Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite në qytetin e Pejës, ku një person është goditur për vdekje nga një kamion. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës. “Rasti ka ndodhur rreth orës 09:40, kur një kamion ka goditur për vdekje një këmbësor, rreth 60 vjeç, në lagjen Dardania, në rrugën ‘Ardian Krasniqi’. Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar për obduksion,” tha ai. Gashi bëri të ditur se shoferi i kamionit është dorëzuar në polici. Telegrafi mëson se viktima ishte një person me nevoja të veçanta…
Author: almakos
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur sot në ambientet e SPAK, në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Masa ndaj saj është vendosur pasi Xoxa është marrë zyrtarisht e pandehur, bashkë me bashkëshortin e saj, në një çështje të rëndë që përfshin akuza për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje të sendeve të paligjshme. Veliaj ndodhet në burg që prej 10 shkurtit, ndërsa SPAK dyshon se çifti është pjesë e një skeme të gjerë pastrimi parash, ku përfshihen 30 persona të tjerë, sipas raportimit të gazetares Klodiana Lala. Në…
Doksan Dushku, i cili vrau vajzën e tij Fatmira Dushku me breshëri automatiku, krim i ndodhur në vitin 2014, ka bërë kërkesë në Gjykatën e Lartë për lehtësimin e dënimit. Ai bëri rekursin për shkak të shfuqizimit të një paragrafi të nenit për bashkimin e dënimeve. Nëse kërkesa pranohet, Doksan Dushku lirohet nga qelia për shkak se ka bërë 11 vite në burg. “Revokimin e vendimit nr. 69, date 02.06.2015 i Gjykates se Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane, vendim i cili eshte lene ne fuqi dhe ka marre forme te prere me vendimin nr. 74, date 07.07.2015…
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, dje para sportistëve dhe punëtorëve të sportit në Çair prezantoi programin e tij gjithëpërfshirës për zhvillimin e sportit, të hartuar mbi bazën e analizave të detajuara dhe rekomandimeve nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë.“Analiza zbuloi mangësi serioze në sportin në Çair – mungesë të një strategjie zhvillimore, salla dhe fusha sportive jofunksionale, shfrytëzim jotransparent të infrastrukturës ekzistuese, qasje të kufizuar për grupet e margjinalizuara, gratë dhe të moshuarit, si dhe pothuajse mungesë të plotë të garave dhe aktiviteteve të organizuara për të rinjtë”, thuhet në komunikatën e BDI-së.Osmani paralajmëroi se prioritet në…
Pas vrasjes së rëndë të 14-vjeçarit Erald Xhejo në fshatin Pirg të Maliqit, familja e autorit të dyshuar Enedio Guri ka braktisur banesën në fshatin Leminot për arsye sigurie. Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ndërsa babai dhe xhaxhai i adoleshentit, Edison dhe Roland Guri, 44 vjeç, ndodhen pas hekurave, të akuzuar për fshehjen e armës së krimit – thikës me të cilën Enedio goditi bashkëmoshatarin e tij në zemër. Ndërkohë, autori ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike, çka ka penguar marrjen e dëshmisë së tij nga grupi hetimor. Pritet që deklarimi të bëhet në praninë e avokatit, psikologut dhe familjarëve.…
Mungesa kronike e protezave ortopedike në spitalet publike shqiptare detyron qindra pacientë që të paguajnë nën dorë ose t’i blejnë nga xhepi përmes një sistemi që favorizon korrupsionin. Rreth 8 muaj më parë, Lumja, 65 vjeçe, iu drejtua Spitalit Universitar të Traumës për shkak të dhimbjeve në këmbë. Përgjigja që mori pas ekzaminimeve ishte tronditëse: ajo duhej të bënte operacion këmbën dhe të vendoste protezë. Por përtej problemeve shëndetësore, pacientja u përball edhe me një faturë financiare. “E pyeta mjekun sa shkon si operacion? Si operacion tha, është falas, por ti do blesh vetëm protezën,” tregon Lumja. “Sa kushton proteza,…
Nga sot hyn në fuqi vendimi me të cilin tregtarët duhet të ulin çmimet e pajisjeve shkollore për së paku 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe për së paku 15 për qind në tregtinë me pakicë. Me pajisje shkollore nënkuptohen çanta shkolle, fletore, lapsa, stilolapsa, vizore, materiale didaktike, letër dhe të tjera. “Me këtë vendim ulen çmimet e çantave të shpinës dhe çantave të dorës, fletoreve, blloqeve, kolazheve, lapsave dhe stilolapsave (ekonomikë, plastikë), ngjyrave të drurit dhe dyllit, plastelinës, brumit për modelim, bazave, flomasterëve dhe markerëve, ngjyrave tempera, akrilike të ujit dhe furçave, vizoreve dhe materialeve didaktike, mprehëseve…
Enedio Guri, adoleshenti që goditi me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij, Erald Xhejo, ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike dhe deri më tani nuk ka dhënë dëshmi përpara grupit hetimor. Burime nga Policia bëjnë me dije se marrja në pyetje e tij pritet të ndodhë sot (15 gusht), në prani të avokatit, psikologut dhe familjarëve, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për “vrasje me dashje”. Ekspertiza mjeko-ligjore ka konfirmuar se vdekja e viktimës ka ardhur si pasojë e një goditjeje të vetme me thikë, në zemër. Ngjarja tragjike ndodhi një ditë më parë, në një lokal në fshatin Pirg të…
Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik më 14 gusht, kur 14-vjeçari Erald Xhejo u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Enedio Guri, në fshatin Pirg të Maliqit. Dy adoleshentët ishin takuar rastësisht në ambientet e një lokali, të shoqëruar nga shokët e tyre. Konflikti nisi fillimisht me një shkëmbim fjalësh të tipit “pse më shikon?”, por, sipas hetimeve paraprake, përplasja mes tyre ishte e vjetër dhe e pazgjidhur prej më shumë se një viti. Sipas burimeve policore, Enedio Guri mbante me vete një thikë, të cilën e përdori gjatë konfliktit,…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Nga atje thonë se intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. “Për shkak të pushimeve verore, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve në pikat kufitare. Në pikën kufitare Tabanocë , koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 15-30 minuta. Në pikat e tjera kufitare, nuk ka vonesa më të gjata gjatë hyrjes ose daljes nga vendi”, thonë nga LAMM. MARKETING
Është zbardhur dinamika e ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Pirg të Maliqit, ku një 14-vjeçar humbi jetën pas një konflikti me bashkëmoshatarin e tij në ambientet e një lokali. Policia njoftoi arrestimin e 8 personave, përfshirë autorin e dyshuar të krimit – një 14-vjeçar nga fshati Leminot – i cili pas ngjarjes tentoi të largohej me automjet. Bashkë me të, janë vënë në pranga edhe babai dhe xhaxhai i tij, pasi dyshohet se fshehën mjetin prerës (thikën) që u përdor për vrasjen. Gjithashtu janë arrestuar 4 të mitur që ndodheshin në vendngjarje dhe, sipas Policisë,…
Instituti Hidrometeorologjik njofton se sot në do të mbajë mot kryesisht me diell, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe të këndshme për qytetarët. Megjithatë, kjo nxehtësi e madhe sjell me vete sfida të caktuara. Vranësira të pakta parashihen në relievin malor, por shumica e territorit do të përjetojë diell të plotë, duke e bërë këtë një ditë ideale për aktivitete në natyrë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë deri në 35°C. Kjo do të thotë se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mbrohen nga rrezet e forta të diellit.…

