Nikolla Gruevski është larguar nga Maqedonia dhe ka shkuar në Maltë, kanë njoftuar nga VMRO-DPMNE. Sipas tyre ai do të marr pjesë në Kongresin e Partisë Evropiane Popullore.
Po ashtu ata thonë se Gruevski në Maltë do të prezantoj qëndrimet në lidhje me zhvillimet aktuale politike si dhe interesat strategjike të Maqedonisë.
Në Maltë pritet të jenë prezent edhe kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker, presidenti i BE-së Donald Tusk, kancelarja gjermane Angela Merkel, kryeministri I Hungarisë Viktor Orban si dhe kryeministrat e Spanjës, Irlandës dhe Norvegjisë.

