Author: almakos

Edhe sonte kanë vijuar protestat kundër të ashtuquajturës platformë e Tiranës. Qytetarët protestuan me buldozerë dhe kamionë. Organizatorët e protestës, njësoj si VMRO DPMNE-ja kërkojnë zgjedhje të reja parlamentare. Qytetarët protestën e përfunduan para selisë së LSDM-së. [embedded content]

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e kreditorëve ndërkombëtarë ishin sot në Greqi për të analizuar ecurinë e programit të reformës ekonomike. Pas krizës financiare të vitit 2008, Greqia ka premtuar reforma të mëdha në këmbim të një pakete financiare deri në 86 miliardë euro (94 miliardë dollarë). Sipas burimeve të Ministrisë greke të Financave, në fokus të tyre do të jenë privatizimet, përfshirë kompaninë e energjisë elektrike, DEI, si dhe shqyrtimi i reformave mbi të drejtat kryesore dhe sindikatat, rritjen e taksave dhe reduktimet e pensioneve. Ekspertë nga Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane (ECB) , Mekanizmi i Stabilitetit Europian (ESM) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar…

Lexo më Shumë

Refuzohet kërkesa për ekstradimin në Turqi të tre ushtarëve puçistë të arratisur në Greqi pas tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste FETO, raporton AA. Süleyman Özkaynakçı, Feridun Çoban dhe Abdullah Yetik tre nga 8 ushtarët puçistë që u larguan në Greqi pas tentativës për grusht shteti dolën përballë gjyqtarit pas kërkesës së re për ekstradim të bërë nga Turqia. Prokurorja Ourania Stathea, e cila ka marrë fjalën pas mbrojtjes së ushtarëve puçistë duke pretenduar se nuk i sheh të besueshme provat e reja të paraqitura nga Turqia ka kërkuar refuzimin e kërkesës së ekstradimit. Gjykata e cila ka vendosur…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore e Shkupit thotë se po punon në mënyrë intensive në zbardhjen e rastit “Maxhar Telekom” dhe tashmë është dëgjuar një dëshmitar i këtij rasti. Nga kjo prokurori për televizionin Shenja thanë se iniciativa është marrë pas publikimit të deklaratës së Sllobodan Bogoevskit dhe se deri tani kanë hetuar shumë rrethana dhe persona që mund të kenë ndonjë lidhshmëri me rastin. Themelorja thotë se ka qenë e inkurajuar nga njoftimet në media për të kërkuar ndihmë nga zyrtarët amerikan në hetimin e rastit. “Kemi hetuar edhe disa persona dhe kemi bërë kërkesë për Ndihmë ndërkombëtare juridike deri tek zyrtarët…

Lexo më Shumë

Ambasadorët e Holandës, Suedisë dhe Sllovenisë, Uolter Plomp, Mats Stofanson dhe Milan Jazbec, kanë porositur sot se Maqedonia duhet të formoj Qeveri sa më shpejtë të jetë e mundur. Sipas tyre, 4 muaj është periudhë shumë e gjatë për Maqedoninë që të mbesë pa Qeveri dhe formimi i saj është mirë për të gjithë dhe posaçërisht për ekonominë. Ata po ashtu kanë thënë se, Maqedonia duhet t’i dërgoj sinjale të mira BE-së, ndërsa sinjalet e dërguara me krizën nuk janë të mira. “Po, ka shembuj nga vende të tjera evropiane që u është dashur kohë shumë më e gjatë për…

Lexo më Shumë

“Standardet profesionale të gazetarisë në mes rregullimit dhe vetërregullimit”, ishte tema e debatit të sotëm, e organizuar nga Qendra për Zhvillimin e Mediave. Panelistët diskutuan rreth asaj se sa është e vështirë puna e mediumeve, me çfarë vështirësish përballen ata, sa funksionon sistemi i rregullimit dhe vetërregullimit dhe kush mban përgjegjësi për ata që shkelin kodin etik gazetaresk. Profesori universitar Sefer Tahiri, tha se gjendja e mediave për momentin në Maqedoni është shumë e vështirë dhe ata përballen me një krizë të madhe sa i përket respektimit të standardeve profesionale dhe normave etike. Mirëpo, shtoi ai një pjesë e mediumeve,…

