Author: almakos

Mëngjes i ftohtë me temperatura nën zero sot janë regjistruar pothuajse në tërë vendin, përveç në Dojran ku janë matur 2 gardë celsius. Siç kumtoi HPHM, temperatura më e ulët prej -9 gradë është regjistruar në Berovë, vijojnë Tetova me -8, Manastir, Shtip, Kriva Pallankë, Dibër dhe Demik Kapi janë matur -7, Prilep, Mavrovë, Zajçev rid-Shkup, Strumicë dhe Kumanovë -6. Me temperatura nën zero janë edhe Vinica, Krusheva dhe Lazaropole, ku janë matur -5 gradë, Gjurishte, Pozharan, Pretor dhe Ohër -4 dhe Topolçan dhe Gjevgjeli -3. Sipas matjeve të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në mëngjes në Shkup…

Lexo më Shumë

Me 9 vota pro dhe asnjë kundër, KSHZ shpall të pavlefshëm vendvotimin numër 2011 në komunën e Tearcës në njësinë zgjedhore numër 6. Votimi në këtë vendvotim do të përsëritet më datë 25 dhjetor, gjegjësisht 14 ditë nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Bëhet fjalë për ankesën e paraqitur nga koalicioni i kryesuar nga LSDM, të cilën e ka pranuar Gjykata Administrative dhe të cilën paraprakisht KSHZ e pati refuzuar. “Në bazë të vendimit të Gjykatës Administrative. Për arsye se numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në këtë vendvotim ndikon në rezultatin e përgjithshëm në nivel…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit ka pranuar se bulevaret në vendbanimet shqiptare që janë në kompetenca të tij do të përfundohen në prag të zgjedhjeve lokale. Këtë nga qyteti i Shkupit e kanë thënë edhe në reagimin e djeshëm që e kanë dërguar në Tv Shenja për kronikën e cila flet se pas përfundimit të zgjedhjeve janë ndërprerë edhe punimet në Bulevardin “Xhon Kenedi” në komunën e Çairit. “Këtyre ditëve në terren punohet në pusetën që lidh kanalizimin atmosferik që ekziston. Për shkak të kushteve jo të mira klimatike dhe temperaturave të ulëta, asfaltimi i rrugëve do të bëhet në pranverën e…

Lexo më Shumë

Instituti për Shëndet Publik ka publikuar rezultatet e hulumtimit mbi përdorimin e substancave psikoaktive tek të rinjtë, ku janë përfshirë edhe përdorimi i duhanit dhe alkoolit. Sillvana Onçeva tha se numri i të rinjve që kanë konsumuar duhan ka shënuar rënie në krahasim me rezultatet nga hulumtimet paraprake. Sa i përket përdorimit të alkoolit, vërehet dallim i madh tek të rinjtë e bashkësive të ndryshme etnike. “Edhe më tej, shqiptarët dhe turqit kanë shumë pak kontakt me alkoolin në këtë moshë, për dallim nga pjesëtarët e komuniteteve tjera. Megjithatë, vërehet një rënie e vogël e nivelit të përdorimit të alkoolit…

Lexo më Shumë

Përsëritja e votimit në vendvotimin 2011 në Komunën e Tearcës ka shtyrë të gjitha procedurat dhe afatet si për konstituimin e përbërjes së re parlamentare, ashtu edhe për formimin e Qeverisë. Sipas Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, Kuvendi duhet të mbahet në afat prej më së voni 20 ditë pas përfundimit të zgjedhjeve, ndërsa 20 ditë pas konstituimit të Kuvendit, lideri i partisë që do të marrë mandatin nga presidenti, duhet që në afat prej 20 ditëve, t’i propozojë Kuvendit përbërjen e re të kabinetit qeveritarë dhe programin për punën e Qeverisë. Sipas këtij kalendari, afati për konstituimin e Kuvendit shtyhet…

