Zëdhënësi i shtabit zgjedhor Orhan Murtezani, në një dalje për media tha se gjatë procesit të votimit janë evidentuar një morri shkeljes dhe presionesh nga ana e partisë shqiptare në pushtet BDI. Ai numëroi shumë shembuj në lidhje me pengimin e lirë të votës pothuajse në të gjita vendbanimet shqiptare. “Këto shembuj që i cekëm tregojnë se në çfarë kushtet janë zhvilluar këto zgjedhje dhe janë dëshmi se koalicioni ‘Rilindje me BESË’ është dëmtuar jo më pak se 50 për qind nga numri i votuesve”, tha Murtezani, raporton SHENJA.
Author: almakos
Ora shënon 19:00 dhe me këtë, përfundon procesi zgjedhor në Republikën e Maqedonisë. Vendvotimet tanimë janë mbyllur, ndërsa nuk munguan parregullsitë e panumërta para dhe gjatë ditës së votimit. Parregullsitë janë raportuar nga monitoruesit por edhe nga Ministria e Brendshme, e cila gjatë ditës ka njoftuar edhe për arrestime. Gjithashtu, një ditë para zgjedhjeve, u raportua për aksione që ndërlidheshin me persona të dyshuar për blerje të votave. Kjo dukuri vazhdoi edhe gjatë ditës së sotme, ndërsa gjithashtu janë shënuar edhe parregullsi tjera, siç janë fotografimi i votës, agjitimi, por problemi kryesor në këtë cikël zgjedhor ka qenë lista zgjedhore, pasi…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor qaste më parë ka njoftuar se dje, nga gjithsej të 20.581 qytetarë të regjistruar për votime në diasporë, të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar vetëm 8.208 qytetarë, gjegjësisht 39.90 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka publikuar edhe të dhënat e daljes së votuesve deri në ora 17:00. Dalja e votuesve në nivel republikan ishte 60.39 për qind. Në nivel të njësive zgjedhore, dalja është si vijon: Njësia zgjedhore numër 1: 196 030 66.38 për qind Njësia zgjedhore numër 2: 181 268 59.88 për qind Njësia zgjedhore numër 3: 181 564 64.9 për qind Njësia zgjedhore numër 4: 183 908 67.15 për qind Njësia zgjedhore numër 5: 169 640 58.46 për qind Njësia zgjedhore numër 6: 143.987 46.82 për qind Në nivel republikan, të drejtën e…
Deri në orën 17:00 dalja e qytetarëve për të votuar në Komunën e Strugës është 53.4 për qind, ndërsa në Vevçani është 73.50 për qind. Kryetarët e këshillave komunal zgjedhor kanë i informuar se edhe në të dy komunat nuk janë shënuar parregullsi dhe se procesi i votimit po rrjedh i qetë
Është ora 17:40, ndërsa kanë mbetur edhe 1 orë e 20 minuta deri në mbylljen e vendvotimeve. Shikuar deri në ora 17:00, në disa vendbanime shqiptare, si për shembull në Çair, dalja është për rreth 50% më e lartë krahasuar me zgjedhjet e kaluara nëno të njëjtën kohë. Mbetet të shihet dalja e votuesve në njësinë zgjedhore numër 6, e cila deri në rezultatet e fundit, rezultonte me nivel më të ulët të daljes në votime!
M.A. (32) nga Tetova është arrestuar nga policia me kërkesë të Këshillit zgjedhor nga vendvotimi në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Tetovë pasi ka tentuar me celular ta fotografojë fletëvotimin, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josfiovski. Sipas tij, incidenti ka ndodhur sot në orën 11 e 20 minuta. “Pas arrestimit, mbajtjes së shkurtër dhe bisedës në polici. M.A. i është marrë telefoni celular për ekspertizë të mëtejme, ndërsa ai do të ballafaqohet me padi kundërvajtëse në pajtim me Kodin zgjedhor për shfrytëzimin joligjor të telefonit celular apo aparatit në vendvotim me ç’rast është paraparë gjobë prej 300 deri në…
Dita e votimeve po kalon me shumë parregullsi, vlerëson Organizata joqeveritare “Civil”, aktivistë të së cilës vëzhgojnë zgjedhjte. Kryetari i “Civil”, Xhabir Deralla, në pres konferencë tha se problemi më i madh mbetet lista zgjedhore, e cila sipas tij është në kaos, ndërsa mbi 1000 persona nuk mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Ai tha se në Komunën e Sarajit është vërejtur mbushje e kutive të votimit, dhe se kanë dëshmi që është votuar në emër të katër personave të vdekur. Deralla tha se vazhdojnë kërcënimet ndaj votuesve, ndërsa këshillet zgjedhore e thejnë procedurën zgjedhore. “Ose nuk…
Ambasadori amerikan, Xhes Bejli ka qëndruar sot në Komunën e Likovës, ndërsa ka vëzhguar nga afër procesin e votimit në vendvotimet e fshatit Sllupçan. Ambasadori Bejli ka inkurajuar qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, ndërsa ka uruar që procesi i votimit të kalojë në mënyrë të qetë dhe pa incidente.
Votimi në rajonin e Kumanovës zhvillohet pa pengesa. Sipas të dhënave të KSHZ-së në Kuamnovë jehona deri në orën 13 është 31,11 për qind, në Likovë 19,79 për qind, ndërsa në Nagoriçan të Vjetër 32,61 për qind. “Standard në orët e pasdites presim jehonë më të madhe”, deklaroi kryetari i KKZ-së Kumanovë, Nenad Sazdevski. Në Kumanovë votohet në 167 vendvotime, ndërsa janë evidentuar gjithsej 90.848 votues, prej të cilëve 89.427 votojnë në NJZ2, ndërsa 1.421 persona votojnë në NJZ3. Në Likovë të drejtë vote kanë gjithsej 24.384 persona të cilët votojnë në 36 vendvotime. Edhe në komunën Nagoriçani i Vjetër…
Që nga hapja e vendvotimeve deri në orën 12:00 nuk ka incidente të mëdha, por janë regjistruar disa incidente të vogla për të cilat është reaguar, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Është arrestuar një person me iniciale Z.D. 37 vjeçar, për shkak të fotografimit të fletëvotimit në vendvotimin në shkollën “Koço Racin”, Gjorqe Petrov, pas të cilit rast më pas është ndërprerë votimi për 10 min. Rast i ngjashëm është hasur edhe në Vallandovë, ku një person me iniciale Z.P ka votuar, e ka fotografuar fletëvotimin dhe më pas është larguar. Shërbimet policore kanë dalë në vendngjarje dhe…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka publikuar edhe të dhënat e daljes së votuesve deri në ora 13:00. Dalja e votuesve në nivel republikan ishte 34.53 për qind. Në nivel të njësive zgjedhore, dalja është si vijon: Njësia zgjedhore numër 1: 112.209 votues 38.35% Njësia zgjedhore numër 2: 100.356 votues 33,67% Njësia zgjedhore numër 3: 108.411 votues 38.67% Njësia zgjedhore numër 4: 110.121 votues 39,28% Njësia zgjedhore numër 5: 97.365 votues 33.55% Njësia zgjedhore numër 6: 70.414 votues 24,03% Në nivel republikan, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 598.876…

