Sanksionet nga faktori ndërkombëtar për përfaqësuesit politik të cilët thellojnë krizën në Maqedoni do të pasojnë shumë shpejtë. Kështu vlerësuan në emisionin debativ “Arena” analistët Ismet Ramadani dhe Nano Ruzhin, ndërsa analisti Viktor Grozdanov vlerësoi se faktori ndërkombëtar ndërhyn në Maqedoni si në asnjë vend tjetër. Profesori Nano Ruzhin madje tha se protestat për “Maqedoni të Përbashkët” të cilat, sipas tij, kurdisen nga VMRO-DPMNE nuk kanë aspak unifikuese, por përçarëse. “Ç’është ajo Maqedoni e përbashkët. Maqedoni e përbashkët është vetëm me flamuj të Maqedonisë? Po ne kemi bashkësi tjetër të madhe, kemi dhe bashkësi të tjera, ku janë ata në…
Author: almakos
Pa mënjanimin e pengesave politike dhe juridike nuk do ta jap mandatin. Kështu ka thënë presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, në një intervistë për Televizionin Shtetëror Hungarez. Ivanov këmbëngul se shumica parlamentare është siguruar nën kërcënimin për të pranuar Platformën e Tiranës, siç ka thënë ai. “Kjo, sipas Kushtetutës dhe ligjeve tona është vendosje e shtetit në një gjendje nënshtrimi dhe varësie nga një shtet tjetër. Kjo vepër është e dënueshme, por edhe është në kundërshtim me betimin që e kam dhënë gjatë marrjes së funksionit President, sepse unë jo vetëm që me nder duhet ta kryej këtë funksion, të…
Nga të gjithë vendet e rajonit, Maqedonia është e ranguar më ulët në raportin e ri të përpiluar nga “Reporterët pa kufij” për sa i përket lirisë së medieve, i cili është publikuar sot. Maqedonia është në vendin e 111, për dallim nga viti i kaluar kur ishte në vendin e 118, dhe është në grupin e vendeve ku situata e mediave është e rëndë. Ndërkaq, sipas kryetarit të SHGM-së, Naser Selmani, përmirësimi i gjendjes së mediave në Maqedoni, apo ndryshimi i pozicionit për shtatë vende, nuk duhet të jetë një ngushëllim për neve, pasi siç tha ai, Maqedonia është…
26 April Dy orë ka zgjatur seanca e përgjithshme e gjykatësve suprem. Para tyre u gjetën dy propozimet e kryetarit, Jovo Vangelovski. Supremja duhej të vendoste nëse kërkesat e kryetarit të ri do të votohen në mënyrë që bisedat e përgjuara të mos përdoren si dëshmi në gjykatë, si dhe Specialja të mos mund të dorëzojë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë. Nga Gjykata më e lartë shkurt shpjeguan se debati ka vijuar pa u votuar dhe se nesër në ora 9:30 minuta do të vazhdojë seanca e përgjithshme, e cila përnjëherë u ndërpre me arsyetimin se një pjesë e gjykatësve…
26 April Gjykata Kushtetuese do të vendosë nëse ministri i financave Kiril Minovski mund ose jo të nënshkruaj pagesën e subvencioneve në këtë periudhë. Nga Gjykata kushtetuese për Alsat M konfirmuan se tashmë kanë formuar lëndë. Nga ky Institucion nuk tregojnë se kur do të vendoset në rend të ditës kjo pikë. Edhe pse për seancën e radhës të caktuar për 10 maj nuk është planifikuar kjo çështje, kjo nuk do të thotë se ajo nuk mund të vihet në mënyrë plotësuese. Kjo do të thotë se subvencionet mund të paguhen deri nga mesi i muajit maj. Bujqit thonë se…
Shefi i delegacionit të BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, ka deklaruar sot se diplomatët nuk mund të vendosin për çështjet politike në vend. Sipas tij, ajo është në kompetenca të liderëve politik në Maqedoni. “Dialogu duhet të zhvillohet në vet institucionet e vendit dhe ata duhet të ndërtojnë autoritet. Në këtë kontekst e kam fjalën për Kuvendin, ndërsa dialogu i partive politike të zhvillohet pikërisht aty”, ka deklaruar Zhbogar gjatë vizitës së tij në qytetin e Shtipit. /SHENJA/
