Author: almakos

[embedded content] 25 March Më 31 mars banorët e rajoneve të përmbytura të cilët janë të vendosur në konviktin e studentëve “Tome Stefanovski Seniq” në Shkup duhet të lëshojnë konviktin dhe të vendosen diku tjetër. Ata thonë se nuk kanë se ku të kthehen, meqë shtëpitë e tyre janë në gjendje të pa banueshme dhe kërkojnë nga ministria e Punës dhe Politikës Sociale që tua vazhdojë afatin për qëndrim ose të gjej një zgjidhje tjetër afatgjate. “Ka gjashtë muaj që kemi ardhur këtu. Asgjë nuk kemi ndërtuar ashtu si ka qenë, vetëm që janë hequr balta dhe mbeturinat. Ajo nuk…

Lexo më Shumë

[embedded content] 25 March Autostrada nga Shkupi përmes Tetovës deri në Gostivar është në gjendje katastrofale. Vozitësit thonë se ky aks urgjentisht duhet riparuar pasi po bëhet i rrezikshëm për shoferët. Të revoltuar, at thonë se nuk është korrekte të paguajnë në pikat pagesore e nga ana tjetër t’i shkatërrojnë makinat. “Autostrada është zero. A ka vështirësi gjatë vozitjes? Ka. Ka gropa gjithandej. Paguajmë në pikat pagesore, por për kot”. Profesori universitar Vullnet Palloshi thotë se nëse duam që autostradat të jenë të qëndrueshme 25 vjet, patjetër të revitalizohen në çdo pesë vjet. Ai thotë se qeveria në largim në…

Lexo më Shumë

[embedded content] 25 March Shifra alarmante të përdoruesve të drogës në Tetovë dhe Gostivar. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme numri i të varurve nga mjetet narkotike në këto dy qytete për momentin arrin në 1300 por, besohet se shifra realë është shumë më e lartë. Dy ish përdorues të heroinës të cilët trajtohen në Qendrën për shërim me metadon në Tetovë rrëfyen për Alsat dramën që kanë përjetuar dhe pasojat që i vuajnë ende. Sipas tyre gjithçka fillon me mendimin se nuk ka asgjë të keqe po të provohet një herë. “Në fillim merrja drogë, heroinë merrja…Heroina…

Lexo më Shumë

[embedded content] 25 March VMRO-DPMNE kërkon që euro-deputeti Ivo Vajgëll të kërkojë falje. Nga partia demantojnë se lideri i tyre NIkola Gruevski në takim me treshin Edvard Kukan, Ivo Vajgel dhe Knut Flekenshtajn ka thënë se do të shkojë deri në fund vetëm e vetëm të mos përfundojë në burg. Këtë qëndrim të Vajgëllit e transmetoi televizioni Al Xhezira. Me këto dezinformata Ivo Vajgëll vetëm se i hodhi benzinë zjarrit në krizën politike aktuale, në vend që ta dënojë publikisht Platformën e Tiranës dhe përzierjen e shteteve fqinje në punët e brendshme të Maqedonisë – thonë nga VMRO-DPOMNE-ja. Për LSDM-në…

Lexo më Shumë

25 March Opsioni që Talat Xhaferi të hënën të propozohet për kryetar të Kuvendit, nuk do të thotë se për herë të parë në historinë e Maqedonisë për kryeparlamentar mund të zgjidhet një shqiptar. Në arkivat parlamentare ende qëndron biografia e Vullnet Starovës, shqiptar i cili ka qenë kryetar i parlamentit nga viti 1986 deri në vitin 1991 në kohën e Republikës Socialiste të Maqedonisë. Ish kryeparlamentari Stojan Andov për Alsat thotë se në rast të propozimit t një shqiptari për kreun e Kuvendit, nuk ka hapësirë për hamendje. Përkatësia etnike nuk do të thotë asgjë, kjo nuk është pengesë,…

Lexo më Shumë

[embedded content] 25 March Softuerët e rinj të Prokurorisë Speciale Publike kanë siguruar edhe 66 mijë audio incizime të reja nga hard disqet e nxjerra nga Drejtoria për Siguri dhe kundërzbulim. Kjo sipas ekspertëve nënkupton që PSP-së do t’i duhet afat shtesë për punë. Avokatja Suzana Joshevska thotë se të gjitha këto audio incizime mund të jenë vepra penale. Është herët nuk mund të arrini të i dëgjoni të gjitha. Ato vetëm janë vendosur në raportin e fundit vetëm për të bërë të ditur se kemi 66 mijë audio incizime plotësuese të cilat pas këtyre punëve teknike janë zbuluar tani.…

