Author: almakos

Për ngjarjet e djeshme të dhunshme në Kuvend, në të cilën janë lënduar disa deputetë në Stacionin Policor Gazi Babë janë arrestuar tetë persona me të cilët ende po punohet, ka informuar zëvendës ministri Jordan Lamanovski, cili shtoi se është siguruar video material për identifikim dhe zbulim të autorëve të mundshëm. Lamanovski ka kumtuar se me shtabin operativ pranë MPB-së tani udhëheq ministri Agim Nuhiu në vendin e drejtorit të Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov, i cili deri tani ka udhëhequr me shtabin.

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në profilin e tij në Twiter dënoi dhunën në Kuvendin e Maqedonisë dhe dërgoi porosi se duhet të respektohen proceset demokratike.“Jam i shokuar nga dhuna në Parlamentin e Shkupit. Të gjitha partitë duhet ta respektojnë procesin demokratik dhe të angazhohen për dialog, e jo dhunë”, thotë Stoltenberg në profilin e tij në Twiter.

Lexo më Shumë

Zoran Zaev poashtu gjatë konferencës për shtyp foli edhe për rolin e policisë, në veçanti për rolin e Mitko Çavkovit. Ai ka thënë se pret që ai të jep dorëheqje sa më shpejtë. “Pres që menjëherë dorëheqje nga Mitko Cavkov dhe të ik sa më larg, Turp”, tha Zaev, raporton SHENJA. Ai edhe njëherë ka bërë thirrje të gjithë të punësuarve në institucionet që të kryejnë detyrën e tyre në mënyrë profesionale. “Në përputhshmëri me Ligjet çdokush të bëj punën e tij. Prokuroria Publike të inicioj procedura, ka argumente sa të duash. Kishte tentim për vrasje ndaj individë të caktuar…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev tha se kanë bërë një hap të madh drejtë demokracisë dhe në periudhën e ardhshme do të pasojë formimi i Qeverisë së re të cilën e presin të gjithë përfshirë BE “Dhuna që ndodhi dje nuk është vlerë demokratike. Dhuna mbi gazetarët është e iniciuar nga Nikolla Gruevski, Ivanov, Vlenaovski,Çavkov dhe bashkëpunëtorë të tyre, të ci  i prek ajo që po vjen drejtësia. Ato që ndodhën mbrëmë  janë rezultat i mbetjeve të regjimit që po shërbehet. Ngjarjet e djeshme ishin test për vendin dhe për gjithë qytetarët”, tha Zaev. Ai tha se nuk duhet të…

Lexo më Shumë

Qytetarët e anketuar nga ALSAT thonë se pavarësisht ngjarjeve të dhunshme mbrëmjen e kaluar në Kuvend ku u sulmuan brutalisht deputetët e shumicës së re parlamentare dhe gazetarët e kameramanët, ata ndjehen të sigurt . Qytetarët apelojnë për normalizim të shpejtë të situatës dhe që proceset të zhvillohen në mënyrë demokratike. [embedded content]

Lexo më Shumë

28 April Rusia bëri thirrje që të ndërpritet presioni i jashtëm ndaj Maqedonisë dhe t’u mundësohet forcave përgjegjëse politike në republikë që vetë ta përcaktojnë zhvillimin e mëtejshëm të vendit. Nga Ministria e jashtme ruse thonë se më 27 prill opozita në Maqedoni, duke e anashkaluar procedurën e zakonshme kanë zgjedhur kryetar të parlamentit – shqiptar sipas kombësisë. Në shenjë proteste, aktivistët nga lëvizja “Për Maqedoni të bashkuar” hyrën me dhunë në ndërtesën e parlamentit në Shkup dhe shkaktuan trazira. “Në situatën e tanishme mund të gjehet zgjidhje adekuate vetëm përmes dialogut brenda-maqedonas në kuadër të sferës kushtetuese-juridike”, deklaruan nga…

Lexo më Shumë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti i konsideron të turpshme aktet e mbrëmshme në Kuvendin e Maqedonisë, ndërsa apelon tek qytetarëve veçanërisht tek shqiptarët që ky problem politik të mos shndërrohet në problem etnik.  “Është një akt i turpshëm dhe i dënueshëm dhe me pasoja të tjera që rrënojnë imazhin e Republikës së Maqedonisë. Si një akt i tillë i shëmtuar duhet dënuar. Në këtë rast, apeloj tek gjithë qytetarët që të ruajnë gjakftohtësinë dhe urtësinë dhe në veçanti që ky problem politik të mos shndërrohet në problem etnik. Kriza politike të zgjidhet dhe të marrë drejtimin e duhur drejt konstituimit…

Lexo më Shumë

28 April Nuk guxon të lejohet që situata të përshkallëzohet më tej dhe të gjitha palët duhet të përmbahen nga tensionet, thotë ish kryetari i Kuvendit Stojan Andov. Në një intervistë për Alsat, ai thotë se mënyra se si Talat Xhaferi u zgjodh Kryetar i Kuvendit është e ligjshme dhe në përputhje me procedurat. Incidentin e djeshëm e quajti një turp të madh për Maqedoninë. “Ajo çfarë ndodhi dje, është jashtë çdo praktike parlamentare, .Është e vërtetë që deputetët mes vete nganjëherë janë rrahur, në Korenë e Jugut, Ukrainë, nuk e di ku tjetër, por kjo është vetëm në mes…

Lexo më Shumë

Ministri i jashtëm gjerman Zigmar Gabriel ka dënuar dhunën në Kuvend dhe ka bërë thirrje për formim të Qeverisë si hap i ardhshëm pas zgjedhjeve, përcjell SHENJA. “Tani kemi përjetuar, në Maqedoni, kandidat për anëtarësim në BE, të sulmohet Kuvendi, të sulmohet deputetët dhe aty të mbisundojë atmosferë e cila aspak nuk është në pajtueshmëri me atë që ne e presim në Evropë. Aty duhet tani përfundimisht të formohet Qeveri, sepse ka pasur zgjedhje demokratike. Atë që deri më tani partia në pushtet e ka refuzuar atë, që mbështetësit e saj sulmojnë Kuvendit, goditin deputetët nuk është aspak e pranueshme.…

Lexo më Shumë

28 April Prokuroria Publike   Themelore informoi se tashmë punon në zbardhjen e ngjarjeve të mbrëmshme dhe hyrjen me dhunë në Kuvend si dhe sulmet e tmerrshme ndaj deputetëve. Në njoftimin  e shkurt dërguar për mediat, prokuroria thekson se po i ndjek me vëmendje ngjarjet si dhe në vazhdimësi komunikojnë me policinë. “Në pajtim me kompetencat e veta, Prokuroria Publike do të veprojë në të gjitha rastet ku do të konstatohet ekzistim i elementeve të veprës së kryer penale dhe për çdonjërën ngjarje pas dokumentimit do të miratohet një vendim adekuat i Prokurorisë Publik”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Lexo më Shumë