Nikolla Gruevski është larguar nga Maqedonia dhe ka shkuar në Maltë, kanë njoftuar nga VMRO-DPMNE. Sipas tyre ai do të marr pjesë në Kongresin e Partisë Evropiane Popullore. Po ashtu ata thonë se Gruevski në Maltë do të prezantoj qëndrimet në lidhje me zhvillimet aktuale politike si dhe interesat strategjike të Maqedonisë. Në Maltë pritet të jenë prezent edhe kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker, presidenti i BE-së Donald Tusk, kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri I Hungarisë Viktor Orban si dhe kryeministrat e Spanjës, Irlandës dhe Norvegjisë.
Author: almakos
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Vllatko Gjorçev tha se karakteri multietnik i Maqedonisë është i vetmi në Evropë. “Shikoni vendet tjera dhe a do të mund të gjeni një vend si Maqedonia. Shiheni karakterin multietnik të Shkupit, një asnjë vend tjetër nuk mund ta gjeni”, tha Gjorçev. Ai shtoi se LSDM në 27 vitet nuk ka hapur asnjë fabrikë as edhe që ka rritur pensionet.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq ka deklaruar sot se Marrëveshja e Përzhinos dhe reformat urgjente mbeten kusht për ardhmërinë e vendit drejt BE-së. E pyetur në lidhje me deklaratat e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, sipas të cilit, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini i ka premtuar, se do fillojnë negociatat qasëse drejt anëtarësimit në BE nëse formohet Qeveria, Kocijançiq ka thënë se nuk i komentojnë deklaratat e tilla, duke përsëritur se rekomandimi për Maqedoninë mbetet i kushtëzuar.
Antonio Milloshoski në fillim të seancës gjatë fjalimit të tij kritikoi ashpër siç u shpreh ai tentimin për formimin e një shteti binacional që rrezikon stabilitetin e vendit. “Nuk është mire që të tentojmë të formojmë shtet binacional duke lënë nën hije shumicën e vullnetit të qytetarëve. Përvoja flet se shtet binacionale nuk janë shtet të qëndrueshme”. Mos të harrojmë se në shtet nuk jetojnë vetëm maqedonasit, por edhe shqiptarët, serbët, boshnjakët, turqit dhe të tjerë që Maqedoninë e konsiderojnë si shtet të tyre. Andaj duhet pasur parasysh këtë kur të vendosim për kreun e ri të Kuvendit. Sepse ideja…
Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski ka lënë pa tekst deputetët e BDI-së të cilët edhe pas prishjes së koalicionit me këtë parti, përsëri nuk guxuan të kundërpërgjigjen. Pyetja e Ilija Dimovskit ishte nënçmuese jo vetëm për BDI-në, por edhe për kreun e kësaj partie, Ali Ahmeti.
Lëvizja BESA është e vetmja që ka formuar grup parlamentar duke u bërë kështu partia e e vetme që ka ndjekur në kohë dhe në mënyrë profesionale procedurat ligjore dhe parlamentare. Me këtë Lëvizja Besa ka ndihmuar në përshpejtimin e konstituimit të Kuvendit pasi formimi zyrtar i grupeve parlamentare është kusht për diskutime të mëtejshme të deputetëve dhe marrjen e vendimeve në emër të grupeve.
Antonio Milloshovski, nga VMRO-DPMNE gjatë të fjalimit të tij në Kuvend, tha se atyre u takon ky post ngase janë fituese të zgjedhjeve parlamentare “Ajo që ne demokracitë parlamentare është traditë është se kryetarët e parlamentit vijnë nga partitë fituese. Komisioni duhet të ketë parasysh se grupi fitues është VMRO-DPMNE andaj vlerësojmë se në përputhje me vullnetin e popullit kryetari i Kuvendit duet të jetë nga partia fituese për të kënaqur vullnetin e popullit. Parlamentin duhet ta përfaqësojë partia fituese ndërsa Qeverinë mund ra përbëjnë koalicionet”, tha Milloshoski.
27 March Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, sot kur duhet të zgjidhet kreu i ri i Kuvendit, nuk është në Maqedoni. Me një fluturim të “Turkish Erlajns”, Gruesvki sot paradite ka fluturuar për nga Shkupi për në Stamboll. Ekipi i “360 gradë” ka incizuar Gruevskin pas aterrimit në aeroportin “Ataturk”, afër Stambollit. Përveç një personi nga protokolli dhe pjesëtarë të sigurimit nuk janë vërejtur anëtarë të tjerë të partisë apo të familjes. “360 gradë” u drejtua në VMRO-DPMNE me pyetje se ku ka udhëtuar Gruevski, dhe sapo të marrim përgjigjen, do ta publikojmë. 360˚ Груевски претпладнето замина од Македонија 360˚…
27 March Dyzetë aksidente rrugore janë regjistruar gjatë tre ditëve të fundit në Shkup dhelëndime të rënda kanë marrë katër persona, ndërsa 30 persona kanë marrë lëndime më të lehta. Siç informon SPB Shkup, të premten janë regjistruar 17 aksidente rrugore, nga të cilat katër me lëndime të rënda, në gjashtë më lehtë janë lënduar 10 persona, ndërsa shtatë me pasojë të dëmeve vetëm materiale.Në tetë nga 11 aksidentet e regjistruara të shtunën janë lënduar 12 persona, ndërsa në tri aksidente janë regjistruar vetëm dëme materiale.
Lideri i LSDM-së në një deklaratë për gazetën serbe “Danas” ka thënë se në interes të stabilitetit të shtetit dhe qytetarëve është që sa më shpejtë të formohet Qeveria e ri, si mënyrë për të dalë nga kriza në të cilën po e shtyjnë vendin Nikolla Gruevski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së.
Pas inspektimit në argumentet sot mbrojtja e Zoran Zaevit do të duhet të deklarohet në lidhje me indicet e Prokurorisë. Javën e kaluar pas shqyrtimit një orësh të argumentet në Prokurorinë Themelore Publike, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe përfaqësuesit e tij juridik nuk dhanë detaje për atë se çfarë argumente ka grumbulluar prokuroria në rastin të cilin e ka hapur për parregullsi zgjedhore. Zaev me një person tjetër të punësuar në parti janë të dyshuar se kanë falsifikuar raportet financiare të LSDM-së dhe në mënyrë ligjore kanë siguruar para për financimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme vitin…

