Author: almakos

Abdulla MEHMETI Banorët e rajonit të Pollogut dhe në veçanti të qytetit të Tetovës, një kohë të gjatë ndeshen me një përbindësh, i cili seriozisht e kërcënon jetën e tyre. Kjo kuçedër e dalë nga thellësitë e kohës, e ngritur siç duket nga pluhuri i helmit shovinist të elaborateve për zhdukjen e qenies sonë në këto hapësira. Dhe si të mos e besojmë se ky projekt i kobshëm është pjellë e urrejtjes patologjike të qarqeve që një kohë të gjatë sillen si hije morti në këto anë; herë me vrasje e terror, herë me uri e shpërngulje, herë me luftë…

Lexo më Shumë

Ramadan RAMADANI Me të mësuar për aksionin qytetar “Meritojmë më mirë”, vendosa të kontribuojë me diçka personale. Një përvojë e shëmtuar nga ato që përsëriten pa ndërprerë, pikërisht për shkak të qeverisjes së papërgjegjshme, të keqe. Por, duke dëgjuar lajmet e përditshme për ngjarjet në vend, njerëzit dhe humbjet e tyre sikur më turpëruan dhe më zmbrapsën ta rrëfej hallin, i cili krahasuar me vdekjet që ndodhin çdo ditë në vend, dukej një problem i largët dhe i vogël. Në ndërkohë, derisa po lexoja lajme për ndodhitë në vend, u binda se ne, edhe pse mendojmë sikur jetojmë në paqe,…

Lexo më Shumë

Ramadan RAMADANI Këto do që e kan përzi UNESCO-N me haxhillëkun dhe fejën po më duken si do që pyesin nëse është hallall me mashtru në komar?!, a kampiona të kësaj janë do ba’thista me ideologji nacional komuniste që ende qartë nuk e kane pranuar edhe vet shtetesine e Kosoves e aq me pak te kene qene te angazhuar per pranim te Kosoves ne UNESCO. Analiza e pare e deshtimit te sotem do duhej te behej duke nise nga ajo qe eshte mvare nga Kosova dhe duke u nisur nga numrat dhe pyetjet: Pse te kete aq numer te madh…

Lexo më Shumë

Votimin e sotëm në Paris për Kosovën e pritëm të bindur se sot vendi ynë, Republika e Kosovës do të bëhej anëtare e UNESKO-s, por u zhgënjyem goxha shumë, por edhe më tej na mban shpresa se anëtarësimi do të ndodhë në vitet e ardhshme. Por këtu duhet ta shtrojmë një pyetje: çka duhet të mësojmë nga votimi i sotëm ose çka na tregoi votimi i sotëm në Paris? Në rend të parë tregoi se edhe përkundër bisedimeve të Brukselit me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, nuk ka ndodhë asnjë normalizimi. Pasi Serbia vazhdon të jetë shumë…

Lexo më Shumë

Kujt po i pengojnë shtëpitë e Allahut “E drejtë e përkujdesjes së xhamive është vetëm e atij që I ka besuar Allahut dhe ditës së mbramë e që e falë namazin, jep zeqatin e nuk I frikësohet askujt pos Allahut. Të tillët do të jenë të udhëzuar në rrugën e drejtë”( Kur’an, Et Tevbe, 18) Shkruan H.Sulejman ef. Rexhepi Për higjienë mentale, nuk lexoj e nuk përcjell portale e portaluce që, në mungesë të diturisë, aftësisë gazetareske, kreativitetit dhe profesionalitetit, përpiqen t’I sigurojnë vehtes më shumë klikime duke përhapur gjuhën e urrejtjes. Me të atillët i kam pastruar punët. Por,…

Lexo më Shumë

Vesel MEMEDI Të menduarit kërkon orvatje dhe mund, por njerëzit zakonisht nuk dëshirojnë të harxhojnë mund për mendime politike. Individët zakonisht marrin vendime duke u bazuar në informata që lehtë arrijnë në tru, pa mos bë ndonjë hulumtim dhe kërkim të duhur në memorien tonë për të gjith informatat që kemi. Ky lloj mendimi në psikologjinë sociale njihet si hjuristikë. Hjuristika është një qasje e të mësuarit, vepruarit, ose zbulimit që përfshinë një metodë praktike që nuk garanton se do të jetë optimale dhe perfekte, por e mjaftueshme për arritjen e qëllimeve imediate. Metoda e hjuristikës përdoret nga gjith qeniet…

