Author: almakos

Pak ditë pasi u lirua nga detyra e Prefektit të Tiranës, Afrim Qendro është emëruar në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Ai zëvendëson Dallëndyshe Bicin, e cila u largua nga detyra në fund të janarit. Qendro ka patur një sërë detyrash të larta publike ashtu sikurse politike si kordinator elektoral i PS në Qarqet e Tiranës dhe Vlorës, anëtar i Asamblesë Kombëtare dhe në Asamblenë e Tiranës. Qendro fillimisht ka qenë drejtues i Ndërmarrjes Nr.1 në Bashkinë e Tiranës, më tej drejtues i Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës; drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar; nën kryetar i Bashkisë…

Lexo më Shumë

Policia e Durrësit ka arrestuar një inspektor të shpallur në kërkim, punonjës i Portit të Durrësit, i akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me dosjen e skandalit të “Kurum”. I arrestuari është Xhuljo Golgota, Inspektor i Portit të Durrësit. Policia vendore bëri me dije se 37-vjeçari ishte në kërkim në kuadër të aksionit të koduar “Eko-Toxic”, e që lidhet me dosjen e bujshme të mbetjeve kimike të “Kurum”, për të cilën tani ka 21 të ndaluar me masa sigurie dhe 12 të tjerë në kërkim apo hetim. “Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kapën dhe ndaluan Xh. G.,…

Lexo më Shumë

Maqedonia do të marrë tarifa preferenciale nga Shtetet e Bashkuara për mbi 60 produkte strategjike, të rëndësishme për ne – njoftoi kryeministri Mickoski. Ai tha se tarifa do të jetë në shifra njëshifrore dhe do të variojë midis 0 dhe 6.5 përqind. “Pres që diku rreth 63, 64 produkte, të cilat janë strategjike për ne, të kenë një tarifë preferenciale, e cila do të jetë në shifra njëshifrore dhe do të variojë midis 0 dhe 6.5 përqind”, tha sot kryeministri Mickoski. Kjo vjen pas negociatave midis autoriteteve në Shkup dhe Uashington, pasi Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar vendosën tarifa…

Lexo më Shumë

Pas minutave dramatike sot në Kuçovë, ku punonjësja e pastrimit të qytetit, e pushuar nga puna pse kërkoi rrogën e vonuar prej dy muajsh, tentoi të flijohej duke u hedhur nga një kullë e lartë e oksigjenit te ish-Uzina, ajo ka zbritur, duke u shmangur edhe tragjedia. [embedded content] Pas negociatave me policinë vendore dhe atë bashkiake, që i premtuan se do te rikthehet në punë, ajo ka pranuar të zbresë dhe u shoqërua më tej nga efektivët për marrje në pyetje dhe procedurat standarde. Elona Bregu, 40 vjeçe, e pushuar edhe nga puna, ka hipur sot në mënyrë demonstrative…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski, sot ka dhënë dorëheqje, raporton Deutsche Welle, në gjuhë maqedonase. Bislimoski këtë mëngjes me një letër e ka informuar kryetarin e Kuvendit se tërhiqet nga funksioni në të cilin ishte zgjedhur për herë të parë në qershor 2018. Në dorëheqje, Bislimoski nuk jep arsyet për tërheqjen. As ai, as bashkëpunëtorët e tij nuk duan ta komentojnë vendimin. Mandati i dytë pesëvjeçar i Bislimoskut do të përfundonte në qershor të vitit 2028. Pak më shumë se dy javë më parë, Drejtoria e Policisë Financiare dorëzoi kallëzim penal ndaj Bislimovskit, duke e akuzuar për…

Lexo më Shumë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka dhënë sqarime mbi pikëpyetjet e shumta se kujt i takon paga e 13-të. Në një konferencë për media, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Murati deklaroi se paga e 13-të iu takon punonjësve publikë që kanë marrë pagë që 12 apo më shumë muaj. “Sa i përket pagës së 13-të, parashihet të vjen për ata që i kanë marrë 12 paga. Nëse dikush ka filluar rishtazi, do ta marrë pagën e 13-të vitin e ardhshëm. Paga e 13-të paguhet për punëtorët që kanë marrë pagë prej buxhetit të shtetit, por që kanë punuar më…

