Akademiku Taki Fiti gjatë një prononcimi për media apeloi për qetësi dhe zgjidhje të situatës me dialog, sepse dhuna nuk është formë e demokracisë. Ai gjithashtu tha se stagnimi i institucioneve si pasoj e krizës politike ka bërë që të eskaloj situata në atë mënyrë siç ndodhi mbrëmë.Ndërsa për zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryetar i Kuvendit, Fiti u shpreh që qëndrimi i ASHAM nuk është ta gjykoj zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe për ata nuk është me rëndësi përkatësia e tij etnike, por me rëndësi është që ta kryej punën ashtu siç duhet dhe në mënyrë ligjore.
Author: almakos
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani dënoi të premten dhunën e ushtruar në Parlamentin e Maqedonisë ndaj përfaqësuesve të zgjedhur, ndërsa bëri thirrje për qetësi e maturi politike. Në një deklaratë për shtyp te Presidencës thuhet se Nishani ka ndjekur me shumë shqetësim dhunën e ushtruar mbrëmë në Parlamentin e Maqedonisë, menjëherë pas zgjedhjes së Kryetarit të ri të Parlamentit, Talat Xhaferri dhe shpreh keqardhjen për daljen nga kontrolli të kësaj situate nga forcat e sigurisë së Maqedonisë. Presidenti Nishani dënon dhunën e ushtruar ndaj deputetëve të Maqedonisë, veçanërisht të atyre me origjinë shqiptare, dhe duke u uruar shërim…
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini dhe komisioneri për zgjerim, Johannes Hahn, e kanë dënuar dhunën në Parlamentin e Maqedonisë dhe e kanë vlerësuar pozitivisht zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Parlamentit. Ne deklaratën e përbashkët të Mogherinit dhe Hahn thuhet: “E dënojmë fuqishëm sulmin e sotëm që po vazhdon mbi anëtarët e Parlamentit në Shkup. Aktet e dhunës në Parlament janë plotësisht të papranueshme dhe bëjmë thirrje për qetësi dhe përmbajtje. Ministria e Brendshme dhe policia duhet të garantojnë sigurinë në Parlament dhe për anëtarët e tij. Demokracia duhet të zbatohet.…
Ish deputeti Naser Ziberi ka dënuar dhunën në Kuvend dhe ka apeluar kreun e ri të Kuvendit Talat Xhaferin që menjëherë të vazhdojnë me seancën dhe të formojnë komisionet parlamentare.
Në një komunikatë të LSDM-së thuhet se proceset demokratike do të vazhdojnë, pas zgjedhjes legjitime të Kryetarit të Kuvendit. “Askush nuk mund të pengojë besimin dhe vullnetin e qytetarëve të Maqedonisë për jetë, drejtësi dhe orientimin e Maqedonisë drejt botës së civilizuar, nëpërmjet perspektivës euroatlantike. Opinioni i brendshëm dhe ai ndërkombëtar kanë mbështetur nismën për zhbllokimin e Kuvendit. Gjithashtu i dërguan mesazh të qartë regjimit në shkatërrim se ky është fundi i tyre dhe se duhet të tërhiqet para vullnetit të shumicës prej 700 mijë qytetarëve të përfaqësuar nga 67 deputetë”, thuhet në komunikatën e LSDM-së Nga kjo parti thonë…
Presidenca e Turqisë ka shprehur shqetësimet e thella për ngjarjet në Parlamentin e Maqedonisë dhe ka bërë thirrje për arsye të shëndosha në mes palëve, transmeton Anadolu Agency (AA). Në një deklaratë me shkrim nga Presidenca e Turqisë shprehet shqetësimi i thellë për thellimin e krizës politike, e cila po vazhdon për një kohë të gjatë, me ndodhitë e djeshme në ndërtesën e Kuvendit. Në deklaratë shprehet shpresa për zgjidhjen sa më të shpejtë të dallimeve mes palëve me dialog, pajtim dhe tolerancë. “Presidenti ynë Recep Tayyip Erdoğan në një bisedë telefonike kohë më parë me presidentin e Maqedonisë, z.…
Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, pas incidenteve të mbrëmshme, paradite gjendja është e qetë, nuk ka qytetarë të tubuar, por përforcohet prania e policisë. Afër Parlamentit me autobusë kanë arritur numër i madh i policëve. Rreth ndërtesës së kuvendit janë vendosur barrikada metali, ndërsa rrugët janë të mbyllura për qarkullim. Para hyrjes kryesore të ndërtesës kuvendore janë vendosur tenda të mbështetësve të nismës “Për Maqedoni të përbashkët”. Në incidentet që kanë ndodhur pasi që një grup qytetarësh hynë në Parlament pas zgjedhjes së Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit, siç informoi MPB-së janë lënduar 109 persona. MPB kumtoi se mbrëmë…
“Pas ndodhive të mbrëmshme në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, është shkaktuar dëm material në një pjesë të hapësirave punuese, qendra për konferencë për shtyp, por edhe salla “Maqedonia” janë jashtë përdorimit kanë bërë të ditur nga Shërbimi Informativ i Kuvendit të Maqedonisë. Ata poashtu kanë thënë se në pajtueshmëri me institucionet kompetente do të ndërmeren hapa ndërmerren hapa për vendosjen në funksion të të njëjtave dhe konstatimin e dëmit. “Po bëhet përpjekje për kthimin e gjendjes normale në afat sa më të shkurtër, me çka do të krijohen kushte për punë në Kuvend. Duke e parë parasysh…
28 April Ndërmjetësuesi i Komisionit Evropian për krizën politike në Maqedoni ka shkruar një letër drejtuar kreut të VMRO-së Nikolla Gruevskit ku i thotë: “Tashmë jeni në opozitë ndaj mbani përgjegjësinë për turpin në Kuvend. Edhe pse jeni parti më e madhe pas zgjedhjeve, mos harroni se kjo nuk do të thotë asgjë. Duhet ta pranoni, zoti Gruevski se nuk je parti më e madhe nëse fiton zgjedhjet por nëse fiton pushtetin me shumicë parlamentare. Ju e humbët shumicën dhe pushteti nuk është më në duart tuaja. Dhuna asnjëherë nuk e ka kthyer pushtetin”, shkruan Vanhoutte. “Zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit ishte e pastër si kristali, dhe e…
28 April Kjo që po ndodh në Maqedoni nuk është problem vetëm maqedonas, por problem i të gjithë atyre që jetojmë këtu, ka deklaruar kryeministri serb dhe president i ardhshëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ai ka apeluar që qytetarët e Maqedonisë problemet t’i zgjidhin në mënyrë të qetë. “Si kryeministër i Qeverisë së Serbisë dhe si president i zgjedhur i Republikës së Serbisë çdoherë kam bërë gjithçka për mbajtjen e raporteve të mira mes Beogradit dhe Shkupit. Jam shumë i shqetësuar për zhvillimet që kanë ndodhur këtë natë dhe porosia ime e vetme është, dhe e di se qytetarët e…
Pas ngjarjeve të mbrëmshme ku protestuesit e dhunshëm u futën në Kuvend dhe sulmuan fizikisht disa deputetë, gazetarë, sot para godinës së Kuvendit situate është e qetë, raporton SHENJA. Brenda godinës së Kuvendit nuk lejohet hyrja e ekipeve televizive ngase po kryhen hetime. Janë vërejtur vetëm disa tenda jashtë Kuvendit.[embedded content]Kështu duket sot Kuvendi by tvshenjaofficial