Lexo më Shumë

Abdulmenaf BEXHETI Kur nuk shikohet realiteti Brenda 6 muajve për herë të dytë po bëjmë apel te ju, bashkatdhetarë të nderuar, që nëse nuk mundeni realisht të na ndihmoni, mos na i ngatërroni punët edhe ashtu të bëra lëmsh! Mos e futni në huti popullin e shkretë, që në emër të atdhedashurisë dhe shqiptarisë akoma po ju dëgjon, që ashtu ta orientoni në përcaktime dhe preferenca politike për interesa tuaja klanore dhe biznesore. Zhvillimet politike në Maqedoni, posaçërisht në vitin e fundit, në pikëpamje të trajtimit dhe nënçmimit të dinjitetit shqiptar, kanë eskaluar tejmase dhe, për befasi, vazhdon indiferenca e…

Lexo më Shumë

Muhedin BRAVA Ditë më parë në dyqanin tim erdhi një ish arsimtar im, pensionist, dhe nuk e di se pse e derdhi një mal me mllef. O Mujë, kurvëria nuk identifikohet vetëm me ata burra apo gra që shkojnë me burra apo gra tjera. Kurvëri është edhe spiunimi, vjedhja, gënjeshtra, mashtrimi. Mbaje në mend, kurvëria ka 1001 fytyrë. Nuk kanë thënë kot se politika është kurva më e madhe. Në këtë lloj politike mund të përparosh vetëm nëse je analfabet dhe i dëgjueshëm. Ngjitesh përpjetë pa problem. Po tregove se ka nja tetë vjet shkollë, të ha dreqi, të shtypin,…

Lexo më Shumë

Dionis XHAFA   Këta kohë ka nisur një “fushë-betejë” e ballafaqimit të liderëve politikë shqiptarë me vezët. Sa duket, në pamundësi për të gjetur një reagim më sensitiv, gjuajtja me vezë është një zgjidhje e mundshme për të bërë të dukshme disa kauza të caktuara. Zyrtarë të lartë të Shqipërisë dhe të Kosovës nuk i kanë shpëtuar qëllimit me një vezë, duke filluar që nga kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, njeriu që konsiderohet më i fuqishmi politikisht në Kosovë Hashim Thaçi, zv/ministri për Integrimet Evropiane të Kosovës Petrit Selimi, si dhe kreu i qeverisë së Tiranës Edi Rama. Zyrtarët e…

Lexo më Shumë

Latif MUSTAFA Tym në Parlamentin e Kosovës. Komentet dhe gjykimet për tymin ishin nga më të ndryshmet, por në përgjithësi akti u cilësua si “dhunim i institucionit” dhe “veprim anarkik”. Le të përpiqemi që tymin, si jele kali në Parlamentin e Kosovës, ta ndjejmë si fenomen estetik, si simbol që shënjimi i tij tejkalon gjykimin moral të etikës politike dhe orientimin ideologjik. Tymi në Parlamentin e Kosovës mund të kundrohet edhe si simbol i rënkimit, dënesje dhe revoltë ndaj oligarkëve të Ballkanit. Domethënia e tymit në Parlament është një klithje e vullnetit të ndrydhur e të shtypur nga oligarkët. Kush…

Lexo më Shumë

Abdulla MEHMETI  Gjeneratat e reja, të lindura pas fillimit të proceseve demokratike në vendin tonë, tanimë kanë kaluar në moshë të pjekurisë dhe janë pjesë e rëndësishme e jetës politike, ekonomike dhe kulturore të vendit. Por, këto gjenerata a janë të përgatitura në mënyrë të mjaftueshme për t’i përballuar sfidat e jetës, apo janë të vetëmjaftueshme me dituritë, përvojën dhe të arriturat e veta të derisotme? Përpos diturive dhe shkathtësive të fituara në shkollë, këto gjenerata nuk kanë arritur të pajisen edhe me përvojën e gjeneratave të mëparshme, që do t’u shërbente si çelës suksesi për zgjidhjen e problemeve të…

Lexo më Shumë

Gjergj LURA Prolog– Epilog Pllaka e varit u mbyll, dielli i mesditës u zhduk në zymtësin apsolute, zhurma e njerëzve që e varrosën filloi të bëhej më e shurthër, ata po largoheshin. Bënte freskët këtu posht, vapa përvëluese mbi tokë as që ndihej. Rreth e përqark nuk kishte baltë, por veçse armaturë betoni. Kishin kaluar dekada nga dita që kishte mbaruar varri, e kishte projektuar vetë, i kishte ndërtuar vetes varin, tamam ashtu siç bënin faraonët e Egjiptit të lashtë. Këtu do prehet shpirti i tij. Njëqind dritare për njëqind vite pavarsi, kulla e sahatit që sheh në drejtime të ndryshme,…

Lexo më Shumë