Author: almakos

Kryeministri teknik Emill Dimitriev ka thënë se e dënon çdo formë të dhunës fizike dhe të qëllimshme nga individët ndaj deputetëve. “Do doja të lënduarve që të ju uroj shërim sa më të shpejtë. Do doja të apeloj për kthim të gjendjes në normalitet. E dënoj këndimin e himnit të një shteti të huaj, në Kuvendin e Maqedonisë. Si kryeministër nuk pajtohem me mënyrën e tentimit të paligjshëm për zgjedhje të kryetarit të Kuvendit, dhe shkurtim të së drejtës së fjalës të deputetëve. Kjo mënyrë e paligjshme e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit duhet të jetë mësim për të gjithë…

Lexo më Shumë

Drejtori i Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov, tha se  mbrëmjen e djeshme zyrtarët policor kanë kryer detyrën e tyre. Policia tani më dy vite tha ai po përballet me kërcënime serioze të sigurisë dhe sfidave në kushte të krizës politike dhe pasojat nga ajo. “Policia nuk kishte asnjë njohuri as paralajmërime për incidente të dhunshme. Për fat të keq në Kuvend pas mbarimit të seancës, dje ndodhën disa incidente që kanë provokuar revoltën e qytetarëve. Askush nga Kuvendi nuk u paraqit dhe të thotë se do të ketë tentim për të zgjedhur kryetarin e ri. Cilat kanë qenë vlerësimet…

Lexo më Shumë

Pas dhunës barbare ndaj deputetëve të shumicës së re parlamentare, liderëve politik, gazetarëve e kameramanëve, protesta e nismës “Për Maqedoni të Përbashkët”  është zhvendosur përpara zyrave të delegacionit të BE-së në Shkup. Ndërkohë përpara Kuvendit dhunuesit e institucionit ligjvënës kanë hequr tendat e vendosura një natë më parë.

Lexo më Shumë

28 April Opinioni duhet të dijë të vërtetën, policia nuk kishte aspak njohuri për incidente të dhunshme, deklaroi Drejtori i Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov. “Policia e monitoronte protestën njëjtët sikur çdo ditë gjatë këtyre dy muajve. Shtabi operativ që u formua për protestat nuk kishte as edhe një incident të regjistruar brenda këtyre 6 ditëve. Nuk kishte asnjë paralajmërim se në protestën e djeshme do të ndodhte një incident i tillë, prandaj policia e ruante Kuvendin me numrin e njejtë të policëve. Për fat të keq pas përfundimi të seancës në Kuvend dje ndodhën disa incidente nga protestuesit e…

Lexo më Shumë

Lideri i Lëvizjes BESA Bilall Kasami në konferencë për shtyp tha se pas incidenteve në Kuvendin  e Maqedonisë, ku huligan të mbështetur nga VMRO-DPMNE, e sulmuan institucione më të lartë ligjvënës, BESA konstaton se Maqedonia tani më përpos krizës politike është edhe në krizë të sigurisë.“Në Maqedoni janë rënduar vlerat e demokracisë. Për fatin e shtetit vendosin disa huligan të VMRO-së. Dënojmë dhunën ndaj gazetarëve dhe deputeteve. Posaçërisht i dëshirojmë shërim deputetit Ziadin Sela. 5 deputetët e BESËS kanë qenë në Kuvendin deri sa është zgjedhur Talat Xhaferi me çka është legjitimuar ai. BESA e mbështetin shumicën parlamentare që e…

Lexo më Shumë

Franca me një shqetësim të madh po e ndjek situatën në Maqedoni dhe dënon fuqishëm dhunën që ka ndodhur në Kuvend pas zgjedhjes së kryetarit të ri, thuhet në reagimin e MPJ-së franceze, përcjell SHENJA. “Franca i bën thirrje të gjithë palëve që të qëndrojnë të qetë dhe rikujtonë se vetëm me dialog konstruktiv do të mundëson që të stabilizohet vendi. Të gjithë liderët politik patjetër të marrin përgjegjësi dhe ta zgjedhin rrugën e dialogut”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Francës në Shkup. Gjithashtu në reagim thuhet se Franca vlerëson se është e respektimi i Kushtetutës, parimeve demokratike dhe…

Lexo më Shumë

Tendat e vendosura para Kuvendit një natë më parë vetëm pak çaste janë larguar nga vet protestuesit. Siç mundet të shihet edhe në video largimi i tendave është bërë në mënyrë të qetë vetëm nga një numër i vogël njerëzish. Gjendja në Kuvend sot ka qenë më e qetë. Gjatë tërë ditës hyrja në Kuvend për gazetarët ka qenë rreptësishtë e ndaluar. Për dhunën e ushtruar mbrëmë në Kuvend policia deri tani ka arrestuar 8 persona. [embedded content]

Lexo më Shumë

Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, është në gjendje stabile por me lëndime të rënda, përfshirë këtu edhe disa eshtra të thyera. Këtë e thotë nënkryetari I LR-PDSH-së, Arben Taravari, duke shpresuar se për disa ditë, Sela do të vazhdojë mjekimin në kushte shtëpiake. Taravari thotë se regjimit shovinist po i vje fundi, andaj fton shqiptarët të ruajnë gjakftohtësinë.[embedded content]Deklarata TARAVARI_28.04.2017 by tvshenjaofficial

Lexo më Shumë

Sulmet e mbrëmshme në Kuvend kanë nxitur reagime të shumë të faktorit ndërkombëtar dhe vendeve të mëdha. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë se dhuna ndaj atyre që janë zgjedhur nga populli dhe institucioneve demokratike, është e papranueshme. Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujariq, përmes një deklarate me shkrim, ka thënë se janë dukje ndjekur me një shqetësim shumë të madh, ngjarjet që po ndodhin në Kuvendin e Maqedonisë. “Dhuna ndaj institucioneve demokratike dhe atyre që janë zgjedhur nga populli, është e papranueshme. U bëjmë thirrje të gjitha forcave politike, që të zgjedhin çdo gjë në…

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm Agim Nuhiu ofroi dorëheqjen e tij pasi pranoi se policia ka dështuar në ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë së Kuvendit. Por Agim Nuhiu fajin e mori edhe përmi vete si ministër i cili tha se nuk arriti për 4 muaj sa ishte në funksion, ta çrrënjosë ndikimin politik në polici. Në këtë kontekst e akuzoi drejtorin e byrosë për Siguri publike Mitko Çavkov të cilin  ai tha se e ka larguar nga shtabi operativ i cili duhej të merret me mbarëvajtjen e protestave të iniciativës për “Maqedoni të përbashkët”. “Dëshiroj t’ju informoj se ndjej obligim moral për…

Lexo më Shumë

Po spekullohet rëndom këto orë se shkaku i sulmit ndaj Kuvendit maqedonas nga përkrahës të VMRO-së, ishte këndimi i himnit shqip nga deputeti i BESËS, Zekerija Ibrahimi. Por ky i fundit e mohon këtë fakt. Në një intervistë për tesheshi.com, Ibrahimi sqaron se si ndodhi që ai shkoi deri te himni. Dhe në fakt kjo ka bërë habi, pasi i njohuri si Zeka i BESËS nuk është një politikan folklorik, ndërsa himni i tij në Kuvendin maqedonas u servir nga mediat shqiptare me maksimumin e folklorizmit. Për deputetin Ibrahimi, gjithçka ndodhi lidhet me emërimin kryetar Kuvendi të një shqiptari….  …

Lexo më Shumë