Author: almakos

Për zhvillimet e fundit në Maqedoni ka reaguar edhe MPJ e Rusisë. Ata bëjnë thirrje që të mundësohet forcave politike në vend që vet të përcaktojnë rrjedhën e shtetit. Nga ministria kanë thënë se më 27 prill opozita në Maqedoni, sipas tyre, duke anashkaluar procedurën e rregullt, ka zgjedhur kryetar Kuvendi- Shqiptar. Në shenjë proteste, thonë ata, aktivist të lëvizjes ‘Për Maqedoni të përbashkët’, janë futur në ndërtesën e kuvendit dhe kanë shkaktuar trazira. “Në situatën e tillë mund të gjendet zgjidhje vetëm nëpërmjet dialog të brendshëm në kuadër të Kushtetutës. Nevojitet që të ndërpritet çdo lloj presioni i jashtëm…

Lexo më Shumë

Tre eurodeputët,ndërmjetësues të krizës politike  në Maqedoni, Eduard Kukan, Knut Flekenshtajn dhe Ivo Vajgëll nëpërmjet një komunikate të përbashkët kanë dënuar sulmet ndaj deputetëve në Kuvend, raporton SHENJA. “Këto akte të dhunës në Kuvend janë sulm ndaj vullnetit demokratik të qytetarëve në vend dhe janë plotësisht të papranueshme në çfarëdo kushte dhe sipas çfarëdo norme demokratike. Ne bëjmë thirrje për qetësi dhe përmbajtje nga të gjithë dhe Ministria e Punëve të Brendshme dhe policia të sigurojnë mbështetje në Kuvend dhe anëtarëve të tij. Kryerësit e këtyre akteve të papranueshme të dhunë duhet të identifikohen dhe të dënohen dhe duhet të…

Lexo më Shumë

Policia nuk e ka bërë detyrën mbrëmjen e djeshme për tu përballur me incidentet, ka deklaruar ministri i punëve të brendshme Agim Nuhiu. Ai tha se do të kërkohet përgjegjësi nga eprorët të cilët në vend që të punojnë sipas detyrës zyrtare kanë vepruar me urdhër politik. “Njeriu i parë i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov nuk ishte i kapshëm për mua deri në orën 20:00”, tha Nuhiu. Ai paralajmëroi tërheqjen e tij për shkak përgjegjësisë morale. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e dhunshme të ndodhura në Kuvendin e Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA). Në lidhje me ngjarjet e dhunshme në Maqedoni, Erdoğan është shprehur: “Të gjithë së bashku ndoqëm ngjarjet që ndodhën ditën e djeshme në Maqedoni. Shqetësuese janë ngjarjet që ndodhën pas zgjedhjes së kryetarit të Parlamentit. Dhuna nuk është zgjedhje për asnjë problem. Në emër të vendit tim unë ngushëlloj çdo person që është dëmtuar nga këto ngjarje atje. Veçanërisht presim nga komuniteti turk atje, që të qëndrojë larg ngjarjeve, ashtu sikurse edhe ka qëndruar deri më…

Lexo më Shumë

28 April Nuhiu njofton se ministria për punë të brendshme nuk ka kryer punën si duhet dhe për këtë duhet të bartë përgjegjësi. Unë si ministër kam insistuar që të formohet shtab operativ dhe në të ishin të kyçur persona nga të gjitha fushat e MPB-së. Për udhëheqës i shtabit ishte zgjedhur Mitko Çavkov. Mbrëmë nga momenti i eskalimit të situatës dhe deri në ora 22 udhëheqësi i shtabit operativ Mitko Çavkov nuk ishte i kapshëm për mua edhe pse e kërkova edhe përmes telefonit por edhe në shtabin operativ. Dua të potencoj se për fat të keq shihet qartë…

