Përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme dhe sigurisë të BE-së Federika Mogerini dhe eurokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han, mbrëmë vonë dolën me vlerësim pozitiv për zgjedhjet e qeta parlamentare në Republikën e Maqedonisë. Të dy përfaqësuesit e lartë evropianë gjithashtu kërkuan që fituesit e zgjedhjeve të formojnë qeveri, ndërsa ata që humbën të jenë një opozitë aktive. “Këto zgjedhje të parakohëshme parlamentare ishin elementi kryesor i marrëveshjes së Përzhinës të vitit 2015. Ato i ofrojnë vendit mundësi kryesore për ripërtëritjen e demokracisë, dialog konstruktiv të krizës afatgjatë politike dhe bashkimin për qëllimin e përbashkët në integrimet euroatlantike”,…
Author: almakos
Lëvizja BESA ka paraqitur ankesë në KSHZ në lidhje me, siç thonë nga kjo parti, mospërputhjen e rezultateve reale me të dhënat elektronike të dërguara në KSHZ. Sipas kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, kontestues janë dy deputetë nga Njësia e dytë dhe Njësia e gjashtë zgjedhore. “Kemi informacone se ekziston mospërputhje mes të dhënave reale nga terreni dhe numrave në KSHZ. Kjo na ka dëmtuar neve. Dorëzuam ankesë dhe presim që KSHZ të bëjë krahasimin e të dhënave reale me raportet që kanë marrë. Rezultatet nga kutitë e votimit të cilat i kanë regjistruar vëzhguesit tanë, nuk korespondojnë me…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor në konferencën për shtyp shpalli rezultatet përfundimtare për mandatet e fituara të partive politike të cilat garuan në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 11 dhjetor. Numri i mandateve është si vijon: Njësia zgjedhore numër 1: VMRO-DPMNE – 8 LSDM -10 BDI – 1 Rilindje me BESË – 1 Njësia zgjedhore numër 2: VMRO-DPMNE – 9 LSDM – 8 BDI – 2 Rilindje me BESË – 1 Njësia zgjedhore numër 3: VMRO-DPMNE – 11 LSDM – 9 Njësia zgjedhore numër 4: VMRO-DPMNE – 10 LSDM – 10 Njësia zgjedhore numër 5: VMRO-DPMNE – 9 LSDM…
Akuzat e vazhdueshme për frikësimin e votuesve, kërcënimet, shtypje mbi të punësuarit publik, blerja e votave në komunitetin rom dhe keqpërdorim të burimeve administrative kanë ndikuar negativisht në Fushatën parazgjedhore. Kështu theksohet në raportin e gjetjeve dhe konkluzioneve të vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-së. Ata kanë verifikuar një dyzinë të këtyre fajësimeve dhe theksojnë se 31 veprimet e tilla kanë ngritur brenga në lidhje me mundësinë e votuesve për të hedhur votën e tyre të lirë, nga frika e hakmarrjes. siç thonë ata, i paraparë në paragrafin 7.7 nga Dokumenti i OSBE-së nga Kopenhaga të vitit 1990. Megjithatë, këto zgjedhje janë…
Ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejlli vlerësoi se në përgjithsi zgjedhjet ishin të mira, me disa parregullsi procedurale, duke potencuar edhe vërejtjet e OSBE/ODIHR-së. “Dalja ishte e mirë, ndërsa zgjedhjet u zbatuan qetë me disa parregullsi procedurale. E shprehim shqetësimin e ekipit monitorues të Ambasadës së Amerikës për përgatitjet administrative të zgjedhjeve dhe i bëjmë thirrje qeverisë së ardhshme, të vazhdojë të punojë në ndërtimin e kapaciteteve të KSHZ-së dhe ti zgjidhë çlështjet streukturore dhe juridike në lidhje me Listën zgjedhore”, deklaroi ambasadori amerikan, Xhes Bejli. Ambasadori Bejlli deklaroi se ky është hapi i parë drejt daljes nga kriza,…
Rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ku ka dallim të ngushtë mes partive politike shqiptare, fuqizon pozitën e faktorit politik shqiptar. Kjo u tha mbrëmë gjatë emisionit special maraton me rastin e ditës së zgjedhjeve. Njohësit e rrethanave politike, Isen Saliu, Xhelal Neziri, Sefer Tahiri dhe Bashkim Bakiu kanë analizuar rezultatet e zgjedhjeve pa ndërprerë që nga përfundimi i procesit zgjedhor, duke dhënë analizat e tyre rreth koalicioneve të mundshme që do të formojnë Qeverinë e ardhshme. Gazetari, Isen Saliu tha se, duke pasur parasysh rezultatet e zgjedhjeve, cilado parti shqiptare që do të jetë në pushtet, pa marrë parasysh…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishin një befasi për të gjithë. Rezultate të ngushta mes partive kundërshtare dhe një e nesërme e mjegulluar. Katër parti shpallën fitore dhe dy u dëshpëruan nga rezultati. Numrat tregonin fitoren e sërishme të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, por dy partitë opozitare LSDM dhe BESA nuk pranonin të quhet humbje. LSDM-ja tha se ata janë fitues pasi e kanë ndarë në dysh regjimin, ndërsa BESA ka fituar bastionet kryesore të BDI-së dhe me një dallim të vogël votash, ia ka përgjysmuar votat e zakonshme ksaj partie. Në këtë situatë, skena politike u nda në dy pjesë, fituesit…
Transparency International Maqedoni, e cila bënë monitorimin e shpenzimeve të partive politike gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, nxori raportin e dytë të saj, nga e cila vërehet se partitë politike kanë kanë harxhuar para dy herë më shumë se sa që kanë të ardhura. Kryetarja e Transparency Maqedonia, Sllagjana Taseva tha se kjo është konkluduar pas dorëzimit të raportit që e kanë bërë partitë dhe nga grumbullimi i të dhënave që ato i kanë marrë nga tereni. “Ata kanë harxhuar dy herë më shumë se sa të ardhurat, pra ata të gjitha kanë paraqitur 88 milionë 314.902 denarë. Kjo është…
Menjëherë pas nisjes së daljes së rezultateve të para të zgjedhje të mbrëmshme, rrugët e Shkupit janë mbushur me simpatizanë të opozitës shqiptare, kryesisht të Lëvizjes Besa. Dhjetëra mbështetës së saj vërshuan rrugët e Çairit, të ngazëllyer nga fakti se për herë të parë ishte mundur BDI-ja në këtë komunë. “Boll ishin 15 vite, tash e shohin se kush është BESA”, tha njëri nga simpatizantët. Qytetarët kanë deklaruar se me votimet e djeshme ka dalë në shesh mbështetja e madhe për Lëvizjen Besa në Komunën e Çairit. “Jemi shumë të kënaqur se sonte festohet fitore e Lëvizjes BESA. Urojmë Zeqirija…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka publikuar edhe zyrtarisht numrin e mandateve të fituara në zgjedhjet e djeshme parlamentare, ku VMRO-DPMNE ka fituar 51 deputetë, Lsdm 49, Bdi 10, koalicioni Rilindje me Besë 5 deputetë, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe PDSH 2 deputetë. Partitë shqiptare kanë fituar mandate në njësinë e parë, dytë, pestë dhe gjashtë zgjedhore. Në njësinë e parë shqiptare ka fituar LSDM-ja opozitare me 10 mandate, ndërsa pasohet nga VMRO me 8. BDI dhe Rilindje me Besë kanë marrë nga një deputet në këtë njësi. Në njësinë e dytë zgjedhore, VMRO ka 9 deputet ose një më shumë se…
KSHZ ka përfunduar numërimin e votave në të gjitha vendvotimet në gjashtë njesitë zgjedhore në Maqedoni. Nga numri i përgjithshëm i votuesve në Listën zgjedhore prej 1.784.416 votues gjithsej kanë votuar 1.189.481 ose 66,88%. VMRO-¬DPMNE dhe “Koalicioni për Maqedoni më të Mirë”kanë marrë më së shumti vota, me gjithsej 452.709 ose 38,06% të votave, ndërsa LSDM dhe Koalicioni 436.469 ose 36,69%. Në bllokun shqiptar, BDI 86.812 ose 7,30%, Lëvizja BESA ka marrë gjithsej 57.927 ose 4,87%, Aleanca për shqiptarët 35.091 ose 2,95% dhe PDSH 31.017 ose 2,61% të votve. Në NJESINË ZGJEDHORE 1: Kanë votuar gjithsej 217.719 ose 73,62% të…
Shtatë padi penale ka ngritur policia për shkak parregullsive të bërë në ditën e votimit. Tetëmbëdhjetë persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme dhe janë të dyshuar se kanë bërë vepra penale lidhur me zgjedhjet. Janë regjistruar vepra penale në rajonin e SPB Strumicë, Veles, Kumanovë dhe Manastir, ndërsa kanë të bëjnë me veprat penale “shkelje të fshehtësisë së votimit”, “shkelje të lirisë së përcaktimit për përzgjedhje dhe votim”, “pengim të zgjedhjeve dhe votimit”, “dhunë”, “shkatërrim të mjeteve të huaja”, “zhdukje të materialit zgjedhor”. Sipas kodi zgjedhor për këto vepra parashikohet dënimi me burg prej më së paku tre vite,…

