Author: almakos

25 March Partia VMRO DPMNE ka kërkuar nga euro-deputeti Ivo Vajgël që të distancohet nga deklarata se lideri i kësaj partie Nikola Greuvski ka thënë se është i gatshëm që të shkojë deri në fund, pasi nuk dëshiron të qëndrojë në burg. Vajgël ishte në delegacionin e BE-së, në krye me komisarin evropian për Zgjerim Johanes Hahn, i cili më 21 mars në Shkup tentoi që me liderët e partive të gjejë zgjidhje për dalje nga kriza në Maqedoni.Vajgël tha se situata në Maqdoni është shumë serioze, por nuk është ende alarmante, duke theksuar se deklarata më karakteristike ishte ajo…

Lexo më Shumë

Policia në Henan të Kinës ka ndaluar një minibus  pasi shoferi kishte mbingarkuar automjetin me fëmijë. Me të hapur derën e makinës së transportit që ka vetëm 19 ulëse, prej aty kanë dalë 74 fëmijë që po dërgoheshin për në kopsht, transmeton Telegrafi. Aty ka qenë edhe një edukatore, që së bashku me drejtuesin e mjetit, e ngritë në 76 numrin e pasagjerëve, që i bie të jetë tre herë mbi numrin e lejuar. Mirëpo, shoferi që nuk ka licencë për transportin e fëmijëve, ka thënë se ai është angazhuar nga prindërit e fëmijëve. Mësohet se ata kanë qenë në dijeni…

Lexo më Shumë

Janë hedhur hapat e parë për ndërtimin e Xhamisë Qendrore të Tophanës në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, e cila do të ndërtohet nga ana e Fondacionit të Çështjeve Fetare të Turqisë (TDV). Xhamia e cila do të ndërtohet me arkitekturë osmane në Fushë Tophanë të Shkupit, pritet që të përmbushë nevojat për vend të adhurimit për popullsinë e rajonit. Derisa ka filluar të mbyllet vendi ku do të ndërtohet xhamia, vazhdon ndërtimi i zyrave të kantierit të ndërtimit. Xhamia e cila do të ndërtohet në stilin e kompleksit, në të do të ketë parking të mbyllur, kurse Kur’an-i, sallë konferencash,…

Lexo më Shumë

Prej ditës së shtunë drejt së dielës me zhvendosje të akrepave të orës për një orë përpara, respektivisht prej orës 2 në orën 3 pas mesnate, fillon llogaritja verore e kohës. Kalimi i llogaritjes prej dimërore në verore të kohës është vendosur me arsye se “vazhdohet” dita, mundësohet kursim i energjisë elektrike, rritet produktiviteti i fuqisë punëtore, përmirësohet adaptimi i njerëzve dhe dita punuese bëhet më efikase. Që prej vitit 1981 u vendos ligji që përfshin tërë Evropën në të gjitha shtetet e saj. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku…

Lexo më Shumë

Deklaratat e eurodeputetit Ivo Vajgëll, se Nikolla Gruevski është i gatshëm të shkoj deri në fund për arsye se nuk i shkohet në burg, është edhe një vërtetim i asaj që kemi paralajmëruar edhe më herët se ai vetëm për interesa personale po e thellon krizën. Kështu kanë thënë nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, duke shtuar se një gjë e tillë është e palejuar dhe se qytetarët e vendit nuk duhet të jenë peng të Nikolla Gruvevskit. “Është e palejuar që Nikolla Gruevski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së të mohojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve, të gënjejnë nëpër media dhe…