Lexo më Shumë

Senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kryetar i Komisionit të Senatit për Forca të Armatosura John McCain, tha sot se është shumë e shqetësuar për “tensionet, rivalitetet dhe konfrontimin e mundshëm në Ballkan”. Ai njoftoi, se javën e ardhshme Shtetet e Bashkuara do të ratifikojë Protokollin e Anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, transmeton lajmi.net. “Kjo kërkon vëmendjen e Bashkimit Evropian, NATO-s dhe të gjithë aleatëve që përpiqen të parandalojnë disa nga këto kriza që kërcënojnë Ballkanin”, tha McCain.

Lexo më Shumë

25 March Sindikata e Pavarur e Policisë kërkon që pjesëtarëve të policisë që vijnë në Shkup për punë tashmë disa muaj për shkak të angazhimit të tyre në protesta, tu paguhen orët shtesë. Nga kjo sindikatë thonë se policët qëndrojnë nëpër kazerma me muaj, ndërsa paguhet vetëm për një orar punë. Llogaritjen e orëve të punës e bëjnë në këtë mënyrë: për 15 ditë që është jashtë qytetit, i llogariten vetëm 8 ose 12 orë punë. Të tjerat i llogarisin sikur të ketë qenë në shtëpi –  tha Goce Dellçve Todev, Kryetar i SPP-së. Todev akuzon eprorët në MPB për…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në nder të 60 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Romës, me të cilën janë vendosur themelet e BE-së, ka dërguar një letër urimi deri tek ambasadori i BE-së në Shkup Samuell Zhbogar, në të cilin thuhet se LSDM si parti politike por edhe si subjekt që pritet të udhëheq Qeverinë e re reformatore, është e vendosur që të punoj në vendosjen e institucioneve të pavarur, sundimin e drejtësisë dhe shtetin e së drejtës, zhvillimin ekonomik dhe kohezionin social në vend. Ai ka thënë se shpreson që dyert e Evropës do të jenë të hapur…

Lexo më Shumë

25 March Njëzet ditë pasi Alsat M pyeti autoritetet kompetente se si është vlerësimi mbi sigurinë në shtet, Ministria e Brendshme u përgjigj me shkrim ku thuhet se aktualisht gjendja e sigurisë është e qëndrueshme. Nga ky dikaster theksojnë se pavarësisht ngarkesës së punës që del nga tubimet e përditshme qytetare, policia ka për qëllim ruajtjen e sigurisë së qëndrueshme publike. Prioritetet që janë identifikuar me vlerësimin strategjik të Byrosë për Siguri Publike, si dhe situata aktuale politike në vend, gjendjen e sigurisë e vlerësojmë stabile, ndërsa policia ka për qëllim arritjen e objektivave prioritare për ruajtjen e stabilitetit të…

Lexo më Shumë

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, Ivo Vajgëll, demanton të ketë thënë se “Nikolla Gruevski u ka thënë atyre se do të shkoj deri në fund, ngase nuk dëshiron që të shkoj në burg”. Në një prononcim për MIA-n, Vajgëll ka thënë se ai si njeri asnjë herë nuk e personifikon përgjegjësinë dhe nuk përzihet në politikën e Maqedonisë duke përmendur emra dhe njerëz. “E kam thënë edhe më herët, Maqedonia duhet ta përjetoj pastrimin e politikës së saj dhe rruga për më tutje është edhe ajo çfarë po e bën Prokuroria Speciale. Nëse vërtetohet nëpërmjet gjyqësorit se ekziston ndonjë…

Lexo më Shumë

25 March Sead Koçan për momentin po fshihet në vendin e quajtur Vitomiricë në afërsi të qytetit të Pejës, tregojnë burime të përfshira në hetim, shkruan portali A1on.mk. Sipas disa burimeve, Koçan për çdo ditë i ndryshon lokacionet e qëndrimit të tij për shkak të lëshimit të flet-arrestit ndërkombëtar kundër tij. Në Kosovë është angazhuar një person me emrin Gero, pronar i një kompanie për transport „Gero Raisen“ nga qyteti Pazari i Ri.Burime të njëjta thonë se Koçan në Kosovë do të qëndrojë derisa nuk përfundon ndërtimi i vendit të fshehtë i cili për të po përgatitet në Sjenicë nën…

Lexo më Shumë