Lexo më Shumë

Ragmi Latifi, i akuzuar për transportimin dhe udhëheqjen e grupit të Kumanovës në territorin e Maqedonisë e quan akuzën për logjistikë të grupit si hakmarrje ndaj ish luftëtarëve të UÇK-së. Latifi thotë se është i dyshimtë fakti se si Prokurorisë iu deshën më shumë se pesë muaj për të zgjeruar hetimin dhe për të shtuar edhe më shumë të dyshuar në listë që thotë se nuk kanë lidhje me rastin.  “Ne grupi i dytë që jemi të akuzuar, edhe fëmija trevjeçar e di se ne jemi arrestuar për vitin 2001. Jemi arrestuar pas pesë muajsh. Prokurorisë iu desh aq kohë…

Lexo më Shumë

LSDM sot pasdite përmes një kumtese thekson se zgjedhje të reja parlamentare nuk do të ketë dhe se do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit i cili do t’i hapë rrugë zgjedhjes së qeverisë së re. “Ky është vullneti i 700.000 qytetarëve i shndërruar në shumicën e re parlamentare të prëbërë prej 67 deputetëve”, thekson LSDM, duke shtuar se zgjedhjet e parakohshme i nevojiten vetëm liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskit që ta vazhdojë krizën politike përmes së cilës kërkon shpëtim nga përgjegjësia për krimin e kryer. LSDM thekson se nuk ekziston kurfarë platforme por ka program për qeveri të…

Lexo më Shumë

Palmat e famshme gjysmë milion euro të Qeverisë u thanë duke dëshmuar se klima në vend nuk është e përshtatshme për këto lloj pemësh. Ekipet e ndërmarrjes publike “Parqet dhe Gjelbërimet” i shkulën të njëjtat. Personat që kujdeseshin për mirëmbajtjen e parkut ku dikur kishte palma, mbrapa kamerës thanë se vetëm sot janë shkulur mbi 30 të tilla ndërsa ditëve në vijim do të shkulen edhe të tjerat, përkatësisht rreth 1.100. Qytetarët që takuam në rrugë thonë se kjo ide e qeverisë që në fillim ishte e gabuar, por se është bërë për qëllime përfituese të personave të caktuar.  Nuk…

Lexo më Shumë

14 hektarë të mbjella me mollë pronë e Afrim Bekteshit nga Struga janë shkatërruar nga temperaturat e ulëta të javës së kaluar. Ai për Alsat M thotë se ka pritur që ky të jetë viti më frytdhënës, por ka ndodhur më e keqja. Edhe pse ka kërkuar ndihmë, asnjë komision shtetëror ose lokal për vlerësimin e dëmeve nuk ka dalë në teren. Në plantazhet e Bekteshit punojnë dhjetëra punëtorë, për të cilët ende nuk dihet se si do të marrin pagat. Do të jetë vështirë edhe për ne si ndihmës në këtë proces. Do të jetë vështirë për ekzistencë. Këtu…

Lexo më Shumë

Janë marrë vesh për një takim të sërishëm, por nuk dihet se kur. Ky është rezultati i takimit të djeshëm të përfaqësuesve të Prokurorisë Speciale me përfaqësuesit e huaj të kompanisë që u realizua në selinë e Telekomit të Maqedonisë. Detaje zyrtare nuk ka as sot. Jozyrtarisht, ekipi i Janevës i udhëhequr nga Lençe Ristovska, në takim janë marrë vesh që Telekomi të veprojë sipas kërkesave të Speciales dhe të mundësojë qasje në bazën e të dhënave të këtij operatori. Takimi erdhi pasi Gjykata penale katër herë refuzoi të japë urdhër me të cilin Specialja do t’i kontrollonte sistemet kompjuterike…

Lexo më Shumë

25 April Deputetët në ditën e 18-të të seancës konstituive sërish kanë folur për gjithçka përveç se për pikën e rendit të ditës, atë të kompletimit të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime. Përmbytjet e rreth dy viteve më parë në rajonin e Tetovës, kush ka bërë më shumë për tu dalë në ndihmë banorëve dhe Deklarata e Përbashkët e partive shqiptare ishin në qendër të debatit. Deputetët e VMRO – DPMNE-së përveç që kërkuan që LSDM-ja të shpalos marrëveshjen e arritur me partitë shqiptare, thanë se kriza nuk ka filluar prej dje, por rrënjët i ka që para tre viteve.…

Lexo më Shumë