26 April Të bindur se do të gjejnë gjuhë të përbashkët me Ministrinë e Ekologjisë, drejtuesit e Jugohromit kanë vazhduar punët rreth ndërtimit të filtrave të nevojshme për vazhdimin e punës së këtij kombinati. Drejtori i Jugohromit, Vasko Skenderoski, tha se betonimi i bazamentit të filtrave, nënkupton seriozitetin për vendosjen e filtrave për tetë muaj. Duhet të gjendet një kompromis ku do jenë të kënaqura të dyja anët edhe vendosja e filtrave por edhe vazhdimi i punëve të Jugohromit jo me intensitet të plotë por me kapacitet i cili aspak nuk do të rrezikojë jetët e njerëzve në Tetovë e…
Dy orë zgjati shqyrtimi i mundësisë që bombat e opozitës të hiqen nga lista e provave në lëndët që i përfaqëson Prokuroria Speciale. Por gjykatësit e Supremes nuk arritën marrëveshje nëse do ti pranojnë ose jo sygjerimet e kryetarit Jovo Vangellovski për ti hequr bombat na lista provave në rastet e iniciuara nga Prokuroria Speciale, raporton SHENJA. Në seancë u diskutua edhe mundësia ose se kush ka kompetenca që të dorëzojë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë por asnjë prej këtyre pikave nuk ka fjalë përfundimtare. Edhe pse ishte paraparë që pas seancës së mbyllur të ketë brifing për gazetarët, zëdhënësja…
26 April As Komisioni Evropian e as delegacioni i BE-së në Shkup nuk komentojnë nëse Brukseli do të miratojë sanksione ndaj Maqedonisë, respektivisht ndaj politikanëve që po pengojnë procesin e formimit të qeverisë. Pavarësisht kësaj, ekspertët nuk e përjashtojnë mundësinë që të ketë masa të tilla. Drejtorja e Institutit për Politikë Evropiane, Simonida Kaçarska beson se BE-ja do të vazhdojë që me mjete diplomatike, siç janë bisedat me dyer të mbyllura të bëjë presion mbi politikanët që po e pengojnë procesin e formimit të qeverisë ndërsa sanksionet ndaj tyre si: ngrirje të xhirollogarive dhe ndalimi i lëvizjes së lire sipas…
Në vijim të reagimeve ndaj deklarimeve të Ramës e Thaçit mbi një mundësi bashkimi mes Shqipërisë dhe Kosovës nëse Europa e braktis rajonin nga investimi dhe përkujdesja e saj, kryeministri serb ende në detyrë, Aleksandër Vuçiç, ka aluduar se mund të qëndrojë Turqia pas këtyre qëndrimeve. Gjatë një qëndrimi të tij në Leskovac ai ka tentuar t’i zbërdhejë qëndrimet e dy lidërve shqiptarë në rajon si një lloj konspiracioni, pas së cilës qëndron ndonjë fuqi e madhe e huaj. Por siç ka thënë Vuçiç, zbulimet e huaja nuk kanë konstatuar se pas deklarimeve për një Shqipëri e Kosovë të bashkuar,…
26 April Rritet numri i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme , ndërsa fatkeqësisht Maqedoni është lider në Evropë për nga numri i vdekjeve të foshnjave. Shkak për këtë është sensibilizimi i dobët i të rinjve me shëndetin e tyre seksual dhe reproduktiv. Organizatat joqeveritare që punojnë në vlerësimin e “Strategjisë nacionale për shëndet seksual dhe reproduktiv 2010- 2020” thonë se edhe pas gjashtë viteve nga miratimi i strategjisë, rezultatet janë dëshpëruese. Kemi rritje të infeksioneve seksualisht të transmetueshme, nivel shumë të lartë të vdekjes perinatale krahasuar me nivelin evropian, nuk kemi qasje deri tek kontracepsioni oral, niveli i informimit tek të…
26 April Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hojt Brajan Ji i cili të hënën do të zbresë në Shkup do të takojë vetëm liderët e partive politike duke anashkaluar një takim me presidentin Ivanov. Mësohet se Ji do të kërkojë nga liderët e partive që të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe shumicën parlamentare për të mundësuar formimin e Qeverisë së re. Profesori Bekim Kadriu vlerëson se porosit e Ji do të fokusohen në mbështetjen e shumicës së re. Më tepër jam optimist në tejkalimin e kësaj situate dhe daljes nga kriza me një iniciativë më te guximshme të shumicës…

