Për përmirësimin e gjendjes ekonomike së pari është i nevojshëm vullnet politik, ndërsa së dyti duhet të ketë viktima të caktuara. Kështu është shprehur ish ministri I financave Nikolla Popovski i cili ka shtuar se duhet shtrënguar dhëmbët për tu krijuar një platformë për sukses më të madh. “Unë pres që kriza të kalojë relativisht shpejt dhe të formohet qeveri e re me pozicion të ri ekonomik. Ajo që është e sigurt se koncepcioni i vjetër ekonomik, i cili deri diku vitin 2007/ 08, e këndej po zbatohet nuk do të mbijetojë, ndërsa ajo është politikë ekonomike e cila preferon…
Author: almakos
Me homazhe tek busti i dëshmorit të UT-së Abdylselam Emini dhe tek varri i rektorit të parë të UT-së Fadil Sulejmanit, ka filluar manifestimi për shënimin e përvjetorit të 22-të të këtij Universiteti. Në mbrëmje në ambientet e Universitetit u mbajt edhe një akademi përkujtimore ku morën pjesë personalitete nga vendi, Shqipëria dhe Kosova. Para të pranishmive një fjalë rasti mbajti edhe rektori i UT-së, Vullnet Ameti. Ndërkohë për nderë të 22 vjetorit u organizua edhe Akademi solemne në UT. Si çdo herë në përvjetorin e themelimit , edhe sivjet Universiteti i Tetovës ndau titullin Doktor Honoris Causa, për profesorin…
Përfundimi i zgjedhjeve parlamentare në vend ka riaktualizuar temën e kontestit të emrit, që sipas mediave greke pritet të rikthehet në tryezën e bisedimeve që në fillim të vitit të ardhshëm. Duke u thirrur në burime brenda Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e përditshmja greke “Katimerini”, shkruan se ndërmjetësi në bisedimet mes Shkupit dhe Athinës, është i gatshëm që ti riaktivizojë bisedimet të cilat u ndërprenë për shkak të zhvillimeve të brendshme në Maqedoni dhe Greqi. “Nimic dështon që sa më shpejte të rifillojë ndërmjetësimin për bisedimet. Duket i gatshëm për ti vizituar dy kryeqytetet në fillim të vitit të…
Rivotimi në Gostivar do të bëjë edhe më të paqartë formimin e Qeverisë së ardhshme dhe vetë koalicionet mes partive që fituan mandate në zgjedhjet e 11 dhjetorit, raporton SHENJA. Me këtë do të rritet edhe më shumë nevoja për formimin e një koalicioni të zgjeruar mes katër partive që morën më shumë deputet në Kuvend, VMRO, LSDM, BDI dhe BESA. Nëse edhe gjykata administrative konfirmon vendimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe vendos për të përsëritur votimet në vendvotimin 0396/1 në Gostivar, LSDM-së do t’i mjaftojnë 307 vota për t’i marrë një deputet VMRO-DPMNE-së me çka do të barazohej numri…
Lëvizja Besa ka hequr dorë nga ankesa deri tek Gjykata Administrative pasi nuk beson se ky institucion do të mund të merr vendime të pavarura pa ndikim nga politika. Nga kjo parti për televizionin Shenja thanë se Komisioni shtetëror i Zgjedhjeve morri vendim me diktat politik dhe njëjta procedurë janë të sigurt se do të vijojë edhe në Administrativen e kjo ata i ka zmbrapsur nga ideja për tu ankuar për gjashtë prej gjithsej shtatë parashtresave të refuzuara. “Lëvizja “BESA” nuk do të dorëzon ankesa deri tek Gjykata Administrative për parashtresat që Komisioni Shtetëtor i Zgjedhjeve i hodhi poshtë me…
Komisioni i përkohshëm për përcjellje të prezantimit medial të seancën e sotme vendosi që të mos ngrihet asnjë procedurë kundërvajtëse kundër mediave. Lëndë e shqyrtimit kanë qenë raportet për dhjetë ditët e fundit nga fushata zgjedhore. Dy propozime për ngritje të procedurave janë refuzuar, ndërsa në pjesën më të madhe të rasteve Komisioni unanimisht votoi kundër ngritjes së procedurës. Me këtë seancë përfundoi vlerësimi i punës së televizioneve dhe radiove në lidhje me zgjedhjet. Komisioni në mënyrë shtesë do të takohet që ta shqyrtojë punën e mediave lokale dhe rajonale.