Lexo më Shumë

Në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë (MPJ) thuhet se përplasje dhe skena të tilla dhune kundër përfaqësuesve të zgjedhur nga qytetarët e Maqedonisë janë të papranueshme dhe aspak të denja për një demokraci parlamentare. Dhuna nuk ndihmon kurrsesi në zgjidhjen e situatës së krijuar. U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë të tregojnë vetë-përmbajtje, të mos përdorin retorika që përshkallëzojnë situatën e tensionuar dhe të angazhohen maksimalisht, me qetësi, e gjakftohtësi në një dialog të qenësishëm. Qytetarët e Maqedonisë presin daljen sa më parë nga kriza dhe vijimësinë e procesit të funksionalizimit të institucioneve, në të mirën…

Lexo më Shumë

Kreu i Kuvendit Ilir Meta i ka telefonuar homologut të tij të zgjedhur në Maqedoni, Talat Xhaferri, të cilit i shprehu keqardhjen për dhunën e papranueshme në ambientet e Parlamentit të Maqedonisë.Ai siguroi z. Xhaferri për mbështetjen e plotë të Kuvendit të Shqipërisë ndaj stabilitetit dhe demokracisë në Maqedoni. “Shpreh keqardhje për dhunën e papranueshme në ambientet e Parlamentit të Maqedonisë. Mbështesim zgjidhjen e krizës në Maqedoni përmes mjeteve kushtetuese e demokratike. Konflikti është politik dhe jo ndër-etnik”, është shprehur Meta.

Lexo më Shumë

Nga Kabineti i presidentit Gjorge Ivanov kanë thënë se janë duke rrjedhur konsultimet dhe se ata ngelin në qëndrimin se duhet të ketë takim liderësh, njofton SHENJA. Kujtojmë se dje pas dhunës në Kuvend, ku protestuesit kanë sulmuar deputetë dhe gazetarë, presidenti i shtetit Gjorge Ivanov bëri thirrje për qetësi dhe kërkoi takim liderësh. Takimi duhet të mbahet sot, megjithatë nuk ka ende konfirmim se kush nga liderët partiak do të shkoj në atë takim.

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev i cili gjatë mbrëmjes së djeshme u sulmua fizikisht nga protestuesit i është dëmtuar edhe makina. Pamjet tregojnë qartë se protestuesi në një ndër pjesët ku parkohen makinat e zyrtarëve të Kuvendit, kanë demoluar makinën e Zaevit.

Lexo më Shumë

Avokati i Popullit ka dënuar ngjarjet e djesshme në Kuvendin e Maqedonisë ku u sulmuan deputetët dhe ekipet e medieve. “Veprimi joprofesional dhe selektiv në MPB në vend që të pengoj dhunën e mundësoi atë. Zbatimi i standardeve të dyfishta në këtë organ, i ka vërtetuar konstatimet e Avoktatit të Popullit për partizimin e skajshëm të kësaj ministrie”, thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit. Sipas tyre është e palejuar që organi i cili ka për detyrë të siguroj qytetarët të bëj lëshime të tilla, me çka, ka vënë në rrezik shumë jetë të qytetarëve.

Lexo më Shumë

Shumica e re parlamentare zgjodhi kryeparlamentarin e ri në situatën më të pazakontë, të shoqëruar me dhunë dhe kaos ndaj disa deputetëve dhe gazetarëve që ndiqnin nga afër situatën. Situatës I parapriu një retorikë e ashpër mes deputetëve, me fishkëllima, brohoritje dhe këngë patriotike. Oliver Spasovski kërkoi aktivizimin e shumicës së re parlamentare për të zgjedhur kryetarin e ri edhe përskaj kundërshtimit të VMRO-DPMNE-së, akt të cilin paraprakisht e kishte paralajmëruar edhe kreu i LSDM-së Zoran Zaev. Megjithatë partia e Gruevskit me këndimin e himnit në kor, kërkoi që të mos rrezikohet sovraniteti i vendit. Në sallë munguan dy liderët…

Lexo më Shumë