet për rikonstruim.…
Një imazh që u përhap me shpejtësi në mediat greke dhe rrjetet sociale e shndërroi Olsien Muçobegën, një punëtor shqiptar 33-vjeçar, në simbol të humanizmit në Greqi. Ai u fotografua duke mbajtur në krahë një dele, teksa e shpëtonte nga zjarret shkatërruese në Patras, duke udhëtuar me motoçikletë mes flakëve dhe tymit. Pamja u bë , por siç rrëfen vetë Olsieni, akti i tij nuk u ndal vetëm me aq. Ai ndihmoi edhe shumë kafshë të tjera, përfshirë qen që ishin lënë të lidhur nga të zotët e tyre. “A e dini sa kafshë shpëtuam? Dhe qen, shumë qen të…
Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT, ka arritur një rekord të ri, duke regjistruar 700 milionë përdorues aktivë javore, një rritje katërfish nga vitin e kaluar. Ky sukses tregon se si teknologjia e avancuar po ndryshon mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë me informacionin dhe shërbimet online. Përdoruesit e ChatGPT kalojnë mesatarisht 16 minuta në ditë në platformë, duke dërguar mbi 2.5 miliardë kërkesa çdo ditë. Kjo e bën ChatGPT një nga shërbimet më të përdorura në botë, duke reflektuar interesin e madh për inteligjencën artificiale dhe potencialin e saj për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të përditshme. Megjithatë, pavarësisht këtij…
Një konflikt verbal mes dy banorëve në Sukth të Durrësit ka degjeneruar në tentativë për vrasje me makinë. Policia arrestoi 32-vjeçarin Benard Shkajoti, i cili pasi u përfshi në një sherr me komshiun e tij, e përplasi atë me automjet. Ngjarja ndodhi në fshatin Perlat, ku Benard Shkajoti, pas fyerjeve dhe ofendimeve, drejtoi makinën drejt 40-vjeçarit L. D., duke e goditur dhe lënë të dëmtuar. I plagosuri u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku po merr ndihmë mjekësore. Policia njofton se nga testi i alkoolit, rezultoi se Shkajoti drejtonte mjetin në gjendje të dehur, me një nivel prej…
Policia e Beratit ka arrestuar 5 persona si pjesëtarë të një grupi kriminal që kultivonin dhe shisnin kanabis në fshatin Jaupas të Skraparit. Një prej të arrestuarve është vëllai i kryetarit të fshatit, i cili është proceduar penalisht për shpërdorim detyre. Të arrestuarit: • Markos Qama, 25 vjeç, banues në Poliçan • Serxho Hodo (Qama), 30 vjeç, vëllai i Markosit, banues në Poliçan • Altin Zajmi, 41 vjeç, banues në fshatin Gostenckë, Skrapar • Emiljano Kapllani, 33 vjeç, banues në Poliçan • Sulejman Çelo, 28 vjeç, banues në Jaupas, Skrapar (vëllai i kryeplakut) I proceduari në gjendje të lirë: •…
Qendra për Menaxhim me Kriza ka publikuar bilancin e fundit të zjarreve në Maqedoninë e Veriut. Më 16.08.2025, deri në ora 12:00, në territorin e RMV ka gjithsej 5 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat aktive janë 2 zjarre dhe të shuara janë 3 . Aktiv janë zjarret në: 1. Komuna Brodit: Zona Jasen (pyll i përzier)2. Komuna Jegunovcë: Ndërmjet fshatrave Rogaçevë dhe Jazhincë (kullota dhe pyll i përzier) Janë shuar tre prej tyre: 1. Komuna Tetovë: Rruga Tetovë–Gostivar (deponi mbeturinash)2. Komuna Vrapçisht: f. Vranovcë(vegjetacion i ulët dhe livadhe)3. Komuna Likovë: f. Mateç (vegjetacion i ulët dhe arë…
Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi goditi me thikë bashkëjetuesen e tij pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes, më 15 gusht, në banesën e çiftit në rrugën “Besim Alla”. Sipas Policisë, menjëherë pas njoftimit, shërbimet ndërhynë në vendin e ngjarjes dhe arrestuan autorin e dyshuar, shtetasin F. C., 41 vjeç. Mjeti prerës me të cilin është kryer plagosja është sekuestruar si provë materiale. Ndërkohë, gruaja e plagosur ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por nuk dihet ende gjendja e saj shëndetësore. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës, e cila ka…
Zjarret pranë fshatit Jazhincë, Komunës së Jegunovcës dhe në zonën “Jasen” janë ende aktive, informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, informoi gjithashtu për zjarrin pranë Jazhincës këtë mëngjes, duke thënë se në këtë moment vija e majtë e shuar tregon pika të nxehta dhe shenja djegieje. Prandaj, thotë Angelov, është aktivizuar helikopteri i policisë, i cili vepron pikë për pikë duke hedhur ujë me saktësi. “Një pjesë e zjarrit po lëviz në drejtim të fshatit Dvorcë drejt anës së Shkupit”, shton Angelov. Ai shton se në vendngjarje ndodhen zjarrfikës me…
Daljen në dritë detaje të reja tronditëse nga vrasja e 14-vjeçarit Erald Xhejo, i cili u qëllua për vdekje me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij Enedio Guri, më 14 gusht në fshatin Pirg të Maliqit. Sipas dosjes hetimore, disa ditë para krimit, Enedio Guri kishte provokuar xhaxhain e viktimës duke xhiruar gomat e makinës përpara lokalit të tij në Zvirinë, përpara se të largohej. Në ditën e ngjarjes, Erald Xhejo, bashkë me një mik, kishin shkuar për t’u qethur në një berberhane afër vendit ku ndodhi krimi. Ata e panë Enedion duke kaluar me makinë dhe i fishkëllyen…
Çdo votues jashtë Kosovës që regjistrohet për të votuar me postë nga jashtë vendit, do të largohet nga listat e votuesve që shpërndahen në vendvotime në ditën e zgjedhjeve, në Kosovë. Ky vendim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka shkaktuar shqetësime dhe pyetje mes qytetarëve. Emrat e votuesve që regjistrohen për të votuar jashtë Kosovës do të mbeten vetëm në listën e votuesve jashtë vendit, duke i lënë ata pa mundësi për të votuar fizikisht në vendvotimet e brendshme. Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së, ka theksuar se ky është një detyrim ligjor. Ai ka sqaruar se çdo votues që…
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë mesazhet e presidentit Donald Trump pas Samitit në Alaskë me Vladimir Putin Në një nga postimet e publikuara, selia diplomatike e SHBA në vendin tonë shkruan “Qëllimi është gjithmonë paqja”, shoqëruar me një foto bardh e zi nga takimi mes presidentit amerikan dhe homolgut rus. Ndërkohë në një tjetër postim ambasada amerikane publikoi një tjetër mesazh të Trump ku thuhet se “Bëmë një përparim të madh sot… Patëm një takim jashtëzakonisht produktiv dhe u ra dakord për shumë pika”, referuar bisedimeve me Putin.

