Anulohet edhe një seancë tjetër me kërkesë të Prokurorit Publik për rastin e “Komandant Shqiponjës”, pikërisht në momentin kur duhet të shqiptohen fjalët përfundimtare dhe të caktohet dënimi për të akuzuarin Bajram Limanin, raporton SHENJA. Arsyetimi ishte i njëjtë nga hera e kaluar, sepse prokurori kërkon kohë shtesë. Ndërsa familjaret thonë që arsyeja e shtyerjes së gjykimit është se prokurori i tanishëm ka presion. Ata kanë lëshuar ankesë edhe tek Këshilli i Prokurorëve dhe sipas tyre prokurori ka bërë disa shkelje gjatë procesit gjyqësor. Ndërsa kërkesa që e kishin lëshuar që t’i merret lënda prokurorit të tanishëm dhe t’i jepet…
Author: almakos
LSDM-ja në lidhje me qëndrimet e dhëna të presidentit Gjorge Ivanov në intervistën për televizionin shtetëror hungarez mendon se Ivanov me mohimin e pushtetit të ri që e zgjodhën qytetarët dhe bllokadën e proceseve demokratike drejtpërdrejtë i rrezikon interesat shtetërore dhe kombëtare të qytetarëve. “Gjorge Ivanov tenton ta demolojë tërë shtetin dhe institucionet e sistemit me sjelljen e tij antishtetërore e cila nuk i ngjan funksionit që e ushtron President i shtetit”, theksohet në kumtesë. Nga LSDM-ja pyesin për cilat interesa presidenti Ivanov tenton ta suspendojë demokracinë dhe ta distancojë Maqedoninë nga integrimet euroatlantike. “Shtatëqind mijë qytetarë kanë votuar për…
26 April Dy liderët e partive politike Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti konfirmuan se zhvillojnë takime të vazhdueshme në Kuvend në kuadër të gjetjes së një zgjidhje për zhbllokimin e këtij institucioni. Zaev deklaroi se iniciativa ndërmerren çdo ditë kurse e rëndësishme është që kjo të kalojë pa tensione. Ahmeti tha se çështja e mbështetjes për LSDM-në është ekzagjeruar sepse partia e tij tashmë ka pranuar se do të jetë në anën e zgjidhjes së krizës.
Presidenti i shtetit nuk do të takohet me Zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për Evropë, Hojt Brajan Li. Këtë informacion e kanë konfirmuar për TV24vesti, nga kabineti i presidentit, të cilët kanë thënë se për shkak obligimeve të caktuara më parë, presidenti Ivanov nuk ka mundësi për realizmin e tillë. Nga kabineti thonë se është kërkuar takim nga ana e Hojt Li. Hojt Li pritet që në Shkup të arrij më 1 maj. /SHENJA/
Një person fizik ka kërkuar shfuqizimin e zgjedhjeve të fundit parlamentare nëpërmjet iniciativave para Gjykatës Kushtetuese. Është dorëzuar iniciativë për shqyrtimin e Kushtetutshmërisë së mënyrës së shpalljes së zgjedhjeve, dhe realizimit të tyre. Këtë informatë për televizionin SHENJA e konfirmoi Gjykata Kushtetuese. Sekretarja e përgjithshme e këtij institucioni tha se kontestohen disa nene të Kodit Zgjedhore por më saktësisht do të na informojë pasdite. Në ueb faqen e Gjykatës Kushtetuese, në rendin e ditës për seancën e 10 majit, nuk figuron as kjo iniciativë e as iniciativa për vazhdimin e mandatit të kryetarëve të komunave.