Pa energji elektrike nesër në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 09:30 do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Franc Preshern” nga numri 121 deri në numrin 127, në komunën e Karposhit, si dhe shfrytëzuesit e rrugës “Dimo Haxhi Dimov” numër 120 në komunën e Kisella Vodës. Siç kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në orën 12:00 do të jenë edhe një pjesë e shfrytëzuese të rrugës “lLazar Dimitrov”, në komunën e Kisella Vodës, ndërsa në periudhën nga ora 10:30 deri në orën 12:30, një pjesë e shfrytëzuesve…
LSDM-ja ka reaguar në lidhje me vendimet që ka marrë KSHZ-ja duke thënë se ajo nuk është në nivelin e detyrës dhe obligimit serioz që ka, e ajo është: mbrojtja e të gjitha aspekteve të procesit zgjedhor. “Institucionet e shtetit duhet të punojnë në shërbim të qytetarëve dhe të respektojnë vullnetin e qytetarëve të Maqedonisë. Edhe përkundër asaj që po ndodh, disa punë janë të qarta: qytetarët zgjodhën jetën dhe ato ndryshime po ndodhin, nuk ka vend në politik për persona si Nikolla Gruevski, VMRO-DPMNE po shkon në opozitë”, thuhet në reagimin e LSDM-së, pasi KSHZ, refuzoi gjitha ankimimet e…
Pas mbarimit të seancës së djeshme të KSHZ-së, pritet që ky organ të dorëzoj deri tek koalicionet dhe partitë politike vendimet në lidhje me ankimimet e BESËS dhe LSDM-së, me çka edhe zyrtarisht fillon afati 24 orësh për të dorëzuar padi deri tek Gjykata Administrative. KSZH ka pranuar vetëm një ankesë të Lëvizjes BESA dhe ka anuluar votimin në një vendvotim në Gostivar. Janë refuzuar gjashtë ankimime nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja dhe shtatë nga Lëvizja BESA. Vendimi për anulimin e votimit në vendvotimin në Gostivar, duhet të dorëzohet deri tek partitë dhe pjesëmarrësit në njësinë zgjedhore numër gjashtë,…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor me 4 vota për, 4 kundër dhe një abstenim, e refuzoi ankesën e LSDM-së me të cilën kërkohet të ketë anulim të procesit zgjedhor në vendvotimin 2011 në Komunën e Tearcës. Ishte Subhi Jakupi, anëtar i BDI-së në KSHZ, ai i cili abstenoi. “Nuk u gjet procesverbali numër 15 nga ky vendvotim edhe pse anëtarët e komisionit zgjedhor deklaruan se e kanë plotësuar. Ky procesverbal është pjesë e materialeve konfidenciale. Fleta e cila mungon nuk grabitur po qëllimisht me shumë kujdes është grisur”, tha anëtarja e KSHZ-së nga radhët e LSDM-së, Violeta Duma. Sipas Igor Milev, poashtu anëtar…
https://www.dailymotion.com/video/x55k0gm_fjalimi-i-nikolla-gruevskit-para-kshz-se-17-12-2016_news
Kryetari i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski para pak minutash mbajti fjalim në protestën para KSHZ-së, Ai u kërcënua se nëse Gjykata Administrative konfirmon vendimet e KSHZ-së, partia e tij nuk do të merr pjesë në rivotim dhe nuk do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Gruevski kritikoi edhe përzierjen e ambasadorëve, sipas tij, në punët e brendshme të shtetit dhe u bëri thirrje që të rrinë anash dhe të veprojnë vetëm në kuadër të mandatit të ambasadorit. Ai paralajmëroi se nuk merr pjesë në bisedime politike ku ndërmjetësojnë ambasadorët e huaj.