Lexo më Shumë

Të dielën më 25 dhjetor, në vendvotimin 2011 në Komunën e Tearcës do të ketë rivotim. Kështu vendosi mbrëmë këshilli pesëanëtarësh i gjykatësve të gjykatës administrative, me çka pranoi padinë e LSDM-së ndaj vendimit të KSHZ-së të cilët paraprakisht refuzuar ankesën e kësaj partie. Rivotim në Tearcë do të jetë vendimtarë për rezultatin përfundimtarë të zgjedhjeve, numrit të mandateve, por edhe për formimin e Qeverisë së ardhshme. Në këtë vendvotim LSDM synon të marrë një mandat nga VMRO-DPMNE dhe të barazojnë shifrat me nga 50 deputet secila. Për të arritur këtë, LSDM i nevojiten 307 vota, ndërsa në këtë vendvotim…

Lexo më Shumë

Kriza politike dhe publikimi i bombave nga ana e LSDM-së, kanë ndikuar që VMRO-DPMNE-ja t’i humb 12 deputetë. Kështu u shpreh ish kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, Stojan Andov në emisionin ‘Arena’ në TV Shenja. Duke komentuar fjalimin e fundit të Gruevski, Andov tha se ai fjalim ishte i keq për të, për partinë që e drejton ai, por edhe për Maqedoninë në përgjithësi. “Fjalimin e kishte në sensin që ne shkëpusim lidhjet me miqtë tanë me të cilët punojmë bashkë, ku dhe si do të jemi…theks të tillë kishte. Nëse shkëput lidhjen me ambasadorët ai e bën këtë me shtetet…

Lexo më Shumë

Nëse rivotimi në Tearcë ndryshon rezultatet e zgjedhjeve dhe barazon numrin e mandateve të deputetëve të VMRO-së dhe LSDM-së atëherë Kryetari I Shtetit, cilës parti do t’ia japë mandatin për të formuar qeveri. Kolegia jonë Teuta Buçi zhvilloi një intervistë të shkurtër me profesorin e të drejtës kushtetuese, Bajram Pollozhani. Intervistë/ Kush e marr mandatin nëse barazohet… by tvshenjaofficial

Lexo më Shumë

Aparatet për matjen e nivelit të ndotjes së ajrit në Shkup mbrëmë kanë shfaqur shifra alarmante për praninë e grimcave PM10. 981 mikro gram në metër kub ka shfaqur stacioni matës tek Rektorati, ndërsa 559 në lagjen Lisiçe. Nga Instituti për Shëndet Publik, thonë se kjo është pasojë e ndërtimeve të shumta dhe urbanizimit të qytetit, numrit të madh të automjeteve, por edhe ngrohja me drunj gjatë periudhës së dimrit. Megjithatë, theksohet se problemi është shumëdimensional, andaj edhe qasja drejt zgjidhjes së problemit duhet të jetë e tillë. Nga Instituti për Shëndet Publik apelojnë që gjatë periudha kur ka ndotje…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, tha se Organizata Terroriste FETÖ paraqet rrezik serioz edhe për sigurinë e Maqedonisë, pa dallime etnike apo fetare, raporton Anadolu Agency (AA). Ambasadorja Kara, në deklaratën për AA dënoi sulmin makabër ndaj ambasadorit të Federatës së Rusisë në Ankara, Andrei Karlov, ndërsa familjes dhe popullit të Rusisë u shprehi ngushëllime. FETÖ nuk synon vetëm qëndrueshmërinë e Turqisë Duke theksuar se FETÖ nuk synon vetëm qëndrueshmërinë e Turqisë, Kara tha se, “Në çdo rast kemi theksuar se kjo organizatë terroriste herët apo vonë do të dëmtojë edhe sigurinë e shteteve të tjera. Fatkeqësisht,…

Lexo më Shumë

Edhe shtatë muaj taksistët kanë afat për të instaluar GPRS pajisje. Siç ka bërë të ditur Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP), Qeveria ka vazhduar afatin për vendosjen e pajisjeve të tilla fiskale. “Taksistët lirohen nga obligimi për shfrytëzim të sistemit të integruar deri më 1 korrik 2017. Kjo donë të thotë se për të gjithë taksi transportuesit shtyhet afati për vendosjen dhe regjistrimin e aparaturave fiskale me pajisje GPRS deri më 1 qershor 2017”, thuhet në njoftimin e DAP-it.

Lexo më Shumë