Lexo më Shumë

“Kam borxhe, ndaj hyra në bankë se më duheshin lekët”, kështu ka deklaruar autori i cili dështoi të grabiste 20 milionë lekë në filialin e FiBank në zonën e ish parkut të autobusëve në Tiranë. 58-vjeçari, i cili rezulton të jetë një sipërmarrës në ndërtim,  u arrestua pak minuta pasi kreu grabitjen dhe arriti të merrte 20 milionë lekë të vjetra. Bardhyl Fusha, autori Fusha teksa mbante në dorë në çantë sportive, brenda saj kishte fshehur një kallashnikov, dhe sapo hyri në ambientet e bankës, qëlloi me armë në dysheme. Më pas ai shkoi te një nga arkat dhe mori…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov sot i ka reaguar kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, lidhur me pretendimet për shkarkimin e tij nga posti i ministrit. Filkov thotë se kur Kasami të bëhet kryeministër do të mund ta shkarkonte. “Shikoni, kur të bëhet Bilall Kasami kryeministër, atëherë me siguri do të tregojë se kush do të jetë ministër dhe kush jo. Deri atëherë, sundimi i së drejtës, gjegjësisht respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve do të vlejnë për të gjithë”, tha Fillkov. I pyetur nëse ka mundësi që të ndryshojë ligji, me çka provimi i jurisprudencës do të mbahej edhe në…

Lexo më Shumë

Personi në foto është Bardhyl Fusha, 58-vjeçari i cili dështoi të grabiste filialin e FiBank në Tiranë. Ngjarja u raportua paraditen e kësaj të enjteje (12 shkurt) në zonën e ish parkut të autobusëve, ku autori i fut në bankë i armatosur, duke marrë shumën prej 20 mln lekësh të vjetra, por nuk mundi të largohej pasi u kap nga policia. Bardhyl Fusha, autori i grabitjes 58-vjeçari u fut në ambientet e bankës me një çantë, brenda së cilës kishte një armë kallashnikov. Sapo ka hyrë brenda ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar një herë në tokë. Menjëherë te arka ka…

Lexo më Shumë

Panorama Online ka siguruar pamjet nga momenti i arrestimit të 58-vjeçarit Bardhyl Fusha, i cili tentoi të grabiste me kallashnikov bankën e nivelit të dytë, “Fibank”, në Rrugën e  Kavajës në Tiranë. [embedded content] Siç shihet edhe nga pamjet, njëri prej efektivëve është duke e prangosur, ndërsa një tjetër, pak metra më tutje, me armë në dorë e ruan për të mos u larguar. Sipas policisë, mësohet se Bardhyl Fusha ka qëlluar një herë me armë në dysheme, pasi në vendngjarje është gjetur 1 gëzhojë dhe arma tip kallashnikov. Nga të shtënat nuk ka shtetas të dëmtuar. Arma e përdorur…

Lexo më Shumë

Prokurori Publik i Prokurorisë Themelore Publike Shkup, pas kryerjes së një procedure hetimore, ngriti akuza kundër tre personave fizikë dhe një personi juridik për vepër penale “Rrezikim i Mjedisit dhe Natyrës me Mbeturina”. “Në periudhën nga 28.02.2025 deri më 09.07.2025, të akuzuarit në mënyrë të paligjshme kanë lënë, mbledhur dhe menaxhuar mbeturina të rrezikshme që përmbajnë substanca që kanë veti shpërthyese, të ndezshme, irrituese, toksike, kancerogjene dhe ekotoksike në një parcelë kadastrale në Vizbeg, për të cilat nuk kishin lejen përkatëse nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Më 09.07.2025, në vend shpërtheu një zjarr, i cili për shkak të…

Lexo më Shumë