Përderisa nuk largohen pengesat ligjore dhe politike nuk mund ta jap mandatin për përbërjen e qeverisë, thotë presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në një intervistë për televizionin shtetëror hungarez MTVA.Sipas Ivanov, ekzistojnë probleme juridike dhe politik për përcaktimin e mandatit për përbërjen e qeverisë. Problemi politik, gjegjësisht platforma e Tiranës, sipas Ivanov, është më esencial.“Shumica është siguruar me shantazh – të pranohet platforma e partive shqiptare të Maqedonisë e cila është sjellë në Tiranë në kabinetin e kryeministrit të Shqipërisë. Kjo në pajtim me Kushtetutën tonë dhe në pajtim me ligjet tona është sjellje e Maqedonisë në situatë vartëse dhe…
Qytetarët e Maqedonisë kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare që të mund LSDM të merr dënimin e merituar, kanë thënë nga VMRO-DPMNE nga komunikatën e sotme. Nga partia konfirmojnë se LSD është parti e cila në çdo moment është e gatshme që të shet vendin për të ardhur në pushtet. “Për këtë shkak populli është në rrugë. Për këtë shkak populli del në rrugë dhe i porositë gënjeshtarët e LSD se gënjeshtrat e tyre i kanë lexuar. Gënjeshtrat e LSD nuk kalojnë tek populli maqedonas”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.
26 April Organizata “Reporterët pa kufij” e rendisin Maqedoninë në pozitën më të rëndë dhe të fundit në rajon, kurse në botë renditet në vendin e 111-të nga 180 vende të botës. Sipas këtij raporti vetëm Shqipëria dhe Kosova kanë bërë përparime të lehta në rajon, në një kohë rënieje të lirisë së medias në botë. Kjo organizatë e radhiti Shqipërinë në vendin e 76-të, ndryshe nga një vit më parë kur ishte në vendin e 82-të kurse Kosova radhitet e 82-ta, ndryshe nga një vit më parë kur ishte radhitur në vendin e 90-të. Kjo organizatë vlerëson se në botë…
Bllokadat e pa arsyeshme të Gruevskit po e bllokojnë tërë shtetin, ndërsa vullneti i shumicës duhet të respektohet, thuhet në komunikatën e sotshme të LSDM-së. Nga partia përsërisin, se është e palejuar që në një demokraci parlamentare vullneti i qytetarëve të pengohet me dhunë. “Interesi i qytetarëve është që të punësuarit në komunat, shkollat, çerdhet, godinat kulturore dhe institucionet tjera komunale të mos ngelin pa rroga, të angazhuarit përkohësisht pa kompensimet. Kjo do të ndodhë nëse për tre javë vazhdon bllokimi i Kuvendit, sepse më 15 maj do të përfundojnë kompetencat e kryetarëve dhe këshillave komunal, ndërsa zgjedhje të reja…
Nga të gjithë vendet e rajonit Maqedonia është e ranguar më ultë në raportin e ri të përpunuar nga “Reporterët pa kufi” për sa i përket lirisë së medieve. Raporti është publikuar sot. Maqedonia është në vendin e 111, për dallim nga viti i kaluar kur ishte në vendin e 118, dhe është në grupin e vendeve ku situata e medieve është e rëndë. Pjesa më e madhe e vendeve në rajon janë në grupin me probleme të theksuara. Gjendja më e mirë është në Bosnjë dhe Hercegovinë e cila është në vendin e 65, Serbia është një vend më…
Aktivitetet dhe deklaratat e shumicës së re parlamentare në drejtim të zhbllokimit të Kuvendit janë intensifikuar kohët e fundit, kjo bëri që dje të takohen dy liderët, Ahemti dhe Zaev. Mbas takimit të djeshëm që patën të dy liderët e koalicionit të ri, sot parashikohet një tjetër takim rreth orës 12, gjithmonë në ambientet e Kuvendit. Ahemti i ka garantuar Zaevit mbështetje të plotë ndaj hapit të ardhshëm për zhbllokimin e institucionit ligjvënës, gjegjësisht zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit. Publikisht dy partitë, deklaruan se do të veprojnë si shumë e koordinuar kurse zgjidhja mund të pritet të arrihet…