Lexo më Shumë

25 March Të gjitha partitë politike dhe institucione duhet t;ju hapin rrugë proceseve demokratike në Maqedoni, sepse kjo është zgjedhja e qytetarëve. “Rreth 700 mijë qytetarë zgjodhën ndryshime në zgjedhjet e besueshme dhe në mënyrë demokratike formuan shumicë parlamentare prej 67 deputetëve dhe kjo shumicë e qytetarëve duhet të bartet në institucionet shtetërore”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE i është kundërpërgjigjur deklaratave të eurodeputetit Ivo Vajgëll, i cili kishte deklaruar se në takimin që kanë pasur me liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ky i fundit ka thënë se “do të shkoj deri në fund ngase nuk dëshiron të përfundoj në burg”. Nga VMRO i hedhin poshtë këto deklarata duke kërkuar edhe sqarim nga eurodeputeti nëse në të vërtet ka thënë një gjë të tillë. “Ivo Vajgëll ose nuk ka kuptuar diçka ose me vetëdije po rreshtohet  në anën e kriminelit të abonuar Zoran Zaev dhe skenaristëve të tij për shpërndarje të manipulimeve dhe gënjeshtrave. Me dezinformatat e…

Lexo më Shumë

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka paralajmëruar nënpresidentin amerikan, Mike Pence, për mundëinë e një lufte të re në Ballkanin Perëndimor, nëse shpërbëhet Bashkimi Evropian. Pence ka qëndruar në Bruksel më 20 shkurt, por detajet e bisedës, Juncker i ka zbuluar në një intervistë për gazetën Financial Times, të publikuar të premten. Administrata e re amerikane, me në krye presidentin Donald Trump, ka vlerësuar disa herë se largimi i Britanisë së Madhe nga BE-ja, do të nxisë edhe vende të tjera të braktisin bllokun. “I kam thënë (v.j. nënpresidentit Pence): Mos i ftoni të tjerët të largohen, sepse nëse…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se vendi i tij nuk do t’i bashkohet kurrë NATO-s, apo ndonjë aleance tjetër ushtarake. Këto komente ai i bëri me rastin e 18-vjetorit të fillimit të sulmeve ajrore të Aleancës së Atlantikut të Veriut për frenimin e fushatës së përgjakshme të Serbisë në Kosovë. Edhe pse kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Serbia ka rritur bashkëpunimin ushtarak me Rusinë, e cila ka rënë dakord t’i ofrojë aeroplanë luftarakë, tanke dhe sisteme anti-ajrore.

Lexo më Shumë

[embedded content] 24 March Ndërkohë edhe sonte kanë vazhduar protestat e organizatës “Për Maqedoni të bashkuar”. Sikur edhe ditëve të fundit edhe sonte kanë dominuar parullat kundër deklaratës së partive shqiptare dhe në mbrojtje të karakterit unitar të shtetit.

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA nuk do ta përkrah kandidaturën e Talat Xhaferit të BDI-së për kryetar të Kuvendit. Zëdhënësi I kësaj partie, Orhan Murtezani, ka njoftuar se Lëvizja BESA do të propozojë kandidatin e saj për kryeparlamentar. “Lëvizja BESA nuk ka marrë vendim për mbështetjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit. Vendimi i fundit i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA është që BESA ta propozojë kandidatin e saj për kryetar të Kuvendit”, ka shkruar Murtezani në Facebook. Ndërsa sot BDI vendosi që për kryetar të Kuvendit ta propozojë koordinatorin e deritanishëm të grupit parlamentar të kësaj partie, Talat Xhaferin. Nga partia…

Lexo më Shumë

Në emisionin “Arena” që mbrëmë u transmetua në Televizionin SHENJA, përballë përfaqësuesit të LSDM-së Petre Shilegov, ishin analistët politik Ismet Ramadani dhe Bashkim Bakiu. Shilegov e quajti të palogjikshme kërkesën që LSDM ta hedhë platformën e përbashkët të partive shqiptare, duke thënë se nuk mund të hedhin diçka që nuk e kanë pranuar. “Ne atë platformë nuk e kemi pranuar, që tani ta hedhim poshtë. Për ne nuk ekziston platformë sepse kemi program për Qeveri. Kemi program që ofron jetë për të gjithë qytetarët pa dallim nga përkatësia etnike. Pjesë nga platformat e partive politike janë pjesë e programit qeveritar.…

Lexo më Shumë